Dëshmitarja e fundit që pa 22 vjeçaren e zhdukur nga Skenderaj, flet vëllai!

Lajme

Dëshmitarja e fundit që pa 22 vjeçaren e zhdukur nga Skenderaj, flet vëllai!

Më: 29 shtator 2018 Në ora: 13:12
Arbnora Dobraj

Sot po bëhen 3 ditë kur Arbnora Dobraj nga Skenderaj po vazhdon të jetë e zhdukur.

Familja e 22 vjeçares është duke apeluar gjithë qytetarët e Republikës që t’i informojnë në rast se e shohin vajzën e tyre.

Vëllai i Arbnorës, Rinor Dobraj ka thënë për Indeks se ka marrë disa telefonata rreth rastit të familjes së tyre.

Në njërën prej telefonatave, ai tregon se i është lajmëruar një vajzë dhe e ka parë motrën e tij e cila me status është e fejuar.

“Është hera e parë që po ballafaqohemi me kësi rasti. Një vajzë na ka thirr në telefon dhe ka treguar se e ka pa Arbënoren në Mitrovice duke zbrit prej kombit dhe më se ka pa”, ka treguar Rinori.

Policia e Kosovës ka marrë informacionin në Stacionin e Jugut në Prishtinë dhe është duke u marrë konkretisht me rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat