Duke vallëzuar me lumturinë

Libra

Duke vallëzuar me lumturinë

Nga: Baki Ymeri Më: 25 korrik 2019 Në ora: 15:29
Mariana Grigore

Të lutemi t’i drejtosh shalët e ndryshkut!
Ty nuk të kalon përmes largimit të fundit
një Paso Doble me hingëllimë të mbetjes?
Nuk e dëgjon pengesën e pluhurit të pushkës
që  të paralajmëroi ta dorëzosh armën e ikjes?
Ku po i përshpejton iluzionet tua?
Lëri të hipin të bëjnë autospop në rrugën me mbetjet e prapa!
Pse mendon se në vargan kap stacionet e trenave
të mbipopulluara me bileta të humbura?
Qëndro si një largim i fundit nga peroni i orës fikse
dhe verifiko pavendosmërinë në skedën 
e minutave të vonesës
Ik!
Lëre fustanin e gjatë të të rrëshqasë pranë çveshjes
dhe tokun e sandaleve shqyeje me me gishtat e urisë
së noçkave të përkëdhelura...
Mos shiko në durimin e kohës
që pi për tepër sekonda nga cigarja e fundit,
shkrumi është vetëm pluhuri në sy që e verbon erën
Vrapo!
harroje hijen në cep të rrugës
dhe kalo zebrën me kundërshtim midis të zezë dhe të bardhë
Supi pa fluturim përballë pyetjeve,
e di ajo se si të ndërtojë një kofshë të përgjigjes
Ti, vetëm vrapo përmbrapa dhe ik!


ALTER EGO!

Sikur të më ishte fjala armë, të vdekurit nga urrejtja e madhe 
Dhe silabet e skëterrës së djegjes pa mëshirë

Do të dërgoja në mërgim hapin që u pajtua të vijë

Me përjetësi vajtimtare në shtigjet e lumit

Mirësia e këputur në brez, mban “mantel” mbretëror”

Dhe në turrë me kryqin pas shpinës ngjitet n’golgotën e shkretëtiës

Porsi e e shitura për argjend të numëruar pa gabime

Duke llogaritur se e bardha në shpirt ësht’marrëzi mes të gjallëve

Po të më ishte drita e gjall, mjegulla nga savani i natës

E lëvarur në varg hijesh mbi një shesh dielli

Mendimi moçal qoftë, që varros lulen e fatit

Sërish shpirti ndëshkohet, me vite të rënda burgosjeje

Nuk dua të jem gjallesë në statuja me maska në fytyrë

Nuk dua rol primadone në sqenën e gjallë të jetës

Dua të jem një glinë me konture të shpirtëzuara

Që dëbon nga pandorat acarin e ngrirë në baltë

Qoftë nëse dukem një  vjetërsi e harruar nga kjo kohë

Pa rrënjë në besimin e kokës së përkulur

Faltrim naiv ndëmjet kubeve që ndezin yjet në mua

Dhe ëndërroj se vetëm dashuria ësht’simetri mbi një krisje.

BUZËQESHJA

Forma më nostalgjike e zemrës
nga e cila rrjedhin fontanat e shpirtit
që e shuajnë etjen për të jetuar
Buzëqeshja,
Kjo histori pa vite dhe periudha të numëruara midis lindjes dhe vdekjes,
që ta mat shpirtin me centimetrin e diellit duke lindur
Buzëqeshja,
Hemisfera jugore në të cilën veriu ngrin dhe mosha e fundit e akullit,
me polet armiqësore të pranverës
dhe linjat diametralisht të kundërta me një përqafim të degëve të dafinës,
Buzëqeshja,
Më e dëshiruar për përqafim duarsh
të gishtërinjve të etshëm pë ritakim
në lëvizjet qarkuese të shpirtit
me finalen e rishkruar me përgëzim
Buzëqeshja,
Një ekuacion me dy të njohura
në të cilën shenja e barabartë është hapja më e saktë e dritareve
në spektrin e ngjyrave të ylberit
Buzëqeshja,
Një shkumës mbi asfaltin e zemrës të shtruar me gjelbërim të papjekur
A e pranoni pranverën në kuptimin tënd për të qenë?


PLLAKA DHE DUNA


E vërteta është një pjesë e magmës

që e shtrydh çdo falangë të dorës

e cila mbledh petale lulesh

nga thundrat e kuajve të dheut

Në këtë shkëlqim të përhapur të anës së kundërt të medaljes,

Në këtë mjaftueshmëri të boshllëkut prej të cilit bien gurët,

i mbledhim mbetjet e vetes "shumë e vërtetë",

të eshtrave të një shpeze me vrima në argjendin e rremë

E pyesim veten në retorikën e harruar në rrugën e madhe,

nëse duke e mohuar mohimin,

do të arrijmë për ta përkulur shpatullën filozofike

të këndeve të mprehta,

në 90 gradë të antitezës mes rekriminimit dhe pranimit

Ne jemi njerëz!

Cila është justifikimi për bërjen primordiale të glinës së thatë,

Që "alea jacta est" pa ngjyrat e kubit rubik,

Fisnik midis të vërtetës sime dhe të vërtetës tënde

Nuk jemi tjetër veçse një gënjeshtër që mëson t'i shesë këmbët

në një shkurtimore rruge

A na i vjedh dikush  shputat me kuptimin e vetëm të shpirtit?

TURBULLIMË

Më shqetësojnë tingujt 
që ngasin me të katra në kalldrëmin me hapa të panjohur
E sheh?
Midis hijeve me morgana me avull mbi qepalla
Rend shpina e një konturi të shputës,
në tokë
Zëra në jehonën e tërbuar të ngjyrave të përziera
stërpik muret, me projekcione prej shpezëve të çara
Ka pasaktësi në çdo saktësi matematikore...
Fluturimet, kanë Ikarë me humnera të lidhura me diellin
dhe shumë hënë të zezë mbi yjet që ndriçojnë fenerët
Nuk shoh rrugicat e gjelbra në fund të dritës klaustrale
Colimasoni i kërminjve me samarë të thyer
zbret në thellësinë e humnerës me shpate të pjerrëta...
Pengohet nga gjithë ajo parajsë pa porta
E di se qielli është përmbi frikën e errësirës,
dhe ëndrrat, të kapur në kanxhat e kërbaçit me nyje lineare
Megjithatë,
Asgjë nga asgjëja nuk është një tërësi absolute
nuk do të zvogëlojë tingullin
në psikozën e afonisë së trilit pa mbikqyrës
Më turbullon ky tingull... dhe pyes veten
nëse e di se di të hesht, duke heshtur.


PËR TEPËR BIE SHI

Jam e lagur deri në lot dhe dridhen 
nën petkun me mijëra net pa diell
Zhgënjimi i dritës vuan nga e keqja e lartësisë
pa e kuptuar dilemën në të cilën nuk gjendet
hija që nuk e sheh tendën e saj
Shikoj mantelin me palë të kaltërta
Rrëshqet,
përkëdhel dritën e bardhë të kofshës
Fëshfërima e buzëqeshjes sate të bën të uritur
dhe pyes veten nëse i ka ngjitur buzët
nga obsesioni se ajri i nuhatur
është puthja e përpëlitjes së fundit,
që ende na derdh mardhën në kupë.
Për tepër bie shi!
sikur harrova të nxjrerr nga balta e rrugës
hapat me gjurmët e rërës nga e cila më modelove
një pajë në derën pa bravë
Dhe këtë mëngjes të pispillosur 
mes pëllëmbëve të përkëdheljes
më rigon shiu deri në lot,
duke harruar se asgjë nuk është më e keqe
se sa një tërbim i brendshëm
i harruar në një mpirje të pikëlluar
Për tepër gërshetime sterile
ndërmjet shiut të pashmangshëm
dhe ëndrrës së një nate të verës!


SHIU I YJEVE


Çdo gjë është kalimtare mes të jesh dhe është
Një morganë mbledh formën nga mjegulla e errët,
pastaj e ndërthurr me hapin kimerik të të pashëtitësit
Thuajse tubon nga një tufë fluturash të bardha
fashën e moslidhjes së krahëve,
me mrekullinë e fluturimit
dhe lë qiellin në mënyrë të rastësishme
për t'i ulur në pjatë
efemeridat,
në një shi të yjeve
Po,
gjithçka po kalon
Madje dhe kalimin e dukjes përmes shpinës së pasqyrës,
madje edhe iluzionin se era
është vetëm një puhi e sëmurë nga anemofobia,
edhe kur ti fluturon zbathur përmes qiellit tim
dhe godit për mure hijet e disa flatrave
Çdo gjë është mospërputhje kur gjatë kalimit,
ne mësohemi me ne
Dhe përsëri pyes veten: çfarë është "çdo gjë që rrjedh"
kur pyetja është stereotipe?


KËNGA E HESHTJES

Nga telat e padukshme të fatit
thurr ngadalë pëlhura me mëndafsh të këputur
shoh sytë e vrimave
janë të prera në brigjet e humnerave
të ngjyrosura n’parajsa me dyert e mbyllura
Merimangat mësojnë tabelën e tubimit të flutrave
në shtratin e ngarkuar me shumë fije
të artizanëve që thurnin në terrin e natës
zgjimin shumë të herët të mëngjesit
Ti rri i tërhequr në një qoshe të pritjes
që më shikon me syrin e pyetjes
je i pavendosur në saktësi të pasigurtë
dhe në drojën e ndjenjës unike të heshtjes
më pyet nëse unë jam hëna
ose çmenduria kimerike që kalon përmes teje
Nuk po kuptoj nëse do të bëj një veshje trupore
ose në shthurje do të vrapoj me mendjelehtësi
në formën gjeometrike të avullit
më duket i hutuar kuptimi i saktë i filozofisë
së dekriptizuar në homo sapiens
por,
e kuptoj moskuptimin e pauzës mes dy hemisferave
e cila kërkon deri në lartësim, pikën e përjetshme
I preka me rraskapitjen e emrit të jetës,
gëzimin për ta shuplakosur me ditë
faqen e netëve që më degdisin në rrugë
që shkon në mëngjes dhe kthehet në të njëjtën mbrëmje,
gjithë natën
Nga telat e padukshme të fatit... çfarë tjetër duhet të thurr?


ELEGJI ME ZEMRA

Në rrugët e tingullit lakuriq të kadencës
dëgjoj hapat e fjalëve 
duke rendur nëpër gurët e mendimeve
në kuptimin e pamjes mbi supet e hijes
Përpiqem ta ndaloj shiun midis dy rrokjeve
që dridhen nën strehën e një shenjë të habitur nga pyetja
Pse bie në folenë me harabela,
preja e shqyer nga zogjtë e egër?
Asgjë,
kjo është e gjitha kur përgjigja
më kujton një flutur me krahë
që bëlbëzon përmes fluturimeve asimetrike
ndërmjet dritës dhe mbetjeve të kristalta,
apo nga një fëmijë që e huazon pafajësinë,
e fytyrave të glinës që latojnë gëzimin në gurë dhe tym 
...
Sërish lundroj nëpër retë prej letre
që modelojnë kaltërsinë në balona pa drejtues!
Mendoj se do të shtrihem në rrugët e largëta,
për të kapur rastësisht gjatësinë e pafundësisë
në mes të treguesit të dritës së drejtuar për në "ku"
dhe veriu të ngulur si një shtizë në pavendosmërisë "pse"
Megjithatë, më lejoni pak para agimit të mbipopullimit të hijeve të pjekura gri
Dua të vizatoj në asfalt zemra me formë të shpirtit!


PREZENT NË MUNGESË!

Do të thoja se e tashmja është një inkursion nëpër kullotat e së kaluarës
mbi të cilat ende nuk është ulur pluhuri i ardhmërisë
E fshijmë nga pluhuri i bardhë për ditët e zeza
Ia lustrojmë çastin që e harrojmë ta përjetojmë me mendimin e orës me 60 rrahje në minutë
Këpucët te dera e ikjes i mbathim me 
shputat e hapit të kadencuar në vend
Dhe kahjen përpara e lexojmë midis rreshtave të shkruara pardje
Në gazetën e nesërme
mbledhim stolitë prej teneqeje
të lidhura për bishtin e qenjve që lehin në muajin e ardhshëm
Mbledhim lule nga vazot me shkumën
e erës së pranverës që mbetet n’kujtesën e albumit me lumturi të koloruar
Përshëndesim me dorën e shtrirë n’hendekun e një dore tjetër të vendosur përzemërsisht pranë trupit të indiferencës
Ulemi në tryezën e heshtjes për të dëgjuar fjalët që bërtasin nga germat 
në shurrdhime të thyera
dhe i lyejmë presjet të ndjekura nga një pikë
dhe përsëri nga fillimi
I zbusim shenjat e akrepit, 
duke shtrydhur me acar flatrat e fluturave...
Ndalem... është shumë e pranishme
në zbrazëtinë që vazhdon si një varg mungesash!


ONIRIKE!

Do të kthehesha në hapin e harruar diku pas koridorit të hijes
për të kërkuar përmes rrënjëve të thata të pemës së premtimit
pasazhet kalimtare të luleve që ende latojnë në degët e lindjes
Ëndërroj se zogjtë e kanë mbledhur folenë në shtratin e pëllëmbës
me të cilën ta përkëdhel fluturimin drejt shtëpisë
Se gishtërinjtë janë një fllad i ulur me kujdes
në prehjen e krahëve që e tubojnë lundrimin me ngjyra fluturash
Ndiej se si errësira po vdes në mua
deri në pikën e fundit të rrezikut
aqë po shkel pa mëshirë
në rrezikun që të mos shohësh se si vajtojnë lulet e qershisë
Do ta pija krejt pranverën me një gllënjkë
nëse do ta dija se fyti do të thahej për një kohë të gjatë
që më dhuron te ti pas një pritjeje të gjatë
e cila lufton me ne për të na takuar.


RITI I NATËS!


Në ditët që frymëzojnë hapësira tokësore,
Unë vizatoj çastet e qiellit
linjat ulen në magjinë e këngëtimeve indiane në vargun e panumërt
(u luten perëndive t'u sjellë shi
e i dërgojnë bijat lakuriqe ta lavrojnë arën me bërthamat e emëruesit të përbashkët)
Ua shikojnë nuret që e nxixin bërjen e frytit
duke vallëzuar rreth shtojzavalleve të braktisura të natës
lindin nga gjelbërimi i proshkët i falangave të mugulluara
rrjedha të plleshme nga kroje që mihin thellë përkëdheljen
Stërkuqen kur ua mësoj ritualin e rrëshqitjes së rrobave të natës
përmbi shpatullat e mëngjesit
por, vallëzimi i ekstazës
qesh provokueshëm në sytë e agonisë që mahnit fantazmat
dhe më kapin në vallen e pranverës me shije mollash të pjekura
Në garën e kohës që e përshpejton sekondën
u zgjova me pëllëmbët e mbushura me krejt pjatën e dritës,
nga humnera që më gënjente në hije.


INTROSPEKCION!

Në mendimet e mia të mpira
kam harruar ta përzjej dritën e paradigmës
që fillon me një përkushtim në buzën e një humnere që kërkon shkallët
E di që çdo mëngjes ka pasditën e një perëndimi të errët
dhe çdo perëndim, magjinë e një ylli që kënaq qiellin me risi të palindur
gjithashtu e di se vetmitë mbjellin zambakë në shpresat e rritura në të kuqe
kurse e kuqja psherëtin nën shputat e pulsimit të lumturisë
Nganjëherë kuvendon shpresat në rrokjet e urave të pezulluara
(janë vizë ndarëse që më lidhin me pikat pa presje)
tjetërherë, po lindi për herë të dytë
në mesjetën pa fillim të dekadës së parë që kthehet me fytyrë të përmbysur
kurse nesër do pyes veten nëse sot ishte vetëm një kalimtari me më pak gara ndërmjet fluturimeve
Dhe ty po të prek me pyetje që trokasin me zhurrmë në portat e përgjigjeve
(ua hap dritaren përmes rrjetës së xhamit të errët)
por nuk më intereson ...
Jam një kamare që hapet në muret e zgjatjes sate
në drejtim të pyetjes tjetër
...
Nuk gjuaj presh për dekolorimin e plhurit
Jam vetëm një shënjues i faqes që shkruhet më vete!


SAKURA!


U godita me kokën për një çast
më tha se donte të luante me kohën,
për të rifituar rrahjet e zemrës
(Ma lëndoi ballin e kurorëzuar me gjembat
e sekondave të zalisura në orën e vjetër për një dekadë dhe një orë)
Qielli ishte duke pritur në një sy të kaltër
dhe më shikonte me pyetje të grumbulluara ndrëmjet krahëve 
që shtrëngoheshin në gjirin e puhisë
era e përzjerjes së dehur me naivitetin e ngjyrës
Një degë  rëndë e pranverës,
ma çveshi për një sekondë lumturie,
pallton gri që ma vizatonte në fytyrë
bardhësinë e grimës së geishës
dhe si një magjistar i pafajshëm
më pëshpëriti se ajri lulëzoi nga nga fara e frymëmarrjes sate
(pjellshmëria në transparencën e kontaktit)
që më dha dhuratën e kalimit nëpër kalendarin
i cili u mbush me dritën e zotërimit në ne
Jam në portën e edenit ... shkunde krahun e engjëllit përmbi lulëzim!


SYTË E JETËS


M'u kujtua sot kuptimi i pashprehur i jetës
nuk ka nevojë për fjalë për të kërkuar hapësirat e zeza ku kalon ngadalë drita
rrokjet e bezdisin me shpjegimet që i kërkojnë me shqetësim kuptimet, midis pikave
Në një retorikë që troket në derën e një pyetjeje polisemantike,
përgjigjem nëpërmjet fragmenteve të marrëveshjes
në saktësinë e vetme të analizës përmbledhëse
të shumë uneve që shpallen esenca
Pij verë nga rrushi pa invazionin e grurit,
ha fruta nga lëndinat e shpirtit,
adhuroj diellin që më rresh me lot hëne,
dremis në lindje pa pika kardinalë në gjeografitë historike,
qesh në vuajtje pa motive deduktive,
i pres venat e vuajtjes
me tehun e një thike të etshme nga flatrimi i flutrave,
qaj në kryq të një ikone që më do në papërsosmëri njerëzore,
bien dhe pyes veten nëse honet kanë hapa ngjitës
A e kuptoni se në atë që mendoje se mund të më transformosh?
Lëre rrjetën e merimangave të thurrin vrima ...
Unë, jam një sy në fillim mëndafshi që nuk mund ta gërshetohesh 
me fjalë të përmbysura në rrugë.


BARDHËSI E HIJE!


Sa frikë unë kisha në humnerën e natës!
Çadrat mblidheshin në lecka të grisura të ditës
të çngjyrosura nga kjo botë lakuriqe
e qepur me nguti nga një udhëzues
prej të cilit rri varur një flluskë sapuni
Për të kaluar e pashpleksur nëpër vrimat e zeza të prekura nga dielli
për besëlidhjen e përjetshme të bardhësisë së papërlyer,
i lava noçkat e djegura nga namatisja e hënës
në lotën e një deja vu që më ngjitet në tabanin e ëndrrës
Gjurmat,
e mbuluara rastësisht me kohën e mbledhur mes nesh,
hezituan në një rrjedhë uji
në kryqëzimin e çasteve që nuk gjenin motonë egër të rrjedhjes
Mendimet,
të trembura në drejtime precize me qoshe të pjerrëta
refuzonin heshtjen e shtruar mbi shpatullën e erës
duke mbuluar vjeshtat me shuplakën tënde në vizatim heshtjeje
Mbetem e patundur në fërgëllimën që ma zien shkëputjen time nga bota
Lëre të bëhet maja në momentin e freskët
me të cilën ngutesh të bësh brumë
nga hijet e zgjatura dhe paqartësitë
konturi që ma shtyn lirimin tim
në Yin-in e Yang-ut tënd!
Një çast i bukurisë së destinuar të mbetet bardhësi dhe hije!


AGONI


Ta ndeza një qiri për bërtitje
në dritare me shumë keqardhje
dylli kullonte në duar të fatit
dhe vizatonte figura akulli
me ditën që mbeti nga nata për tepër e gjatë
E sheh?
atë lot që qan mbi tendën nga perëndimi
m’u derdh në strehën e lindjes së shpërbërë në avull
gjurmët e krahëve që nuk arrita t’i konturoj me përqafim
mbetën të pezulluara mes dy përkëdheljeve të papërfunduara
Çastet e harruan orën e varur nga një orë të fiksuar në një sekondë
u trullosën në pikëshikimin e ngjitur në derën që nuk hapej
kah pjesa e jashtme të ditëve të mëngjesit
Çdo gjë është agoni në të cilën u tha ekstaza 
Por më mbeti një dridhje me brishtësi të verdhë
për netët në të cilat ujqërit do ta gëlltisin hënën
Mos e fik qiriun... jeta ende ka nevojë për përjetësi!


R.O.G.V.A.I.V. PA NGJYRË!


Jam lodhur nga ndarja e dhimbjes në të njëjtin emërues

që i përgjigjet emërtimit të vetes

për t’i munduar rrokjet e emrit duke i pikturuar me mungesën e ngjyrës blu dhe emri të jetë një kornizë që ëndrrat i sheh në tabllo

Jam lodhur të jem një ekuacion me aq shumë të njohur (nga të tjerët, duke ecur nga një në zero në anën e kundërt

në rezultatin e kundërt proporcionalisht me atë që e di se nuk jam unë

Jam lodhur të grumbulloj zbritje

dhe të ndaj pluset në tryezën e bollshme

që pikon nga bokalli  me shijen e verës zgjuar nga dehja

Isha lodhur duke kërkuar rrugët në foletë e zhurmshme pa kahje,

për t’u goditur me errësirën e mbeturinave me dritë të shuar në fenerë të mpira në shtigjet e nxituar nga për tepër hapa kalimtarë

U lodha të jem interpretim në gjestet banale

Kur të jesh është sinonim me imazhin

e deformuar nga pasqyra e konkluzioneve

të do paragjykimeve të vlefshme

të shkruara me gabime sfiduese

U lodha duke u dhënë ushqime korbave

kur pëllumbat më çukisin në shuplakë

me bërthama priftërimesh të shpirtit

të lindura nga pranvera me parajsa në në tëmth

U lodha duke shikuar hijet kur kaloj përmes meje

në projeksionet e Rogvaiv pa kontur...

E di... vetëm ferri ka një ngjyrë të qartë.

E SHEH?!

I ndiej sytë në rrjetë-peshkimin e pakufishëm
të  rrjetës së hedhur në ujërat e përbujshme...
pemët e natës lindin për ditët me shumë diell
rrënjë të thellësuara në pëllëmbën e një përqafimi që vërshon 
me ternë të tepërt në kujtesën e një albumi 
që duket me fletë të verdha
Lind hëna midis faqeve të bardha,
kristal me argjendi që qan në mungesë të pagjumësisë 
dhe shenjave të pikëçudtëses
Unë kaloj nëpër rreshtat me fundal pa hapa,
rradhët e yjeve të kapur në portën e shenjave të pikëpyetjeve
dhe mbledh nga përmbysja e një retorike
eklipsin e ardhshëm të një mijë netëve të virgjëreshës
me flokë të gjata dhe zemër të ferrit
Strehohem në fund të heshtjes midis fjalëve
pastaj e hedh në një parajsë të përhershme 
që përmallim në kujtesën e konsumuar
E sheh?!
ende besoj në botën që nuk e kuptoj
por perfekti i papërbërë ma zgjidh foljen 
e njerëzve të uritur për shumë pushim pa bardhësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat