Sot promovohet fjalori i parë online shqip-serbisht-shqip - Bota Sot
Sot promovohet fjalori i parë online shqip-serbisht-shqip

Libra

Sot promovohet fjalori i parë online shqip-serbisht-shqip

Më: 26 shtator 2019 Në ora: 07:47
Ilustrim

Me një ceremoni të veçantë që mbahet prej orës 11:00 në Bibliotekën kombëtare "Pjetër Bogdani"në Prishtinë, sot do të promovohet fjalori i parë në internet shqip-serbisht-shqip.

Meqenëse barrierat gjuhësore janë identifikuar si një nga pengesat kryesore për përfshirjen dhe bashkëveprimin midis komuniteteve të ndryshme në Kosovë, IOM ka filluar të zhvillojë mjete dhe burime të reja për të mësuar gjuhë zyrtare.

Në bashkëpunim me Zyrën e Komisionerit të Gjuhëve, Ambasadën Britanike në Prishtinë dhe UNMIK-ut, IOM vazhdimisht mbështet aktivitete për të promovuar shumëgjuhësinë dhe rëndësinë e mësimit të gjuhës.

Pas zhvillimit të platformës së mësimit VocUp, fjalori i parë në internet apo online shqip - serbisht - shqip është përfunduar, duke angazhuar ekspertë akademikë nga Prishtina dhe Beogradi për herë të parë në më shumë se 30 vjet.

Për këtë rast, një dokumentar i shkurtër është përgatitur për të nxjerrë në pah përpjekjet e individëve të përkushtuar për të promovuar rëndësinë e shumëgjuhësisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...