217 mësimdhënës do t’i nënshtrohen fazës së parë të vlerësimit

Lajme

217 mësimdhënës do t’i nënshtrohen fazës së parë të vlerësimit

Më: 2 tetor 2018 Në ora: 10:55
Shyqiri Bytyqi

Mësimdhënësit e Kosovws do t’i nënshtrohen një vlerësimi, proces ky i cili sipas ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, është një proces shumë i rëndësishëm për sistemin para-univerzitar në Kosovë ndërsa shtoi se janë bërë të gjitha përgatitjet për të filluar faza e vlerësimit të mësimdhënësve.

Bytyqi:  Qëllimi i vlerësimit është ngris cilësinë e arsimit

“Qëllimi i matjes së perfomancës së mësimdhënësve ashtu siç e kemi thënë vazhdimisht qëllimin kryesor e ka që të ngritet cilësia  në arsimin parauniverzitar  në Kosovë. Sipas kësaj kornize, pra, të gjithë mësimdhënësit duhet të kenë një përgatitje të lartë të secilës lëndë që mësimdhënësit i paraqësin nxënësve të tyre, kjo do përgatitje dhe shkathtësi të nevojshme, si dhe zhvillimin e vazhdueshëm në karrierë”, tha Bytyqi.

Sipas tij ky vlerësim është i bazuar në 4 fusha dhe 7 standarde, ku mësimdhënësit do të duhet të plotësojnë këto kritere, të bazuara në kornizën e miratuar nga Ministria e Arsimit.

Bytyqi  sqaroi se për fazën e parë fillestare janë përzgjedhur edhe shkollat e para, dhe mësimdhënësit e parë që do t’i nënshtrohen këtij vlerësimi.

Bytyqi: 217 mësimdhënës do t’i nënshtrohen fazës së parë të vlerësimit

“Për këtë fazë është paraparë që të jenë diku 217 mësimdhënës të parë që do t’i nënshtrohen fazës së matjes së perfomancës. Ajo çka duhet të nënkuptohet nga mësimdhënësit është se ... faza do të përfshijë katër komponentë të përcaktuar për vlerësimin, këto komponente do të ndahen në katër grupe. Grupi i parë do të quhet matja e performacës së brendshme, dhe dy komponentet tjera që quhen matja e performacës së jashtme”, tha Bytyqi.

Bytyqi tha se pas vlerësimit mësimdhënësit do të ndahen në katër grupe në bazë të rezultateve që kanë treguar. Mirëpo, në rast të dështimit ata do të mund edhe të  paraqesin ankesë.

Bytyqi: Mësimdhënësit do të mund të rivlerësohen

“ Në rastin kur një mësimdhënës do të mund të vlersohet si i paknaqëshëm  me ketë vlerësimin e performacës  që do të thotë se nuk do të mund të rilicensohen, atëherë këta do të mund t’i nënshtrohen një rivlerësimi të ardhshëm pas një viti duke i plotësuar kriteret të cilët janë vlerësuar me vlerësim të dobët”, tha Bytyqi.

Njëra nga fazat e këtij procesi është edhe vetvlerësimi nga mësimdhënësit.

Drejtori i Inspektoriatit në MASHT,  Defrim Gashi tha se  faza e vetvlerësimit do të gjykohet nga vet drejtori i shkollës.

Gashi: Vetvlerësimi do të gjykohet nga drejtori i shkollës

“Vetvlerësimi e nënkupton ku i ipet e drejtë mësimdhënësit, pra çdo mësimdhënës të shpreh aftësitë e veta në harmoni me përgatitjet që ka dhe atë vetvlerësim do ta gjykojë drejtori i shkollës, nëse ato qëndrojnë apo jo dhe më pastaj do të shkojnë tek Inspektoriati, i cili është sita e fundit nës konstatimin e gjendjes faktike”, u shpreh Gashi

Komunat e para që do t’i nënshtrohen  procesit të vlerësimit të mësimdhënësve do të jenë: Prishtina, Drenasi, Mitrovica, Vushtria, Skenderaji, Gjakova, Prizreni, Gjilani dhe  Ferizaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat