Berisha: Fadil Hoxha ishte tradhtar si Enver Hoxha

Lajme

Berisha: Fadil Hoxha ishte tradhtar si Enver Hoxha

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 22:04
Sali Berisha

Sali Berisha, kryeministër e president i dikurshëm i Shqipërisë, ka kujtuar deklaratat e ish-diktatorit shqiptar, Enver Hoxha, për Kosovën.

“A e dinë qytetarët e Kosovës, që nuk guxonte, kush gjer pas viteve ‘80, të shqipëronte fjalën Tivar në Shqipëri”, ka pyetur Berisha në emisionin “Pressing”.

“A e dinë qytetarët e Kosovës që Enver Hoxha, në vitin 1982, jo në ‘46-tën, se aty e thotë haptas, ka thënë ‘bëmë mirë që e lamë Kosovën nën sundimin e Jugosllavisë’?”, ka shtuar ai.

Sipas Berishës, edhe udhëheqësit e atëhershëm të Kosovës e tradhtuan vendin.

“Çfarë bëri Rrahman Morina më shumë? A s’qe përcjellës i interesave tërësore të Beogradit, në kundërshtim me interesin mbarëpopullor të Prishtinës?”, ka pyetur ai.

“Çfarë bëri Fadil Hoxha? Më vjen keq, se duan ta paraqesin me reputacion. Ai është një tradhtar, njëlloj si Enver Hoxha”, është shprehur Berisha në T7.

“Fadil Hoxha, në Prizren, me urdhër të (Aleksandar) Rankoviqit, mblodhi këshillin dhe hodhi poshtë Konferencën e Bujanit, rezolutën e Konferencës së Bujanit”, ka kujtuar Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat