Vepër e lëndëzur me kulturë arti modern në kërkim të universalës, me njohuri frymëzimi të metaforizuar edhe përtej mendimit të thjeshtë përditësor

Libra

Vepër e lëndëzur me kulturë arti modern në kërkim të universalës, me njohuri frymëzimi të metaforizuar edhe përtej mendimit të thjeshtë përditësor

Nga: Besim Perjuci Më: 3 gusht 2019 Në ora: 08:14
Ballina e librit

Me të përfunduar leximin e veprës “Mjeshtri dhe nxanësi”, të sapo dalë nga shtypi, të autorit Shefqet Kelmendi, tironsit 90 vjeçar, lindur në Kapeshnicën pejane, me rrënjë të thella rugovase e me prindër puro shqiptarë, u ndjeva i pushtuar nga emocione të papërshkruara që buronin nga thellësi e zemrës, dhe jo rastësisht kjo energji e grumbulluar, tashmë, po shpërthen në këtë copë shkrimi, gjithnjë në përpjekje për të ndarë këtë mendim me të tjerët që jetojnë në paqe me librin – burim dijesh gjithmonshëm.

Pra, në rastin tim, unë po komunikoja me librin, me artin e fjalës, mirë e këndshëm të përtypur, me stilin e modernes së lëndëzuar në poezi e prozë, të artikuluar me gjuhën e dokumentuar “dardanishtogegërishtën e shqipes së sotme, për të cilën flet filologjia jonë”*

/*Nga libri“Tanagra. Historia e genit dhe e gjuhës”, autor Naim Laçej/b.p./

Natyrisht se, mendimet dhe fjalët e derdhura faqeve të këtij libri, më kanë mbushur me energji pozitive dhe inspiracion që shtojnë pa ndërprerë fuqinë time mendore në kursin e jetës sime dhe, kjo më bën të ndihem mirë.

Vepra në fjalë materializohet me kulturë arti modern, gjithnjë në kërkim të hapësirës dhe kohës së mjaftueshme për të gjithë ne në këtë nënqiell, pa dashur të ndodhë shembja dhe rraskapitja e mendjes njerëzore nga njëra anë, dhe nga ana tjetër aludohet në kuptim të asaj se: absolutisht është e nevojshme dashuria midis njerëzve, si transmetues të paracaktuar dhe të drejtpërdrejtë i një të vërtete të thjeshtë, veçmas nga pikëpamja se shpirti dhe materia janë dy aspekte të bashkuara në një trup. Prandaj, trajektorja jetësore e autorit Kelmendi thjeshtë qëndron në mendimin: “lexues si mulliri i Hajdar Agës” dhe si krijues i mirëfilltë në fushën e letërsisë artistike shqiptare /poezi e prozë/ të prezantuara në nëntë librat e botuar dhe në shumë shkrime autoriale, si reçenca e publikime të tjera, si e vetmja vlerë me prioritet të angazhuar në krijimtarinë e tij letrare. Bota paqësore e shpërfaqur gati në të gjitha njësitë letrare, pavarësisht rrethanave të caktuara shoqërore e historike se ku zhvillohet ngjarja, mishëron vullnetin e tij të fortë në ndërtimin e ndërgjegjës së vetëdijshme dhe në gjetjen e thesarit plot dashuri, gëzim e lumturi njerëzore, si virtyte vlerash të palëkundshme. Ndaj edhe sot, ky 90 vjeçar me një potencial energjie të pashembulltë, kohën boshe e mbushë me tregime e novella, me poezi e këngë portretesh e personazhesh, me imazhe e mesazhe për fatin tonë historik e për të lënë gjurmë të pashlyeshme në botën e lexuesve të mirëqenë.

Autori do të investojë mjeshtërisht dhe mjaftueshëm në qëndrimet dhe pikëpamjet e veta me adhurim e në përputhje me zhvillimet e hovshme të shoqërisë në shek.XXI, për t’i dhënë kuptim jetës, ngaqë, siç mund të lexohet mes rreshtave, asgjë nuk ekziston për hir të vetvetes, ndërkohë që çdo gjë, jo rastësisht, është në ndryshim.

Librin e ka të ndarë, fizikisht, në dy pjesë të veçanta strukturore:E përjetshmja-kapitulli I dhe tokësorja-kapitulli II/që, lirisht mund të konkludojmë se përmbushin normativin letrar artistik e gramatikor- gjuhësor; morfologjik, fonetiko-fonologjik, sintaksor, semantiko estetik dhe semiologjik/Sh.e shenjave/. Sidoqoftë pjesa e parë përmban idetë, pikëpamjet dhe mendimet më të thella, me shpjegime të nevojshme nëpërmjet tregimeve të shkurtra në frymën që i përkasin Dritës hyjnore të njerëzve të mëdhenj siç është në rastin tonëMJESHTRI, i cili tërë sfondin mendor e filozofik e drejton tek të gjithë ata që dëshirojnë dhe kanë durim të dëgjojnë, zbatojnë dhe shijojnë të bukurën e fjalës me dashurinë e Vërtetë. Poashtu, pjesa e parë/Kapitulli I/ mbështetet në riprodhimin dhe interpretimin e fjalëve dhe mendimeve të profetënve e të Mjeshtërve/mistikëve/të mëdhenj, prandaj autori përpiqet që këto ide e pikëpamje t’i bëjë të frytshme për vetveten dhe pak a shumë të ketë mundësi të identifikohet dhe mishërohet me veprime të mira dhe të qëndrueshme. Ky kapitull përfshin edhe disa nënkapitujë të tjerë, si:

* Mjeshtri/trembëdhjetë tregime/;

* Tregime nga Mjeshtri/Dymbëdhjetë tregime/;

* Me Mjeshtrin- Kujtime/;

* Mendimet e njerëzve të shquem janë pjesë e qenies sonë dhe

* Mendime të qëllueme, të mbledhuna me kohë – pa adresë;

Mjeshtri / I /

Tashmë, autori Kelmendi – poetoprozatori i njohur për audiencën, po përpiqet të hynë dalëngadalë në botën e fshetësive, e cila do t’i pëshpëritët disi me besim e dashuri. Dhe me dashuri synon ta merr atë që i duhet udhës në ecje.Tregimet e panumërta që dalin nga goja e Mjeshtrit, janë gjithmonë në frymën e së vërtetës dhe të ngjarjeve me vibrime shenjtërie, me ç’rast narrativa e autorit krijon bindjen se e Vërteta është diku në vetë qenien e njeriut, për të

  1. s’është i vetëdijshëm se diçka të tillë posedon.

Autori, me qetësinë e tij dhe kulturën që posedon të një shkrimtari, pa kundërshti e pranon këtë fuqi ndriçuese, këto pikëpamje, sidoqoftë, në aspektin teorik, duke iu shmangur kështu konservatorizmit, e për të vazhduar me të rejat që po i sjellë Koha e Re.

Mirëpo, sot fal ngjarjeve të mëdha evolutive kulturore, të lakuara anëkënd Rruzullit, me veçanti mistiçizma, është bërë objekt debatesh e bisedimesh të pafund të shumë mendimtarëve, të cilët në frymën e së vërtetës, përpiqen të nxjerrin mesazhe për të gjithë ata që i nënshtrohen vullnetit të mirë dhe dashurisë së pastër e të kulluar, duke u frenuar dhe përjashtuar nga çdo e keqe që mund të sjellë egoja dhe epshi i tepruar i njeriut. Në mbështetje të kësaj rrjedhe në ecuri, në disa nga veprat e më të fundit, sikur ndihet prania e një fryme ndryshe, si fillesë e një faze të re, më e përparuar e mpleksur edhe me zjarrminë e adhurimit ndaj Zotit. Pra, e lëvizë mendimin kah librat e shenjta, të cilat me adhurim hyjnor i shfleton dhe përpiqet të merr diçka që ia mrekullon shpirtin dhe udhën që ka marrë t’ia bëjë të pranueshme e më të lehtë.

Porositë e mendjendriturëve me kthjelltësi mesazhësh të qarta, i mendon brenda aftësive të mundshme për kapjen e thelbit të tyre, si një drejtim që peshon ndërgjegjen e secilit nesh. Ai kur shpjegon mendim-kërkimet/meditimet/e tyre, nuk duket hapur, nuk është i zëshëm, sepse zëri i tij nuk ka nevojë të jetë i pranishëm, karshi ideve të tyre të larta e të palëkundshme, si:“ Shpirti e Zoti janë e njëjta gja, si molekula e ujit me oqeanin”. “Gjithçkaja asht e shpirtzueme, e përmbledhun në NJI të VETME”.

Kjo dikotomi, bashkëjetesë simbiotike “shpirti e Zoti, molekula e oqeani” janë përpjekje e përhershmërisë, e artikuluar me prani të një energjie shpirtërore që shkrihet në një të vetme. Dhe, kjo njohje e fshehtësive të Gjithësisë i atribuohen Zotit që na udhëheq duke qenë brenda secilit nesh./“Ç’asht shpirti?”/

  1. vetëdije e pastërti shpirti e adhuron Hyjnorën!…E don jetën. E don të bukurën e jetës – Hyjin. Çdo mendim që i rrjedhë nga zemra e sinkronizon me fjalën dashuri. Është Mjeshtri im nga i cili mësova dhe e kuptova shumë. “Ai ma grisi tisin e Diellit tim të brendshëm”. Dhe,” Mbeta , nxanësi i Tij”, - shprehet autori, duke aluduar në vetëdëshirën për të qenë edhe shpirtërisht e me dashuri pranë Dritës Hyjnore /”Mjeshtri im”/. Përmes mendimsentencave të çmueshme, të veçanta e të përzgjedhura nga mendjendriturit, autori i drejton porositë e tyre të pajisura me dinjitet, si:

“Filloje dhe përfundoje ditën me D a sh u n i!”/ Sei Baba/.

 

Nxanësi / II /

Pjesa e dytë, për të cilin mendojmë ta shtrojnë, si vlerë që materializohet me thjeshtësinë e fjalës e të mendimit, të gjurmuar nëpër stinorë epokash e vend-hapësirash, të caktuara, edhe atëherë kur hijet e burgjeve dhe kamxhiku ia “stolisnin fizikun”, në të shumtën e rasteve shtrohen si sajime në fushën e letërsisë artistike, si poezi prozaike-rrëfimtare dhe prozë të artikuluar me forcën e gjuhës poetike që reflektojnë edhe porosi kohe, edhe këshilla, por edhe gërshetim motivesh e fenomenesh jetësore të definuara me plotë dritë e passion të pakundërshtueshëm, që prekin sferën e përditësisë në rrjedhë të udhës së menduar.

Si poetoprozator i së tashmës, që do të pasqyrohet me personazhin tejet konstruktiv, por edhe inspirativ Nxanësi, i cili thjesht përçon porositë që konsiderohen si themeltare për ndërtimin e paqes shpirtërore me përmbajtje të qarta jetësore, të mjeshtërve të lashtë shpirtëror, të filozofëve, dijetarëve e shkencëtarëve, mendimtarëve të devotshëm, mendjeprehtë e rrezendritur.

Poashtu, edhe kapitulli i dytë përfshinë disa nënkapitujë të tjerë, si:

* Në shkreptimën e yjeve/njëmbëdhjetë tregime dhe një poezi/;

* Fotografia /katër tregime dhe katër poezi/;

* Hijet/gjashtë tregime/;

* Disa hoje zgjoni/nëntë tregime/

Njësitë, si ato poetike apo narrative rrëfimtare, ndjekin njëra-tjetrën dhe në dukje sikur mbërthehen mes veti për ta bërë qëllimshëm arkitekturën e tyre sa më të thjeshtë, por të nivelit të pranueshëm për audiencën e vet të nderuar. Do të ndalet qëllimisht tek ato dukuri, si lëndë trajtimi me besim e gjallëri, me përshtatje shijes që e dëshiron, ngaqë realiteti jetësor me shumëllojshmërinë e saj, bëhet vetvetiu tërheqëse dhe inspiruese për ndërtimin e poezisë dhe prozës së kënduar mbase në poezi.Qëndrimi i angazhuar në kornizë të kohës, prekë thelbin e mesazhit dhe mjaftueshëm pasqyron fjalën artistike gjithnjë të definuar në rrafshin e së Vërtetës.

 

Autori, së bashku me librin e mendimeve dhe frymën e gjallë, kapërcen faktorin kohor për të vazhduar me refleksione të fuqishme, si tejçues i rrëfimit shqip të faktorizuar me fatin e njeriut. Ai ka aftësi të jashtëzakonshme për ta thurë tregimin me shumë melmesa tradicionale, që bartën prej një brezi në brezin tjetër. Artistikisht të sajuara e me shije të rrallë, do të shpalosë copëza bisedash, qoftë të dëgjuara në kohë të hershme nga vetë personazhet e tregimeve apo të përjetuar tejembanë Shqipërisë e Kosovës martire. Gjithmonë i natyrshëm e me rrezatim frymëzimi, do t’ua ndjejë frymëmarrjen e tyre me tërë metaforikën e artit, me të cilat do ta ngrohë botën e tij të brendshme si në tregimet/” Et-hem Dalip Helmësi”,”Istrefi”,”Gishtat”,”Dy rrëfime nga Daniel Gazulli”,”Pleqnia e rrallë”, Dy tregime nga: Cufë Sokoli”Bukula”dhe”Ura e brishtë”, ”Tre qypat”,”Kali i shalës” etj./.

Personazhet i ka me karakter të fuqishëm, të gjallë e të dimensionuar denjësisht nëpër koordinatat e kohës, ku ëndrrat dhe shpresat bëjnë testamentin me dritën e adhurimit.Imagjinata e autorit tërësisht do të shkrihet në magjinë poezi e prozë me emërues me jehonë të ndjenjes dhe do të përndizet në frekuenca periudhash të caktuara, për t’u konsoliduar pa shqetësim në bërthamën e mendimit të kultivuar me kulturë e ndiesi në galerinë e kujtesës me fragmente historie.Në këtë rrafsh, të gjitha njësitë i ka të racionalizuara me konstrukt të pranishëm dhe drejtpeshim të shprehjes së materializuar me ardhje letrare artistike, që pulmojnë verbin rrëfimtar poetik mbi universialitetin e vlerave të vërteta për kënaqësi të shpirtit.

Poezia “Kanga Hyjnore”, gatuhet nga koncepte të përzgjedhura si: jeta, dashuria, mrekullia, nderi, udha, e Vërteta. Fjalë hyjnore që bashkëjetojnë të shpirtëzuara me zjarrin e fjalës dhe simbolikën e zemrës, si mesazh i njëmendtë hyjnor. Vargje të fuqishme në fushën e shprehjes poetike ku semantika kuptimore me figuracion të lehtë dhe shumë miqësore, do ta fisnikërojnë me dialog shpirti, si:/” Mjaft ke pi! –/ Nji za u ndi –/ Kështu e ka jeta/ Tek dera të prêt –/ E VËRTETA”/./”Kanga hyjnore”/ .

Në brumin e kësaj vepre mbresëlënëse kreative me refleksione të fjalës artistike, shkëndijon shumëdimensionaliteti i begatuar me ngjyrime të intimës shpirtërore, që shpalosët me fuqinë e përjetimit të autorit. Udhën e mendimeve e ka shumë të gjatë, si dëshmitare e palëkundshme e rrepticave nga koha që ka qenë e trazuar, e huaj, dramatike dhe me shqetësime të mëdha mbijetimi birucave dhe heqameve të nëndheshme. I patrembur nga harrimi ai hyri në burg trupthatë dhe doli shkrimtar e poet me pjekuri të plotë personaliteti.Prandaj, duke marrë parasysh kualitetin artistik të tërësisë, portreti fizik e shpirtëror i autorit, karakterizohet me lëvizje dramatike dhe shprehje të thella psikologjike, që do të përbejnë të veçantën e këtij libri me nuanca vlerash letrare estetike, me skena të mëdha e të vogla, me pritje e lutje të përhershme për ndonjë “pushim a qetësi shpirtërore”, tashmë si pjesë e pandarë e jetës, pa dyshim do të shpaloset në novelën tejet të ngjeshur e brumore”Hijet”. Dhe, kur flitet për linjat estetike të arkitekturës shprehëse“Hijet”, duhet kuptuar si kaptinë e veçantë e një kryevepre letrare, e cila konsiderohet si pjesa më origjinale autobiografike e autorit, e prezantuar përmes një galerie tipike filozofike të indit mendor. Novela “Hijet”, është një reproduksion i përjetimit të dikurshëm, ku ëndrrat dhe dëshirat përjetojnë mbytje psikologjike, ku drejtpërdrejtë e pamëshirshëm u është cenuar e drejta elementare njerëzore, jo vetëm e personalitetit të tij, por edhe e shumë intelektualëve në atë kohë. Kjo valë e rrëmbyeshme, kjo hise e padrejtë, me përplasje të sikletshme birucave pa diell e qiell, pafundësisht do t’ia rrahin dhe lëndojnë, me paramendim, indin shpirtëror – mendimin për dritën dhe dashurinë hyjnore dhe njerëzore.

Paraqitja mjeshtrore e narrativës rrëfimtare tek “Hijet”, përçohet me saktësi vlerash artistike, ku trajtohen detajet me të gjeturat jetësore të mbijetesës deri në përimtësi, brenda një perimetri të ngushtë e të mbyllur hermetikisht./”Janë 16 kthina rresht ”si kutia”. Dallohen vetëm nga numri i derës. Ban përjashtim vetëm dera e parë. E kanë pagëzue NJËSH- NJËSHI, emërtim që e ka pasunue edhe fjalorin tonë. Asht pak ma e ngushtë se të tjerat.

Për miq të n g u shtë…! /”Hijet”/.Hapësirat e konfiguruara birucave të nëndheshme, -“kthina të blindueme për merak”.me veçanti Njësh-Njëshi, 5-a, 7-a, 12-a…/për opinionin të papërshkruara e të paparamenduara/, në esencë paraqesin rrëfimin e nostalgjikës së përjetuar bashkë me peshën e kohës, që ka rënduar mbi supet e molisura të imcakut rugovas për një kohë të gjatë…/”

Në këtë laborator të kohës peshohen idetë dhe përmbajtjet me tema e motive shtesë, ku pikturohen portretet e personazheve me veçanti të korifejve të kombit.Të gjitha këto figura të vendosura në këtë mozaik portretesh të papërsëritshme të historisë sonë, ia ndërtojnë kujtimin me artikulim të kuptueshëm kah e folmja dhe mendimi shqip në frymën e atdhetarisë.

  1. gjithnjë në këtë kuptim, forca e ngacmimit të nervit poetik do t’ia rrahë plagët e mallit për Orleanën shkodrane Marije Shllakun, një vajzë shqiptare e lindur në themelet e legjendës së Rozafës dhe e rritur nëpër flakët e luftës, në mbrojtje të atdheut, me emërembimër melodioz, me gjuhën e bukur të imagjinatës, e rrept e sypatrembur, me qëndrim stoik para hetuesisë. Pa i mbyll sytë foli zëshëm e me jehonë: “O Kosovë, o lokja jonë!/Sa shpresëmadhe të gjeta/ E sa zemërplasun po të la!../Po në këte çast po i lutem ZOTIT:-Gjaku im t’u baftë DRITË!”Dhe Drita u ba. Dhe së bashku me Korifejtë e Kombit Shaban Polluzhën e Mehmet Gradicën dhe shumë atdhetarë të tjerë me emër e mbiemër, u prini çetave nacionaliste kosovare në luftën kundër sllavokomunistëve. Mordja me pushkatim do t’ia marrë jetën padrejtësisht në natën e zymtë të 24-25 nëntorit 1946, bashkë me At Bernard Llupin, Prof. Kol Marubin, dhe mësuesin Gjergj Martinin. Megjithatë, ata do të jetojnë mes nesh përjetë, deri sa të ketë njerëz në këtë Rruzull! /“Fotografia”, “Motrës heroinë”,” Rozë, motra jonë!”/.
  1. çdo sekuencë tjetër e jetës, që vihet në lëvizje, ashtu edhe mendja e autorit Kelmendi shtegton hapësirave të njohura e të panjohura, për të mbledhë mjaftueshëm imazhe të qarta dhe për t’i prezantuar me pjekuri si pjesë të një mozaiku të artikuluar me vlera të nivelit që përkon me kohën./P.sh “Nanë”,”Nderim”, “Sali Ukella” ,”At Bernard Llupi”, “Nusnia e ngrime”etj./.

Libri ka përmbajtje interesante me ndikim në jetën e përditshme dhe si i tillë sintetizohet me dije e njohuri nga diversiteti i gjinive letrare të qarta, pa dyshim ruan lidhjen kohezive dhe cilësinë e krijimtarisë letrave, me veçanti në segmentin poetik dhe atë të prozës moderne, ku stili i autorit shihet qartë, si në tregimet:”Dera”,-”Jona”,”Drita eDashurisë”, ”Kafshat”.”Gurra e Dashës”,“Ma e vështira natë”etj./.

Shpirti i ngrohtë i autorit bëhet burim i një energjie që ia drejton mendimin dhe kërkon të zbrazët aty ku duhet të lë gjurmë të një jete, që dikur ka qenë vetëm një realitet i kohës, si:(“Zgjimi i andrrës”,”Udhëtimi”) etj.

Vokalizimi i trungut poetikoprozaik me përshtypje tek lexuesi i saj i respektuar, do të bëhet natyrshëm, estetikisht dhe në mënyrë afirmative, duke nxjerrë pretekstin e nëntekstit me organikën e origjinalës së shprehur përmes një gjuhe të hollë e të vetëlindur me plotë shije të dardanishtogegërishtës së bukur të autorit.

Fjalën dhe mendimin e qepë mirë e bukur me ide e tema të përzgjedhura duke bërë që ato të bashkëjetojnë mirëfilli me vargun poetik dhe prozën rrëfimtare.

Asgjë jashtë vetvetes, kuptimisht do të lexohet autori.Vargu dhe narrativa e tij janë tërheqës dhe reflektojnë dashuri për gjuhën, shkollën dhe atdheun. E mbi të gjitha, thotë autori mbetet përherë krenar që është shqiptar. Struktura sintaksore e fjalisë nuk është e ngarkuar. Ajo del me një gjuhë të qëlluar, me përdorim fjalësh të përditësisë që rrjedhin nga leksiku i pasur gjuhësor dhe gjuha letrare me melmesa të një dardanishtogegërishteje të gjallë dhe lehtë të përçasur për secilin nesh.

Me nuanca modestie e sinqeritet të patepruar, kjo vepër shprehë botën paqësore të autorit, me shpresë se do të kuptohet drejtë e me besim zemre, pa dashur që të përfitojë lavde e epitete, përveç ngopjes së njeriut me gëzime e lumturi shpirtërore. Prandaj, edhe përpjekjet e aurotit Kelmendi nëpër faqe të veçanta hedhë kujtimet e së djeshmës që të sotmën ta bëjë më të njohur e më të afërt me audiencën ku flitet gjithmonë shqip me kulturë të nivelit intelektual.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat