Testamenti i aleksandrit të madh, një trillim i Lucia Najdin

Libra

Testamenti i aleksandrit të madh, një trillim i Lucia Najdin

Nga: Luftulla Peza – Liljana Peza Më: 23 korrik 2019 Në ora: 20:28
Luftulla Peza – Liljana Peza

Aleksandri i Madh i Maqedonisë është vlerësuar nga historia si ushtaraku më i madh në historinë botërore dhe për këtë ka lënë gjurmë të thella në ndërgjegjen e njerëzimit. Shumë studime, libra, filma, pjesë theatrale etj. janë shkruar mbi te dhe vazhdojnë të thuren edhe sot. Prandaj ai vazhdon të frymëzojë miliona njerëz në botë dhe të ngjallë kureshtjen e dijetarëve. Për aftësitë e tij të ralla, arritjet e mëdha, përparimin e madh shoqëror, që solli dhe famën e madhe, që ruan edhe sot, vazhdojnë përpjekjet e ethëshme, që Aleksandrin e Madh të Maqedonisë, këtë birë të madh të kombit shqiptar, ta tjetërsojnë në grek opo sllavomaqedon.   

Josef Green (1834-1917) në librin e tij mbi Levantin, shkruan për te:

“Shqiptarët janë një racë ariane, së pari të njohur si pellazgë, por të quajtur ilirë nga romakët. Aleksandri i Madh pushtoi Azinë me 25.000 ushtarë shqiptarë....Duan jashtë mase malet e tyre dhe janë atdhetarë të mëdhej. Gratë e tyre kryejnë shumë punë jashtë shtëpie, por janë të trajtuara me respekt. Edhe pse me disa lloj dialektesh, gjuha e tyre është është një dhe zakonet e tyre janë një” (Cituar nga libri L. & L. Peza “Dritë e re mbi pellazgët...2013:18.

ë tilla përfundime mbi Aleksandrin e Madh dhe luftëtarët e tij shqiptarë gjen me shumicë në literaturë, shkruar nga historianë dhe studiues të huaj. Është për të ardhur keq, që historianët shqiptarë, qofshin edhe ata të Maqedonisë, e kanë braktisur nga padia këtë bir të madh të kombit shqiptar, duke ju lënë dorë të lirë falsifikatorëve.  Kjo shpreh gjendjen katastrofike në institucionet tona të historisë, që historinë e shqiptarëve e njohin përciptas, prandaj e shkruajnë atë sipas studiuesve të huaj, shumica falsifikatorë. Në radhë të parë duhet të zgjohen intelektualët maqedonas për të njohur më mirë realitetin dhe historinë e tyre të lashtë.

Vitet e fundit me falsifikimin e identitetit të Aleksandrit të Madh është përfshirë edhe studiuesja  italiane Lucia Nadin në librin e saj “Albania Ritrovata”, bot. Onufri 2012.  Ajo pretendon se ka zbuluar ‘testamentin’ e Aleksandrit të Madh, në të cilin ai i drejtohet popullit të Shkodrës, por asnjë paraqitje  origjinale të këtij dokumenti me rëndësi nuk na jep dhe nuk ka si të ketë me atë përmbajtje siç na e ofron ajo. Teksti i testamentit të Aleksandrit të Madh është një përgatitje e falsifikur, që nuk ka asgjë të vërtetë ajp. Ky falsifikat, sipas  Nadin, është gjetur bashkë me tekstin e “Statuteve të Shkodrës”, të shkruara në vitin 1469. Dorëshkrimi i “Statuseve të Shkodrës” dhe testamenti i Aleksandrit të Madh, janë gjetur në Bibliotekën e Muzeut Correr në Venecia, nga studiuesja Lucia Nadin në vitin 1995.

Publikimi i parë i librit të Nadinit u bë në Itali në vitin 2002. Në vitin 2003, në Shqipëri u botua  në gjuhën shqipe dhe kjo për tu thënë shqiptarëve shikoni se edhe vetë Aleksandri i Madh e ka pranuar se është grek dhe ka luftuar për të ngritur mbretërinë e Greqisë.

Statuset e Shkodrës janë hartuar në gjysmën e parë të vitit 1300 që shoqëroi ngjarjet e qytetit të Shkodrës deri në rënien e qytetit të lashtë në duart e turqve në vitin 1479.

Ja çfarë shkruhej në këtë gjoja testament të Aleksandit të Madh të Maqedonisë, që Lucia Nadin përpiqet të na e sheshë si një dokument të vërtetë, me rëndësi të madhe historike:

“Unë Aleksandri, bir i Filipit, mbretit të maqedonasve, mishërim i monarkisë, krijues i Perandorisë Greke, biri i Zeusit, bashkëbisedues i Brahamanëve dhe i Pemëve, i diellit dhe hënës, triumfues mbi mbretëritë e Persëve e të Medëve, Zoti i Botës prej ku lind dhe ku perëndon dielli, nga Veriu në Jug, pinjoll i farës së shquar të popujve Ilirikë të Dalmacisë dhe Liburnisë dhe të popujve të tjerë të së njëjtës gjuhë që popullojnë Danubin dhe zonën qendrore të Thrakës, u sjell dashurinë, paqen dhe përshëndetjet e mija dhe të të gjithë atyre që ndjekin sundimin e botës.

Duke qenë se ju gjithmonë me jeni treguar të besës dhe të fortë e të pathyeshëm në betejat e bëra krah meje, u jap dhe u dorëzojë juve në zotërim të lirë gjithë hapësirën e Akuilonit e deri në skaj të Italisë së Jugut. Askush tjetër, veç jush, të mos guxojë të vendoset dhe të qëndrojë në ato vende dhe po u gjet ndonjë i huaj, ai do të mund të qëndrojë vetëm si skllavi i juaj, dhe pasardhësit e tij do të jenë skllevër të pasardhësve tuaj.

U shkrua në Kështjellën e qytetit të Aleksandrisë, themeluar prej meje buzë lumit madhështor të Nilit në vitin XII. Me vullnet të perëndive që nderohen në mbretëritë e mia, Zeusit, Marsit, Plutonit dhe Minervës, perëndisë së perëndive. Dëshmitar të këtij akti janë Atleti, logotheti i im, dhe 11 princa të tjerë, të cilët unë po i emërojë si trashëgimtarë të mi dhe të të gjithë Botës, meqenëse po vdes pa lënë pasardhës”.

Ky gjoja testament i Aleksandrit të Madh është zbuluar dhe përkthyer nga studiuesja italiane Lucia Nadin, të cilin ajo e ka paraqitur në hulumtimin shkencor, “Statuti de Scutari, della prima meta del secolo XVI con le addizioni fino al 1469”,  Lucia Nadin, 2002, Romë.

Ky është i ashtuquajturi testament i Aleksandrit të Madh, që na e jep si dokument të mirqenë Nadin dhe që përmban në vetvete mjaft pohime, që nuk janë të vërteta, prandaj nuk pranohet. Ai përbën një shkresë të rreme dhe i shërben qëllimeve të caktuara për të tjetërsuar Alesandrin e Madh dhe historinë e maqedonisë dhe të shqiptarëve. Aleksandri i Madh nuk ka lënë asnjë testament, por me gojë para se të vdesë, perandorinë e tij maqedone e la në duart e gjeneralëve të tij dhe më të zotit prej tyre.

1-Për të njohur në thelb të vërtetën mbi mbrendinë e këtij “testamenti falls”, duhet të njihemi shkrutimisht me historinë e Ballkanit gjatë kohës së hekurit, mijëvjeçarit të fundit p.e.s., kur ka jetuar Aleksandri i Madh.  Historia e njerzimit ndahet në tri periudha të mëdha kohore, që karakterizohen nga organizime të rëndësishme shoqërore. Gjatë gurmesmit në shoqërinë njerzore arrihen fillimet e organizimit shoqëror, lind shoqëria e mbledhës–gjuetarëve. Koha e gurvonit karakterizohet nga ndërtimi i vendbanimeve të përhershme, ndërtimi i “farmave” më të hershme  (nga fjala “far” e gjuhës pellazge/shqipe), që çuan në ngritjen e fshatrave të parë në histori, ku merr rrugë bujqësia, mbarshtrohet bagëtia, përpunohet balta, qumshti, lëkura, dridhet fija dhe fillon të endet copa me vegjën e parë dhe një nga veshjet e para ruhet në poçeri “Fustanella” pellazgo/shqiptare.  

Ky është Qytetërimi Pellazg, që ndeshet në Ballkanin Qendror me qendër rajonin Vinkë-Turdas. Kulmi i këtij qytetërimi qe shpikja dhe përdorimi i alfabetit të parë, ku në poçeri ndeshen fjalët e para të shkruara “UJI” dhe “DORA”, që vërtetojnë lidhjen e Qytetërimit Pellazg të Vinkës me shqiptarët. Me këtë shoqëri realizohet edhe teknologjia e metaleve, shkrirja e bakrit.

Gjatë kohës së bronzit në Ballkan organizimi shoqëror përsoset më tej me ngritjen e qytet-shteteve të para në historinë e njeriut, që kishin hapsira të kufizuara, por shtruar me rrugë me shtëpi disa katëshe, rrethuar me mure të larta me gurë të mëdhej katërkëndësh, të lëmuar mirë, që quheshin mure pellazgjike,  që vendoseshin njeri mbi tjetri pa llaç. Këto mure ruhen ende sot në Trojë, Athinë, Butrint, Orik, Apolloni, Tomorr, Lis, Shkodër etj. Fillon qeverisja me ligje dhe tregëtia në largësi të mëdha. Në këtë fushë shquhen mineanët e Kretës, që me anijet e tyre “Trireme” (me tre radhë remash/lopatash) arrinin në Amerikë, Skandinavi, Afrikë etj. (Peza & Peza 2016) etj.  

Gjatë mijëvjeçarit të fundit p.e.s., pra gjatë kohës së hekurit,  në Ballkan shënohen ndryshime të tjera thelbësore në jetën shoqërore dhe politike. Në fillim të kësaj periudhe rajoni banohej vetëm nga fise të ndryshme të shoqërisë pellazge, siç na njofton Herodoti, të cilët flisnin gjuhën pellazge në dialekte të ndryshme, shumë të afërta me gjuhën shqipe. Në organizimin shoqëror fillon  grupimi i fiseve të afërta, duke shënuar lindjen e popujve maqedon, ilir, thrak, dardan, epirot, dak, paeon etj.,  që pasohet nga formimi i mbretërive të para ballkanike prej tyre. Gjatë shekullit 7 p.e.s. ngrihet Mbretëria Maqedone dhe më pas ngrihen edhe mbretëritë Ilire, Epirote, Dardane, Thrake, Dake dhe Peone. Pjesa jugore e Ballkanit në këtë kohë ishte e pushtuar nga Perandoria Persiane, prandaj rajoni mbeti prapa dhe ruante ende organizimin shoqëror të kohës së bronzit,  dhe nuk u arrit të formohej asnjë mbretëri.

Filipi i II i Maqedonisë në vitin 336 p.e.s. i pushton rajonet jugore ballkanike, duke i bërë pjesë të mbretërisë maqedone. Më pas Aleksandri i Madh e shkatërroi Perandorinë Persiane dhe e shtriu pushtetin maqedonas deri në Indi. Në këtë kohë Europa qendrore dhe veriore dhe pjesa rreth e qark Europës në Azi dhe Afrikë sundohej nga fise të paorganizuara si në kohën e gurit gale, kelte, gjermanike, baltike, sllave etj.

Pas luftrash të ashpra me popujt ballkanikë, romakët pushtojnë Ballkanin në vitin 168 dhe jugun e tij më 146 p.e.s. Gjatë kësaj kohe në jugë të Ballkanit erdhi fisi i panjohur dhe pa emër, që romakët e quajtën me emrin “graekoi”, grekët. Fisi grek ishte pa asnjë shkallë kulture, nuk dihet se nga erdhën, pasi në vendin e origjinës nuk kanë lënë asnjë dokument kulturorë dhe asnjë të tillë nuk sollën, kur erdhën në Ballkan.

Aleksandri i Madh i Maqedonisë ka jetuar në vitet 356-323 p.e.s., kur mbretëria maqedone ishte në kulmin e zhvillimit të saj. Ai nuk i ka njohur grekët, sepse ata erdhën në Ballkan më shumë se 200 vjet pas tij. Nga këto të dhëna historike vërtetohet që ajo që shkruhet në  falsifikat për Aleksandrin e Madh “krijues i perandorisë greke” është një lajthitje e falsifikatorëve, sepse është jashtë çdo realiteti. Aleksandri i Madh ka qenë maqedonas, që në kohën e tij ishte shteti më i fuqishëm i botës, kur nuk ka ekzistuar as emri “Greqi”. Mbretëria e parë greke në Ballkan u ngrit në vitin 1832, kur dhe mbreti ishte gjermani Oto d.m.th. rreth 2000 vjet pas popujve shqipfolës ilirëve, maqedonëve, thrakëve, dakëve etj. 

2-Në “testamentin” e falsifikuar shkruhet “u shkruar në Aleksandri”, qytet në buzën e Nilit në Egjipt, themeluar nga Aleksandri i Madh. Por dihet se Aleksandri i Madh nuk ka vdekur në Aleksandri, por në Babiloni, mijëra kilometra larg Egjiptit.  Kështu një dokument i tillë nuk mund të formulohej në Aleksandri nga Aëelsandri i Madh.

3-Emrat e perëndive, që jepen në dokumentin e sajuar nga Naidin, përveç kryeperendisë Zeus, i njohur në kohën e Aleksandrit të Madh,  emrat e tjerë Marsi, Plutoni dhe Minerva, janë emra latin të perëndive pellazge, që nuk kanë qenë të njohura në kohën e Aleksandrit të Madh, prandaj ai nuk ka si ti ketë ditur ato. “ Marsi” është  perëndia “Aresi Pellazg”, perëndia e lufës dhe bujqësisë, “Plutoni” është emërtimi latin i “Hadi Pellazg”, perëndia e nëntokës, ndërsa “Minerva” është emërtimi latin i “Perëdisë Athina”, perëndia pellazge e diturisë, poezisë, mbështetëse e artit dhe tregëtisë. Perëndesha Athina ka qenë edhe mbrojtëse e qytetit, që për nder të saj do të quhej Athina.

Në kohën e Aleksandrit të Madh kanë qenë njohur vetëm emërtimet pellazge të perëndive, ndërsa emërtimet latine për perënditë pellazge janë shumë më të vona, gjatë erës sonë dhe të panjohura për Aleksandrin e Madh. Edhe këto emra latin të perëndive pellazge, që janë riemërtuar nga latinët gjatë shekujve të parë të erës sonë, përbëjnë të dhënë të rëndësishme, që e fakton të rremë testamentin e paraqitur nga Naidin.

4-Në atë, që Naidin paraqet si testament të Aleksandrit të Madh, shkruhet që ai nuk ka lënë trashëgimtarë. Por e vërteta është se Aleksandri i Madh me gruan e tij Roksanën, princeshën persiane, kanë patur një djalë, që lindi pas vdekjes së Aleksandrit dhe u quajt Aleksandri i IV. Aleksandri i IV bashkë me t’ëmën Roksanën dhe gjyshen Olimpia, e ëma e Aleksandrit të Madh, u vranë barbarisht së bashku me urdhër të mbreti Kasandër të Maqedonisë në luftën për pushtet.

