Doli nga shtypi romani "Kalorësit e Dardanisë"

Libra

Doli nga shtypi romani "Kalorësit e Dardanisë"

Nga: Gani Mehmetaj Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 08:49
Kopertina e librit

Doli nga shtypi romani më i ri i Gani Mehmetajt, "Kalorësitë e Dardanisë". Libri ka 255 faqe me kopertina të forta.         

Për romanin "Kalorësit e Dardanisë":

"Gani Mehmetaj, nё shkrimtarinё e tij, ёshtё qëllimor, porositës, praktik, tematik dhe veprues, por edhe kreativ e meditativ. Këtë e dëshmon edhe në romanin që lexuesit e kanë në duar. Vetëm dy vjetët e fundit publikut, ky krijues i është paraqitur me katër romane: “Ëndrra e Madhe, “Zhvarrimi”, “Boritë e apokalipsit” dhe tani me “Kalorësit e Dardanisë”. E kam përcjellë për së afërmi veprën e Mehmetajt dhe vërej se në të gjitha tekstet e tij është prezent një projeksion të cilin e quaj “ripërtëritja kombëtare” jo vetëm si temё letrare, a si ideologji, a si strategji, a si lajtmotiv i tij, por edhe si kasneci, ose zëri i shkretëtirës, që paralajmëron “moçalishtet” antishqiptare në një kontekst të letёrsisё shqiptare që ka nisur nga rilindësit, sikurse Jeronim de Rada, Naim Frashëri, Gjerasim Qiriazi e më vonë Gjergj Fishta, Faik Konica e Mitrush Kuteli,  shkruan Dr Femi Cakollim, studiues i letërsisë.

"Simbolika e qëndresës dhe “fajet” e mosnënshtrimit", mban titullin shkrimi i Muhamet Reçicës, botuar në "Koha ditore".  

Romani më i fundit i Gani Mehmetajt, “Kalorësit e Dardanisë”, trajton tablo të gjera jetësore dhe një sfond të një realiteti nga e kaluara jonë historike, duke e përzgjedhur një temë të rëndësishme në gjithë ato përpjekje për mbijetesë etnike, gjeografike dhe identitare të paraardhësve tanë. Formimi, zhvillimi dhe aktivitetet e një formacioni ushtarak, i përbërë prej 300 kalorësish të përzgjedhur, të cilët janë në ballë të luftërave për mbrojtje të trojeve ilirike, si dhe në përkrahje të aleancave të ndryshme në rajone më të largëta, si në Daki, Traki, Panoni e në vise të tjera, paraqet objektin e trajtimit të kësaj proze...  

Nga shtëpia botuese "Titanic".   Tel 049 905 477

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat