Pasi numri iu bë publik, thirrjet e vërshuan.
Gazetares Ardiana Thaçi-Mehmetit, në grupin famëkeq “AlbKings”, iu publikua numri personal dhe menjëherë thirrjet e mesazhet ia pushtuan telefonin.
Dikush duke e paralajmëruar që numrin ia kanë shpërndarë në këtë faqe, e dikush tjetër duke tentuar që të bie në kontakt me gazetaren për qëllime tjera.
Ndër bisedat e shumta, njëri ishte vetëm 20 vjeç dhe pretendon që e telefonoi gazetaren Thaçi vetëm për t’i treguar që numri i saj është bërë publik.