Mediat serbe: Kosova – Vuçiq kundërshton planin e ri të Brukselit

Lajme

Mediat serbe: Kosova – Vuçiq kundërshton planin e ri të Brukselit

Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 08:57
Aleksander Vuciq, Hashim Thaci dhe Frederica Mogherini

Perëndimi po përdor çdo rast për të ushtruar presion mbi Beogradin, duke e bërë atë që të luajë “sipas rregullave të diktuara nga Prishtina”.

Kështu shkruan media serbe në numrin e sotëm

Në artikull theksohet se Perëndimi poashtu po kërkon nga Serbia dhe presidenti që të kthehen në dialog, pavarësisht asaj se Prishtina nuk ka përmbushur  asnjë nga detyrimet e saj sipas Marrëveshjes së Brukselit.

“Kërkesa skandaloze, e përcjellë nga kanalet diplomatike, që në këmbim  Serbisë i ofron që BE t`i hap tre kapitujt negociues.  Kjo është refuzuar nga Beogradi, njësoj sikurse hedhim poshtë të gjitha” sugjerimet “se ne duhet të ndërpresim bashkëpunimin me Kinën ose distancimin nga Rusia”, i kanë thënë kësaj gazete burime të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat