Ish-agjenti i SHIK-ut i reagon komandant Remit: I pari ose i dyti do të shkoni në burg - Bota Sot
Ish-agjenti i SHIK-ut i reagon komandant Remit: I pari ose i dyti do të shkoni në burg

Lajme

Ish-agjenti i SHIK-ut i reagon komandant Remit: I pari ose i dyti do të shkoni në burg

Nga: N.Sh Më: 15 tetor 2018 Në ora: 20:36
Naim Miftari, Rrustem Mustafa

Ish-agjenti i SHIK-ut, dhe ish-eprori i lartë i UÇK-së, Naim Miftari i ka reaguar Rrustem Mustafës, komandant Remit.

Remi gjatë ditës tha se prioritetet kombëtare janë luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe konfiskimi i pasurisë i fituar në mënyrë të paligjshme.

Sipas Miftarit, nëse ndodh kjo, i pari ose i dyti do të shkonte në burg vet Remi.

Ky është reagimi i Naim Miftarit

Komandant Remi: Ja prioritetet kombëtare, e para luftimi i krimit të organizuar dhe konfiskimi i pasurisë....

.................

Mu ba kjo pun i pari ose i dyti shkon në burg ti vet dhe të konfiskohen pasurit e fituara meniher pas luftes... tuj prashit kollomoq ja tuj mjel at lopen Lar që e keni patur pasuri familjare ...

Ndërsa, më poshtë është shkrimi i Rrustem Mustafës – Remit:

PRIORITETET - KOMBËTARE

Konfiskimi i pasurisë është masa më e mirë ndëshkuese për pasurinë e fituar nëpërmjet krimit të organizuar.

Në vendin tonë secila pasuri, duhet të dihet kujt i përket, si është fituar.

E gjithë masa pasurore apo asetet e përvetësuara/uzurpuara në rrugë jolegale duhet t’i kthehen shtetit...

Procesi i vendosjes së rendit dhe ligjit në vendin tonë, duhet të shndërrohet në prioritetin numër një, të shoqërisë, shtetit dhe institucioneve!

Koha të kemi një fillim të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si hapi i parë, vendimtar, për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe ndërtim/funksionim të shtetit sipas modelit perëndimor.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...