Në moshën 48 vjeçare ka ndërruar jetë, Agim Hasani, punëtor shumë vjeçar i gazetës kombëtare “Bota sot”.
Agimi së paku dhjetë vite ka punuar si faqosës në gazetën kombëtare “Bota sot” dhe ka qenë shembull për kolektivin. Ai ka qenë pjesë e gazetës deri në fund të vitit 2008 Hasani ishte ndër punëtorët më të dalluar të kolektivit. Vdekja e tij ka pikëlluar të gjithë. Djali i axhës së tij, Nijaziu, konfirmoi se Agimi ka pasur infarkt.
“Varrimi bëhet në fshatin Zhegër në komunën e Gjilanit, në vendlindjen e prindërve tanë. Agimi sot një muaj ka pësuar infarkt të rëndë në zemër. E kanë dërguar fillimisht në Gjilan, pastaj në Prishtinë. Atje ka qëndruar gati 2 javë, tani e kemi dërguar në Shkup. Para 4 ditëve është operuar. Operacioni ka kaluar shumë mirë, por dje (e diel) ju ka përkeqësuar gjendja shumë”, ka thënë Njaziu.
Puna e Agimit do të mbetet udhërrëfyes për brezat pas tij. Ai ishte i papërtueshëm dhe shembull se si punohet ndershmërisht.
Do të mbahet mend si punëtor i zellshëm, i afërt me të gjithë dhe gjithmonë i buzëqeshur.
Redaksia e gazetës kombëtare “Bota sot” i shpreh ngushëllime familjes Hasani për humbjen e Agimit.
Lamtumirë Agim Hasani, ike shpejt nga kjo botë. Punuam së bashku një kohë të gjatë në gazetën kombëtare "Bota sot", kaluam periudhë fantastike. Ike papritur, kështu është jeta. U prefsh në paqe koleg e miku im!