Kryetari i përkohshëm i veriut: Ka furnizim me produkte ushqimore, por jo mjaftueshëm - Bota Sot
Kryetari i përkohshëm i veriut: Ka furnizim me produkte ushqimore, por jo mjaftueshëm

Lajme

Kryetari i përkohshëm i veriut: Ka furnizim me produkte ushqimore, por jo mjaftueshëm

Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 08:46
Foto

Kryetari i përkohshëm i Mitrovicës veriore, Aleksandar Spiriq ka thënë sot se tani për tani ka furnizim të produkteve ushqimore, por që nuk janë të mjaftueshme dhe se janë gati për të përfunduar.

“Do të përpiqemi t’u japim atyre ndihmën e shtetit dhe asnjë qytetarë nuk do të vdesë”, ka thënë Spiriq, 

Ndryshe banorë të shumtë të veriut të Kosovë ditëve të fundit janë ankuar për mungesën e furnizimit me produkte ushqimore, mungesën e barërave dhe të shumë produkteve të tjera. E gjithë kjo pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për vendosje të taksës 100% për produktet serbe dhe atyre të Bosnje Hercegovinës

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...