Çfarë po ndodh? Sllobodan Petroviq u mor në pyetje nga Sherbimi sekret serb (BIA)

Lajme

Çfarë po ndodh? Sllobodan Petroviq u mor në pyetje nga Sherbimi sekret serb (BIA)

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 23:49
Sllobodan Petroviq

Partia e Pavarur Liberale serbe, ka njoftuar se deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe kryetari i kësaj partie, Sllobodan Petroviq është mbajtur sot katër orë e gjysmë në kalimin kufitar në Merdare nga pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.

Sipas kësaj partie, zyrtari i MUP-it serb pas verifikimit të dokumenteve ka thënë se duhet t’i pres pjesëtarët e Shërbimit Informativ serb (BIA) nga Prokuplja.

“Pas dy orë pritje dhe arritjes së pjesëtarëve të BIA-s i është thënë se duhet të pres derisa të marrin përgjigje nga Beogradi se pse e kanë mbajtur”, thotë SLS.

Pas pritjes edhe për dy orë tjera, SLS thotë se Petroviqit i është thënë se mund ta vazhdojë rrugën pas ndonjë sqarim se pse është mbajtur në Merdare.

SLS kërkon nga përgjigje nga MUP-i i Serbisë dhe BIA se pse deputeti Petroviq është mbajtur në hapësirat e policisë, në Merdare, për pesë orë.

Partia e tij thotë se Petroviq shkonte në Beograd për festim familjar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat