Mbahet takimi tradicional i krijuesve nga mërgata

Libra

Mbahet takimi tradicional i krijuesve nga mërgata

Më: 7 gusht 2019 Në ora: 12:51
Kopertina e librit

(E plotësuar) - Një numër i madh i krijuesve shqiptarë, të cilët jetojnë në mërgatë, kanë promovuar sot veprat e tyre në gjuhën shqipe, në kuadër të edicionit të gjashtë “Takime tradicionale të krijuesve nga mërgata dhe diaspora" të “Ditëve të Diasporës”, organizuar nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike.

Kryetari i Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë të Mërgatës, Hasan Qyqalla, tha se është kënaqësi e veçantë që sot ndodhen në Bibliotekën Kombëtare për të promovuar disa nga veprat e krijuesve të mërgatës.

Qyqalla: Është kënaqësi e veçantë për krijuesit e mërgatës shqiptare

“Është kënaqësi e veçantë sidomos për ne krijuesit e migracionit shqiptar  dhe kemi emocione pa dyshim kur jemi në vendlindjen dhe hapësirën tonë kombëtare. Me këtë rast dua të falënderoj Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, e cila si zakonisht i ka mbështetur takimet tona dhe i ka organizuar këto takime”, ka thënë ai.

Muhamet Selmani, këshilltar i ministrit në largim të Diasporës dhe Investimeve Strategjike, tha se ky aktivitet është tradicional, ku sipas tij këtu mblidhen të gjithë që të tregojnë krijimet e mërgatës, të cilët edhe pse nuk jetojnë në Kosovë, fuqizojnë kulturën e atdheut.

Selmani: Shkrimtari e thotë atë që ka në zemër

"Shkrimtari e thotë atë që ka në zemër, e vetmia e juaj është dituri për shoqërinë, ndërsa nderi dhe respekti për ju ngritet, rritet dhe shpërndahet përmes librave që ju shkruani. Zoti ju bekoftë dhe penda asnjëherë mos ju harxhoftë”, tha Selmani.

Në këtë "Promenadë Mërgimtare”, u tha se numri i autorëve në diasporë nuk është i vogël, disa prej tyre edhe kanë promovuar krijimet e tyre më të reja.

Recensenti i librit Nikollë Likaj ka promovuar librin  “Shkalla e Diellit” të Fran Tanushit.

Ai tha se poeti Frank Tanushi është i fjalës së kursyer, metaforës dhe simbolikave në poezi.

Likaj: Frank Tanushi vazhduesi më i mirë i poezisë të emrave të mëdhenj

“Ai është vazhduesi më i mirë i kësaj poezie të përfaqësuar nga emra të mëdhenj si Camaj, Shkrelaj, Podrimja dhe të tjerë. Duke marrë nga kjo poezi, poeti Tanushi ka mundur me sukses të tregojë individualitetin e tij poetik. Mendoj se ky është suksesi i parë i tij, dhe suksesi i dytë i Tanushit është se në këtë poezi nga vëllimi i parë deri te vëllimi i tretë “Shkalla e Diellit”, kemi një arritje të dukshme artistike”, tha Likaj.

Zejnepe Rexhepi ka promovuar librin "Shprushje Kujtimesh" të Gonxhe  Begusholli, me ç' rast edhe ka lexuar disa nga vargjet e këtyre poezive.

Rexhepi: Në tërë vëllimin takohen ndjenjat

“Në tërë vëllimin takon ndjenjat herë fuqishëm, me një zë që vjen nga larg e të trazon dhembjen me dashuri, herë brishtë si frymëzim malli që të moleps sado që nuk dorëzohesh përpara largësive, as para kohës që të vjedhë dashurinë për ditë e nga pak”,  u shpreh ajo.

Helena Halilaj ka promovuar librin “Endje” të Demir Reshitit, të botuar në korrik të këtij viti.

Në këtë libër janë përmbledhur shkrime paraqitëse për libra zhanresh të ndryshme, përkatësisht tekste autoriale botuar viteve të fundit, gjegjësisht  përmbledhje poetike, vepra prozaike, monografi, publicistikë, ditarë, vepra të përkthyera, film e teatër.

Në këtë aktivitet morën pjesën edhe Akademia kulturore "Mirëdita" dhe Shoqata "Bytyqi". 

Promovohen disa vepra të krijuesve nga diaspora

Në kuadër të "Ditëve të Diasporës", Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike ka organizuar aktivitetin “Takime letrare me krijues dhe shkrimtarë nga diaspora dhe Kosova”.

Hasan Qyqalla, kryetar i Lidhjes së Krijuesve të Mërgatës, tha se është kënaqësi e veçantë që sot ndodhen në bibliotekën kombëtare për të promovuar disa nga veprat e krijuesve të mërgatës.

Muhamet Selmani, këshilltar i ministrit në largim të Diasporës dhe Investimeve Strategjike, tha se ky aktivitet është tradicional, sipas tij këtu mblidhen të gjithë që të tregojnë krijimet e mërgatës, të cilët edhe pse nuk jetojnë në Kosovë, ata vazhdojnë të punojnë për atdheun.

“Ju falënderoj për krijimet e juaja. Penda asnjëherë mos ju hargjoftë. Libri është vlera dhe drita e një shoqërie. Ju uroj të çmalleni me atdheun dhe t'ju frymëzojë të shkruani edhe më shumë vepra", tha ai.

Në këtë aktivitet, u tha se numri i autorëve në diasporë nuk është i vogël, ku disa prej tyre edhe kanë promovuar krijimet e tyre më të reja.

Fillimisht u promovua libri "Shprushje kujtimesh" e Gonxhe Letmi Begushollit, me ç' rast u lexuan edhe disa poezi të kësaj vepre.

Ndërsa, Elena Lilaj, e cila foli për librin e Demir Reshitit, tha se ky libër tregon historinë e atdheut.

“Ky libër na mëson se ne të ardhmen, të jemi artistikisht të ngjashëm duke prezantuar njëri-tjetrin, shpalosim vlera", tha ajo.

Në këtë aktivitet morën pjesë edhe akademia kulturore "Mirëdita" dhe shoqata "Bytyqi".

Njëkohësisht është promovuar edhe libri i autorit Fran Tanushi "Shkalla e diellit", ku foli recensenti i librit, Nikollë Likaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat