Flamuri gjigant shqiptar valon në Medvegjë në prag të zgjedhjeve të KKSH në Luginë. Presheva e Bujanovci ende se kanë vendosur?

Lajme

Flamuri gjigant shqiptar valon në Medvegjë në prag të zgjedhjeve të KKSH në Luginë. Presheva e Bujanovci ende se kanë vendosur?

Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 16:41
Flamuri gjigant shqiptar valon në Medvegjë në prag të zgjedhjeve të KKSH në Luginë

Preshevë,  3 nëntor -Nesër, të dielën më 4 nëntor, mbahen zgjedhjet e treta të rregullta për 22 këshillat kombëtare të pakicave kombëtare dhe votimi është 509,315 votues. Komisioni Zgjedhor i Republikës (RIK) ka themeluar 58 lista zgjedhore për kandidatët për anëtarët e këshillave kombëtare të pakicave kombëtare. Nga këto 6 lista janë shqiptarë në Luginën e Preshevës të cilët do të garojnë për 22 anëtare të KKSH-së në zgjedhje të së dielës, njofton agjencia e lajmeve Presheva jonë.

 Pse Presheva e Bujanoca nuk guxon të vejnë flamurin shqiptar, e pse Medvegja po?! Edhe ata flasin shqip sikur këta?!

Në prag të zgjedhjeve të KKSH-së ne një TV të Kosovës kishte ftuar përfaqësuesit apo kandidatët për KKSH, pas të cilëve fshihen liderët politik. I vetmi kandidat apolitik dhe që nuk ka lidhje me Beogradin apo qeverinë serbe ishte ai nga Medvegja, një kandidat i pavarur, biznesmen dhe përfaqësues i një OJQ.

Image

Gjate këtij debati të gjithë folësit pranuan se flamuri shqiptare në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë është i ndalur. Por, në Medvegjë flamuri kuqezi megjithatë valon përkrah atij evropian dhe të Serbisë i venën në prag të zgjedhjeve te KKSH në Luginë. Edhe pse behet fjale për zgjedhje te një organi kombëtar (shqiptar) Presheva e Bujanoca ende se kanë qit flamurin shqiptar?! kurse ne ndërtesën e dy komunave qëndron ai serbë.

Themi kështu sepse flamuri shqiptar kuq e zi (2X5 m) është vendosur ne mes Medvegjes dhe Topallës bashke me dy flamujve, atij serbe dhe të BE-së.

Flamuri i madh shqiptar valon pikërisht pranë rrugës qe shpien drejt fshatit Tupall, fshat ky qe ju fali shqiptarëve një akademik Idriz Ajetin, një biznesmen te suksesshëm Jim Xhemen, veprimtar i shquar në SHBA i cili hapi dhe po hap shume dyer ne Shtëpinë e Bardhë ne Uashington në favor të çështjes sonë kombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat