Botohet libri "Ditari" i Ahmet Krasniqit - Bota Sot
Botohet libri "Ditari" i Ahmet Krasniqit

Libra

Botohet libri "Ditari" i Ahmet Krasniqit

Nga: Fadil Kajtazi Më: 6 qershor 2019 Në ora: 23:08
Pamje nga promovimi i librit

Të nderuar, ne sot po paraqesim para jush dy botime, një ditar dhe një analizë ushtarake të lëna dorëshkrim nga kolonel Ahmet Krasniqi, Ministër i Mbrojtës i Republikës së Kosovës, të cilat arritën të shohin dritën e botimit nën përkujdesjen e shkrimtarit, gazetarit, politikanit dhe diplomatit Skënder Zogaj.

Qysh para 2400 viteve, një kinez i quajtur Sun XU në librin e vet “Arti i luftës”, e përkufizon luftën ai fenomen shoqëror e cila zhvillohet mbi bazë të mundësive dhe llogaritjeve të sakta. Dhe këto llogaritje, kinezi i moçëm për nga mosha, por aktual edhe në ditët e sotme, thotë se duhet të bëhen duke i vlerësuar faktorët: Ndikimi moral, kohën, terrenin, drejtimin dhe doktrina ushtarake.

Kur flet për faktorin e drejtimit, ky autor bën profilin e drejtuesit të luftës - të gjeneralit, ku nga ky profil na del i kompletuar personi i Ahmet Krasniqi, e që në përkufizimin e tij thotë: “Kur them drejtimi unë dua të kuptoj cilësitë e urtësisë, të humanitetit, të guximit e të ashpërsisë së gjeneralit”

Këto virtyte të këtij përkufizimi një lexues i kujdesshëm do të gjej në këto dy botime!

Nga ky prizëm, që në fillim lexuesi do të vërej se përballët me një mendje të ndritur, me një intelektual të mirëfilli i cili njeh në thelb dhe flet me pasion për letërsisë botërore, filozofinë, historinë, publicistikën dhe për artin e luftës, ku tezat e parashtruara përfshin autorët klasik dhe modern, përfshi edhe autorin që cituam.

Aty do të gjej personin me cilësitë kulminante të urtësisë, të humanitetit, të

guximit e të ashpërsisë së gjeneralit”. Ky pra ishte Ahmet Kraniqi, Kolonel, Ministër i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës.

Zaten ky është një standard sipas të cilit vendet anëtare të NATO-s i formojnë menaxherët ushtarak. Dhe ata që e kanë lexuar “Ditarin” e Ahmet Krasniqit, por edhe ata që do ta lexojnë, s’ka se si mos të pajohen që aty do të gjejnë një gjeneral me këtë profil.

Edhe po t’i heqim autorin këtij “Ditari” edhe po t’i ndërrojmë personazhet dhe toponimet, një lexues i huaj, ushtarak i mirëfilltë, autorin e “panjohur” do ta profilizonte me cilësitë e një intelektuali, i urtë, human, i guximshëm e i ashpër.

Dhe nëse para 2400 viteve, lufta është përkufizuar si veprim inteligjent, si një ekuacion me shumë të panjohura, si “çështje me rëndësi jetësore për një shtet” si “truallin e jetës dhe vdekjes” si “rrugën e mbijetesës ose shkatërrimit”, ne që me trup jemi në shekullin 21, dalim të jemi shumë arkaik në mendje, dalim të jemi më të lashtë së 2400 vite.

Fatkeqësisht ne luftën e reduktuan në instinkt, duke u përfshirë në vrasjen e një gjenerali mendje ndritur. Fatkeqësisht ne dhe shteti jonë amë u përfshimë në një tragjedi të përmasave masive, ne u bëmë pjesë e vrasjes së një gjenerali atdhedashës, intelektual, i gatshëm për sakrificë sublime në shërbim të atdheut.

Dhe ku ka fat ma tragjik për një popull kur në kulmin e luftës i vriten gjeneralët, për t’i lënë injorancës në dorë komandën e ushtrisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...