Sulmi më i madh ndaj Kosovës/ Eksperti Doli tregon për shtetet që na goditen

Lajme

Sulmi më i madh ndaj Kosovës/ Eksperti Doli tregon për shtetet që na goditen

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 22:48
Hekuran Doli

Një sulm i madh dhe i papritur ka ndodhur në të gjithë Kosovën.

Bëhet fjalë për një sulm kibernetik, që duket se nuk ka shkaktuar shumë dëme, por ka kapur sigurinë e Kosovës në mënyrë të papërgatitur.

Sulmi kibernetik ka qenë i organizuar nga armitë e Kosovës dhe fatmirësisht duket se është neutralizuar brenda pak orëve.

Por çfarë ndodhi? Nga u orkestrua ky sulm i madh, më i madhi i viteve të fundit.

SYRI.net bisedoi me një nga ekspertët më të mirë të sigurisë kibernetike në Kosovë, Hekuran Dolin.

Doli i dha përgjigje disa prej mistereve të këtij sulmi të madh.

0‘Sulmi i datës 7 dhjetor, i ndodhur ndaj institucioneve të Kosovës, por edhe ndaj medias dhe institucioneve të rëndësishme të sektorit privat, duket te jete sponsorizuar nga institucioneëte fuqishme’, u shpreh Doli.

I pyetur se nga erdhi ky sulm i fuqishëm, Doli tregon me emra vendet nga u orkestrua.

‘Sulmi, i cili ishte shumë i softistikuar dhe ishte kombinim i teknikave të ndryshme të avancuara, vinte kryesisht nga Rusia, Serbia, Mali i zi, Bosnia dhe Maqedonia. Sulmi fillimisht kishte targetuar sistemin qeveritar të Kosoves dhe pasi e kishte paralizuar në tërësi atë, (të paktën sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme) sulmi ishte drejtuar nga sektori i medias, me amortizimin e të cilit u morëm unë dhe ekipi im’ tregon eksperti i sigurisë kibernetike, Hekuran Doli. Sipas tij, pavarësisht volumit shumë të madh të sulmit u arrit të sigurohet vijueshmëria e shërbimit për të gjithë klientët.

Sipas Dolit, ‘sulmet kibernetike të këtij lloji dhe të ngjashëm me atë që ndodhi dje, kanë për qëllim pamundësimin e komunikimit dhe dëmtimin/fshirjen e të dhënave me rëndësi’.

Ndërsa i pyetur nëse ekziston ndonjë mundësi për ti parandaluar apo luftuar këto sulme, Doli thotë se është e vështirë deri në e pamundur një gjë e tillë.

‘Nuk ekziston një mënyrë apo strategji për të luftuar sulmet kibernetike, por sukses mund të quhet kur impakti i sulmit amortizohet deri në atë mase sa të sigurohet vijueshmëria pa probleme e shërbimit dhe komunikimit online dhe dje e bëmë me sukses këtë’, përfundoi eksperti i sigurisë kibernetike, Hekuran Doli në prononcimin e tij për SYRI.net.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat