Vret shokun më pas bën selfie - Bota Sot
Vret shokun më pas bën selfie

Libra

Vret shokun më pas bën selfie

Nga: Ilir Muharremi Më: 20 janar 2019 Në ora: 21:16
Romani i shumë përfolur “Psycho”

Romani i shumë përfolur “Psycho” i shkrimtarit Ilir Muharremi dita- ditës po i rrëmben zemrat e lexuesve. Kjo dëshmon me atë se shumë lexues publikojnë fragmentet nga ky roman.

Romani sa është i këndshëm është edhe pikant, ekstrem, dhunë, ferr, vrasje, psikopati deri në maksimum. Që në fillim e deri në fund asgjë nuk kursehet, dhimbja bëhet mbret i imazhit, ndërsa dashuria shërim.

Pjesa më interesante që komentohet nga lexuesit është ajo ku personazhi kryesor vret viktima, pastaj merr telefonin dhe bën selfie. Viktimën e vret në banesën e tij e godet disa herë me thikë. 

E poston në Facebook me qëllim që të gjithë ta kuptojnë se është vrasës. Fytyra e tij engjëllore nuk shfaq dyshime.

Librin mund ta gjeni në librarinë “Artini” dhe “Dukagjini” në Prishtinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...