Në pritje të komisionerit Hahn, Lista Serbe ‘flenë’ sonte në Kuvend

Lajme

Në pritje të komisionerit Hahn, Lista Serbe ‘flenë’ sonte në Kuvend

Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 13:30
Anëtarët e Listës Serbe këtë të diel kanë hyrë në Kuvendin e Kosovës

Anëtarët e Listës Serbe këtë të diel kanë hyrë në Kuvendin e Kosovës duke deklaruar se do të presin komisionerin për zgjerim të BE-së, Johannes Hahn, deri në ardhjen e tij.

Kryetari i Listës Serb, Goran Rakiq ka thënë se sapo ka ardhur nga mbledhja e Shtabit të Krizës dhe do të presin në Kuvend deri në ardhjen e Hahnit të cilin do ta njohin me ‘hapat anti-serb të cilët po i çojnë në një katastrofë humanitare’.

Sipas tij, përfaqësuesit legjitimë serbë do të luftojnë me të gjitha mjetet demokratike që fëmijët e tyre të kenë të drejtën për jetë normale.

“Ne do të jemi në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësuesit tanë të cilët nuk do të largohen nga ambientet e Kuvendit deri në takimin me Hahn”, ka thënë Rakiq.

Hahn ka paralajmëruar se nesër do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Prishtinë ku do të diskutojë për taksën 100 për qind ndaj Serbisë. Ai do të takohet me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli dhe kryeministrin Ramush Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat