Historiani i njohur flet për pronat që Gjykata Kushtetuese ia dha Manastirit të Deçanit

Lajme

Historiani i njohur flet për pronat që Gjykata Kushtetuese ia dha Manastirit të Deçanit

Nga: N.Sh Më: 25 tetor 2018 Në ora: 21:35
Manastiri i Deçanit

Historiani shqiptar, Shkodran Imeraj, për pronat të cilat me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës iu dhuruan Manastirit të Deçanit, thotë se, duhet Qeveria e Kosovës të merret sa më parë me këtë çështje, shkruan gazeta “Bota sot”.

Sipas tij, është për keqardhje se si Gjykata Kushtetuese ka vendosur që pronat shoqërire të Ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria” të i jepen këtij Manastiri.

Lexojeni shkrimin e Imerajt:

Qeveria e Republikës së Kosovës e drejtuar nga Kryeministri Ramush Haradinaj, duhet që sa me parë të merret me kontestin rreth pronave shoqërore të Ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria”, prona këto që po tentohen të i jepen padrejtësisht Manastirit të Deçanit (drejtuesit e të cilit nuk e njohin shtetin e Kosovës dhe përdorin karta të dyfishta karshi ligjeve dhe realitetit të ri në vendin tonë).

Është për keqardhje se si Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, kohe me parë, ka marrë vendim që pronat e Ndërmarrjeve shoqërore “Apiko” dhe “Iliria”, të i bartën në pronësi Manastirit të Deçanit.

Kuvendi i Komunës së Deçanit nëpërmjet një vendimi, me anën e të cilit do të duhet të i kërkoj Qeverisë Haradinaj, që Ndërmarrjet shoqërore “Apiko” dhe “Iliria” si dhe kompleksi Pushimorja e Fëmijëve “Pishat e Deçanit” të shpallën pasuri kombëtare. Pas kësaj, Kuvendi i Republikës së Kosovës duhet që më një vendim të veçantë të i shpallë pasuri kombëtare Ndërmarrjet shoqërore “Apiko” dhe “Iliria” si dhe kompleksin Pushimorja e Fëmijëve “Pishat e Deçanit”, dhe këta gjigante të dikurshëm ekonomik të ju kthehen qytetarëve të Deçanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat