Në lokalet e librarisë “Dukagjini” në qendër në sheshin “Nënë Tereza”, sot prej orës 18:30 është bërë promovimi i librit të veçantë mbi jetën e Destan Berishës, i cili ka qenë shqiptari i parë i cili ka qenë direkt i implikuar në TopSekretet e CIA-së.
Ai gjatë promovimit ku të pranishëm ishin personalitete të ndryshme ndërë të tjere edhe publicisti Shkelzen Maliqi i cili gjithashtu ishte edhe në panel. I pranishem ishte edhe zv. Kryeministri i vendit z. Enver Hoxhaj, ku falemderoi të gjithë për pjesëmarrjen në promovimin e një libri të kaq të nevojshëm për një personalitet kaq të veçantë sic ka qenë Destan Berisha.
Xhemaj gjithashtu u shpreh tej mase mirënjohës për të gjithë ata që në cfardo forme i ofruan ndihmë në përfundimin e këtij libri shumë interesant.