5-Një problem kyç, që lidhet me Aleksandrin e Madh, është gjuha e tij ose gjuha maqedone. Maqedonët ashtu si ilirët, epirotët, thrakët, dakët dhe popujt e tjerë në Ballkan dheAndoll, që lindën nga trungu pellazgjik, e kanë shkruar gjuhën e tyre me alfabetin e trashëguar nga  pellazgët, i njohur gjerësisht gjatë mijëvjeçarit të fundit p.e.s. dhe duke e përshtatur për gjuhën e tyre. Ruhen mjaft  dokumete gjuhësore, mbishkrime të gjuhës maqedone, që nuk janë studiuar nga gjuhtarët shqiptarë, në Shqiperi apo Maqedoni.  Nga kjo neglizhencë kanë përfituar falsifikatorët dhe gjuhën maqedone e kanë trajtuar si një formë e greqishtes. Falsifikimi i gjuhës maqedone më pas çoi edhe në falsifikimin e Maqedonisë si provincë greke në lashtësi dhe të Aleksandrit të Madh si grek.

Vitet e fundit u bë e mundur studimi i disa mbishkrimeve të gjuhës maqedone nga studiuesi Shaban Berisha nga Kosova, të cilat përkojnë me gjuhën shqipe. Në librin “Gjuhët e lashta të Ballkanit dhe Anadollit....Peza L.& L.2018”, gjinden të dhëna të plota për gjuhën e lashtë maqedone, e cila afron shumë me gjuhën shqipe, sepse është me origjinë pellazgjike ashtu si dhe shqipja dhe përbën një formë të lashtë të gjuhës shqipe. Këto dokumente vërtetojnë atninë maqedone/shqiptare të Maqedonisë së lashtë dhe sigurisht edhe të Aleksandrit të Madh.  

Grekët kanë historinë e tyre dhe kësaj nuk mund ti shtohen kryetrima, heroj dhe ngjarje, që nuk janë pjesë e saj, duke i hequr nga historia e popullit shqiptarë.  Grekët kanë ardhë në Ballkan gjatë shekullit të fundit p.e.s. dhe përmenden për herë të parë në histori nga romakët me emrin “graekoi”, kur pushtuan Ballkanin, si fis pa emër, barbar dhe pa asnjë nivel kulturor.   Nuk dihet nga erdhën, sepse në vendin e origjinës nuk kanë lënë asnjë dokument kulturor, edhe në vendi e ri nuk sollën asnjë të tillë. Grekët kur erdhën në Ballkan gjetën të ngritura mbretëritë maqedone, ilire, thrake, epirote, dardane, dake, qytete me pallate dhe rrugë të shtruara, faltore të shumta të perëndive pellazge, shtresa e lartë dinte shkrim e këndim, që dëshmohet nga mbishkrimet e shumta në Durrës, Apolloni, Butrint, Athinë, Korinth e gjetkë. Ballkani gjatë pushtimit romak u emrua “Provinca ilire” dhe bënte pjesë në Perandorinë Bizantine dhe u zotërua nga kultura dhe gjuha ilire. Disa nga perandorët e Bizantit kanë qenë me origjinë ilire si Konstantini i Madh, Justiniani i Madh etj. Grekët asnjë rol nuk kanë luajtur deri në vitin  1832, kur u ngrit Mbretëria Greke për herë të parë në histori me mbretin bavarez Oto, në sajë të kryengritjes arvanitase.

Problemet historike filluan pas luftës ruso-turke, kur fuqitë europiane ju kundërvunë Turqisë për ta larguar nga Europa. Në këtë kohë njerzit që vizitonin Greqinë mahniteshin me monumentet antike dhe duke mos njohur historinë, konsideronin grekët si krijuesit e tyre. Duke dashur të shporrin Turqinë nga Europa ju dha përrahje e madhe Greqisë, duke ngritur mithin e Greqisë së lashtë, grekëve të lashtë, periudhës helenistike, por të gjitha në korriz të historisë së shqiptarëve.

Ja si e shpjegon këtë Nikos Dimou, një nga shkrimtarët dhe komentatorët më të shquar grekë. Ai është autor i shumë artikujve, emisioneve televizive dhe radio. Ai ka shkruar më shumë se 60 libra, duke përfshirë poezinë, satirën, filozofinë, teorinë politike. Ndoshta libri i tij më i famshëm është: “Në mjerimin e të qenurit grek”.  Nikos Dimou lindi në Athinë në vitin 1935. Ai studioi letërsi angleze dhe franceze në Athinë dhe filozofi në Mynih.

Profesori grek N. Dimou, në një intervistë për New York Times në vitin 2012 thotë:
“Ne flisnim shqip dhe quanim vetveten Bizantinë”, por atëhere Winckelmann, Goethe, Viktor Hugo, Delacroix, të tërë na thanë, “Jo, ju jeni Grekë, pasardhës direktë të Platonit e Sokratit”, dhe atëhere filluan problemet.

Kam 12 vjet që them nuk ka grek, vetëm Akademia jonë e shkencave nuk më beson. Nuk lash gjë pa lexuar dhe nuk dilnin asgjëkundi, dilnin vetëm shqiptar.

Faktet historike janë shumë kokëforta dhe ne shqiptarët u përvëluam nga krijimi i Greqisë fallco se na morën padrejtësisht një territor dhe një popullsi të madhe që na u tjetërsua. Ata shqiptarë që nuk pranuan të bëheshin grekë fallco u dëbuan. Krijimi i grekëve fallco, është ndoshta marrëzia më e madhe në historinë e njerëzimit dhe aventura më e madhe që kanë bërë disa shtete Evropiane”.

 Ndërsa M. Glenny, autor mbi historinë e Ballkanit: “The Balkans, nacionalism, war and the Grait Power” 1999, f. 26 shkruan: “ Vite më përpara koncepti i shtetit grek (i cili ishte produkt i politikës së fuqive të mëdha) nuk ka ekzistuar, grekët nuk e dinin cilët ishin. Madje, sipas anthropologut Roger Just shumë nga grekët e shekullit 19 që sapo kishin fituar pavarësinë nga Turqia, jo vetëm që nuk e quanin veten helenë, por as që flisnin greqisht, por flisnin në gjuhën shqipe, vllahe dhe sllave”. 

Të gjitha këto sa shkruam më sipër vërtetojnë se historia është e qartë dhe duhet pranuar. Vërtetohet gjithashtu se “Testamenti i Aleksandrit të Madh” paraqitur nga Naidin përbën një falsifikat të fëlliqur, që ka për qëllim të tjetërsojë atninë maqedone/shqiptare të Aleksandit të Madh dhe historinë e Maqedonisë dhe ta bëjë Aleksandrin e Madh grek dhe epokën e tij pjesë të historisë së Greqisë.

Prandaj “Testamenti” i dhënë nga Naidin, nuk mund të pranohet si dokument i vërtetë, sepse është në kundërshtim me historinë.

Kritika të forta për tjetërsimin e historisë së Maqedonisë, të trajtimit të maqedonëve të lashtë si grekë dhe të njësimit të gjuhës maqedone me gjuhën greke, janë bërë  sidomos ndaj historianëve A.B. Daskalakis, Nicholas Martis, Manolis Andronikos, Michael Sakellariou, Malcolm Errington, N.G.I.Hammond dhe Michael Wood, që ndodhen në studimin e shpërndarë në internet “THE DISTORTIONS OF THE MODERN WESTERN AND GREEK HISTORIANS”/ Shtrembërimet e perëndimeit modern dhe historianët grekë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat