Haradinaj zbulon për mediat kroate: për Partizanin e Beogradit bëja tifoz për shkak të Vokrrit - Bota Sot
Haradinaj zbulon për mediat kroate: për Partizanin e Beogradit bëja tifoz për shkak të Vokrrit

Lajme

Haradinaj zbulon për mediat kroate: për Partizanin e Beogradit bëja tifoz për shkak të Vokrrit

Nga: R.Ibrahimi Më: 28 tetor 2018 Në ora: 17:17
Haradinaj zbulon për mediat kroate: për Partizanin e Beogradi bëja tifoz për shkak të Vokrrit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka dhënë një intervistë për gazetën kroate "Veçernji list" në të cilën mes tjerash ka treguar edhe disa detaje sportive.

Gazetari kroat në një moment e ka pyetur nëse është e vërtetë se ka qenë tifozë me Partizanin e Beogradit.

"Për Partizanin kam anuar kur atje luante Fadil Vokrri, por nuk kam qenë tifoz i madh dhe anëtar i ‘grobari’, siç kanë transmetuar mediat serbe. Patjetër t’ua zbuloj një sekret. Kur ishim fëmijë bënim tifozin për Crvena zvezdën, për shkak se kishin ngjyra të shqiptarëve. Atëherë nuk kemi guxuar të shkojmë me flamuj shqiptarë në stadiume”, zbulon Haradinaj.

Gazetarët sportiv të “Veçerni list” kanë mbetur të zhgënjyer kur kanë kuptuar se Haradinaj ka qenë tifozë me Partizanin, pasi kanë qenë të sigurt se ai ka qenë simpatizues me Hajdukun e Splitit ose Dinamon e Zagrebit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...