Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ishte e pranishme në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë ku e përcolli nga afër ndeshjen e Kosovës me Azerbajxhanin.
Jahjaga iu gëzua pa masë kualifikimit të Kosovës ndërkohë që në rastet e golave, shpërthente në festë.
Mirëpo, festë kishte edhe për një vajzë e cila e shoqëronte.
Vallëzimi i saj bëri shumë përshtypje.
Përfaqësuesja jonë është kualifikuar në fazën e play-offit të Ligës së Kombeve, ndërsa në sezonin tjetër do të luajë në Ligën C.