Zëvendësit të Gjuriqit i ndalohet hyrja në Kosovë, policia jep detaje

Lajme

Zëvendësit të Gjuriqit i ndalohet hyrja në Kosovë, policia jep detaje

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 13:39
Dusan Kozarev

 Policia e Kosovës ka dhënë detaje për ndalimin që i është bërë në kufi sot zëvendësdrejtorit të të ashtuquajturës zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Dusan Kozarev.

Sipas policisë në pikë kalimin kufitar të Jarinjës, i është refuzuar hyrja në territorin e Kosovës një veture me targa “BG”, në të cilën gjendeshin një zyrtar dhe tre persona të tjerë.

“Personit zyrtar dhe shoqërueseve të tij me veturën Audi me targa “BG”, iu është refuzuar hyrja në Republikën e Kosovës, pasi që të njëjtit nuk kanë poseduar leje për hyrje nga Ministria e Punëve të Jashtme e RKS-së”, bëhet e ditur në komunikatë.

Media ka raportuar më herët edhe për ndalimin e autobusit të ekipit basketbollistik të Partizanit të Beogradit, të cilët planifikonin që të zhvillonin një ndeshje miqësore në Kosovë.

Policia e Kosovës në lidhje me këtë rast ka thënë se të njëjtit nuk kanë poseduar leje për të hyrë në territorin e vendit.

“Po ashtu autobusi i cili kishte ardhur nga Serbia në drejtim të RKS-së, në të cilin kanë qenë klubi i basketbollit “Partizani i Beogradit”, iu është refuzuar hyrja pasi të njëjtit nuk kanë poseduar leje për hyrje nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (Federata e basketbollit të RKS-së)”, bëhet e ditur në njoftim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat