Prapa gjithë sjelljeve të Serbisë fshihen interesat e Rusisë në rajon, thotë Phillips - Bota Sot
Prapa gjithë sjelljeve të Serbisë fshihen interesat e Rusisë në rajon, thotë Phillips

Lajme

E premte, 19 tetor 2018

Prapa gjithë sjelljeve të Serbisë fshihen interesat e Rusisë në rajon, thotë Phillips

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 19:19
Foto ilustruse

Të rrezikshme e ka quajtur idenë e presidentit Hashim Thaçi për ndryshimin e kufijve, njohësi i çështjeve të Kosovës, amerikani David Phillips.

Por, megjithatë, ai ka thënë se kjo ide është e dështuar dhe duhet menduar për ide të reja.

Philips, në Prishtinë, erdhi si drejtor i programit për ndërtimin e paqes dhe të drejtat në Institutin e Universitetit Columbia, ku bashkë me Institutin Kosovar për Hulumtim dhe Zhvillim të Politikave, ka prezantuar publikimin “Kërcënimet dhe sfidat për sovranitetin e Kosovës”.

Ai tha se Rusisë realisht nuk i intereson për serbët e veriut të Kosovës dhe Serbinë, derisa kërcënim për Kosovën e vlerëson edhe Turqinë.

Drejtori i KIPRED-it, Lulzim Peci, tha se qëllimi i publikimit është ofrimi i një analize gjithëpërfshirëse lidhur me kërcënimet dhe sfidat për sovranitetin e Kosovës.

Ish-ambasadori i Maqedonisë në Suedi, Agon Demjaha, tha se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel kërcënon direkt sovranitetin e Kosovës, pasi vlerësoi se ai nuk zhvillohet si mes dy shteteve të pavarura

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test