Rrahja ku u përfshi “Kobra”, viktima pretendohet se ka lëndime në tru

Lajme

Rrahja ku u përfshi “Kobra”, viktima pretendohet se ka lëndime në tru

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 23:34
Dibran Hoxha, i njohur si “Kobra”

Në gjykimin për rrahjen që ka ndodhur në qershor të këtij viti në Prizren, të akuzuarit Dibran Hoxha, i njohur si “Kobra”, Arlind Dakaj e Mirsad Hajredini, po kontestojnë lëndimet e rënda trupore që dyshohet se ia shkaktuan të dëmtuarit Hulusi Badallaj.

Për këtë arsye, të akuzuarit përmes avokatëve të tyre, Avni Berisha, Driton Shehu dhe Klodian Krasniqi, kanë kërkuar të dëshmojnë mjekët hartuan raportin dhe që konstatuan lëndimet e të dëmtuarit, shkruan kallxo.

Për këtë arsye, në seancën e sotme dëshmi dha eksperti mjeko-ligjor, Flamur Blakaj.

Ai foli për ekspertizën që e ka përpiluar me urdhër të prokurorit të çështjes Mehdi Sefa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat