Simiq: Kosova po dëshiron të krijojë një vatër politike

Lajme

Simiq: Kosova po dëshiron të krijojë një vatër politike

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 10:34
Sllavko Simiq

Lista Serbe pret nga Bashkimi Evropian dhe e gjithë bashkësia ndërkombëtare që deri të premten të bëjë presion të fuqishëm në mënyrë që të pengohet formimi i ushtrisë.

Kështu ka thënë sot për një televizion serb Sllavko Simiq deputet i Listës Serbe

“Nëse kjo ndodhë të premten është shumë e sigurt se do të ngritën tensione të mëdha dhe Kosova do të hapë një krizë serioze politike që do të ndikojë edhe tek serbët e Kosovës dhe në Beograd. Është e sigurt se një vatër e tillë politike nëse ndodh I tërë Ballkani do të ketë pasojë nga tymi i saj”, ka thënë Simiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat