Policia po e merr në pyetje Gani Thaçin

Lajme

Policia po e merr në pyetje Gani Thaçin

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 14:30
Gani Thaçi

Pranë Byrosë Kosovare të Sigurimeve po merret në pyetje Gani Thaçi, pasi dyshohet se sulmoi fizikisht drejtorin e BKS-së dhe drejtorin e kompanisë së sigurimeve Illyria.

Gani Thaçi, vëllai i presidentit Hashim Thaçi, dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy persona në Byronë Kosovare të Sigurimeve. 

Media raporton se Thaçi po mbahet brenda BKS-së, ku kanë arritur policia dhe po e marrin në pyetje.

Mësohet se në mesditë vëllai i presidenti Thaçi ka rrahur fizikisht drejtorin e BKS-së, Blerim Pushkolli dhe drejtorin e kompanisë së sigurimeve “Illyria”, Gianni Sokolic, i cili është shtetas slloven. Policia e Kosovës akoma nuk ka konfirmuar asgjë rreth këtij rasti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat