Vulini e kërcënon Kosovën me ndërhyrje të ushtrisë për t'i mbrojtur serbët e Kosovës - Bota Sot
Vulini e kërcënon Kosovën me ndërhyrje të ushtrisë për t'i mbrojtur serbët e Kosovës

Lajme

Vulini e kërcënon Kosovën me ndërhyrje të ushtrisë për t'i mbrojtur serbët e Kosovës

Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 10:59
Aleksandar Vulin

Ministri serb i mbrojtjes, Aleksandar Vulin, ka pyetur se çka është Evropa, nëse ajo nuk i respekton rregullat e saj, duke iu referuar shkeljes së marrëveshjes së CEFTA-s. I ftuar në një program të mëngjesit në njërin nga televizionet serbe, ai bëri thirrje për zbatim të marrëveshjes së CEFTA-s, duke theksuar se Beogradi e ka respektuar këtë marrëveshje gjatë tërë kohës.

“Ne në Serbi e kemi bërë atë që është dashur ta bëjmë, ia kemi dëshmuar shumë gjëra Evropës. Tash është koha që ata ta dëshmojnë veten”, tha ai. Ai shtoi se veprimet e politikanëve shqiptarë të Kosovës nuk mund të parashikohen dhe se ata sillen si UÇK-ja, prandaj e ka përsëritur këtë problem para Bashkimit Evropian dhe ka kërkuar që ta dijë se a janë në gjendje që t’i respektojnë rregullat e veta.

Ai deklaroi se serbët e Kosovës ndodhen në një situatë të vështirë dhe se shteti serb do t’iu ndihmojë atyre. Përveç kësaj, ai tha se ushtria është e gatshme që ta zbatojë çdo urdhër të presidentit serb, i cili është edhe komandant suprem i ushtrisë, për ta mbrojtur jetën e serbëve të Kosovës.

“Ne i kemi siguruar të gjitha parakushtet. Është në dorën e udhëheqësisë së shtetit që të vendosë se a do të ndërhyjmë apo jo”, tha Vulin, i cili theksoi se presidenti Vuçiq është duke u përkujdesur çdo ditë që ushtria të jetë në gjendje të veprojë sipas nevojës për t’i ndihmuar serbët

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...