Drita e shenjtë e shqiptarizmit

Libra

Drita e shenjtë e shqiptarizmit

Nga: Baki Ymeri Më: 26 tetor 2019 Në ora: 12:58
Ballina e liberit

Thonë se dashuria përhapet me shpejtësinë e dritës. Dashuria e Faridin Tafallarit ndaj Shqipërisë historike dhe Dardanisë antike, ndaj Shqipërisë reale dhe Dardanisë aktuale, është e hatashme. Autori shkruan për shqiptarizmin dhe atdheun si vatër historike e dashurisë. Shkrimet e tij i përshkon malli ndaj vendlindjes, magjia e zemrës dhe dashuria si pavdekësi. Shqiptarizimi u ka mbetur vetëm idealistëve, një e vërtetë e dhimbshme, prezente gjithandej në botën shqiptare dhe diasporë. Në kuadrin e idealistëve të këtillë me zemër të bardhë dhe shpirt të florinjtë, inkorporohet edhe autori i kësaj vepre, Zt. Faridin Tafallari që shkrinë ditët e netët, rininë dhe pleqërinë, për ta mbajtur gjallë këtë ideal të shenjtë. Në këtë kontekst të kontinuitetit të mbarrëvajtjes së amanetit të rilindësve tanë, shkrimtari dëshmon se është një tribun i famshëm i idealizmit shqiptar, duke dëshmuar se  patriotizmi as nuk shitet e as nuk blehet, por dëshmohet me vepra konkrete, siç janë veprat e këtij idealisti që digjet për të lexuar shqip, për të shkruar shqip, për të komunikuar shqip, për të dëshmuar se shqipja u lind me lindjen e botës.

Zoti Faridin Tafallari është një shkëndijë e bekuar e guximit, publicist, patriot dhe autor i qindra shkrimeve dhe shtatë veprave të botuara ku defilojnë Kosova, Diaspora, Shqipëria Etnike dhe atdhedashuria fisnike. Bota është shumë e çuditshme. Njerëzit krenohen me atë që duhet të turpërohen. Me këtë konstantim, autori e ka fjalën për ishqeveritarët tanë që e lanë atdheun në mjerim. „Baki vëllau! Të uroj shëndet dhe të falënderoj që më dërgove këtë shkrim të mrekullueshëm për Skënderbeun të zvicranit të nderuar. Por njeriu zymtësohet kur i krahason ata emra kombi me shkulanët e mjerë e hajdutë që na drejtojnë tani, duke ia humbur shanset kombit në këso çastesh të rëndësishme historike.” (S. B.)

„Dëshira ime e madhe përherë ka qenë dhe është të shkruaj për shqiptari e Kosovë! Po ç’të shkruaj sot për Kosovën time, të lirë e të pavarur, për gjendjen e vendit tim, për këtë Kosovë të shumëvuajtur, ku sot këtu, çdo gjë është bërë e padurueshme e padëshiruar, ku as nuk të kandet me e hapë TV! Edhe pse nuk dua të shkruaj kështu për këtë realitet të hidhur të vendit tim, nuk mund të hesht! Jo, jo! Nuk jam aspak i qetë! Më dhemb për gjithçka që po ndodh! Nuk mund të hesht, duke i parë të gjitha këto marrëzira që po ia bëjnë këtij vendi disa të pafytyrë, që kurrë nuk ia deshtën të mirën atdheut, vendi ku kanë lindur dhe ku po jetojnë!” (F. Tafallari)

             Libri i Zt. Faridin „Për kohën e artë” është një monument i gjallë i patriotizmit shqiptar. Çka është patriotizmi: Atdhetarizmi si ndjenjë e shenjtë, nuk do të humbet kurrë. Do të humbin vetëm ata që nuk kanë ditur të japin kontribut për fisnikërimin e tij. Për fat të keq, përçarjen si një sëmurje e rëndë kronike, e kemi ende prezente në gjirin tonë, që nga trojet etnike e deri në diasporë. Po qe se i analizojmë ata që i njohim, konstatojmë se shumica e tyre ende vuajnë nga komplekset e interesave banale të karierizmit dhe nepotizmit. Në vend të principeve, zotërojnë klanet ballkanike të përçarjes, që nga familja e fqinjët, e deri në instanca institucionale.

Të rrallë i kemi ata që dinë ta përkrahin njëri-tjetrin, siç vepronin rilindasit tanë dikurë, apo siç veprojnë hebrenjtë sot, një komb i martirizuar që e respekton Zotin, altruizmin dhe informacionin. Praktika e përçarjes ndëshqiptare shëmbëllen me politikën barbare të dominimit, dukuri këto që i kompromitojnë vlerat morale përmes braktisjes së interesave nacionale në favor të egoizmit dhe të interesave personale. Po qe se e pyet në e përcjell shtypin e përditshëm, edhepse merr disa mijë franga në muaj, ta kthen majmunërisht: “Nuk më intereson politika!”. Thuase shtypi paska vetëm politikë, e jo edhe këshilla se si mund të shpëtosh nga injoranca ballkanike përmes fisnikërimit të shpirtit me dituri dhe shndërrimit të shqiptarit në një engjëll të prekur nga flatrat e engjëllit. Një engjëll i këtillë është edhe autori i kësaj vepre të re që e sheh dritën e botimit në Bukureshtin e veteranëve të patriotizmit shqiptar.

Faridin Tafallari kishte guximin t’i demaskojë derisa ishin në pushtet, butakët e politikës shqiptare të cilëve nuk u hante palla për kopalla. Preokupimet e tij publicistike kanë karakter nacionalist dhe humanist. Nacionalizmi shtrihet deri në kufinjtë e atdheut tënd, pas të cilit vazhdon nacionalizmi i shtetit tjetër. Si qëndron puna me kufinjtë e shqiptarizmit? Pyetje e lehtë për një përgjigje të rëndë. Qeveritë e reja dhe gjeneratat e reja, shpresojmë se do ta zbatojnë në praktikë ëndrrën e rilindësve tanë, për një Shqipëri reale, të bashkuar dhe të përparuar. Autori kishte guximin shqiptar t’i fshikullojë ata që vepronin majmunërisht me fatin e kombit tone, jo vetëm në Kosovë. Si i karakterizon Kosovë Rexhë-Bala te ish-Qëndresa shqiptare e Suedisë, këta gjysmakë: “Një majmun mbi një degë, më zgërdhihet majmunisht e më thot: “Ha bukesuxhuk, pi e qi(ndro) në jetë me lezet, se nuk ka levërdi puna kulturore në këtë shoqëri”! Unë e pyes Darwinin: “Mos vallë lindi majmuni prej njeriut?” dhe shpresoj se një ditë do të njerëzohen majmunat e këtillë, dhe do të zgjidhin me mençuri nyjet e lamshit të ngatërruar të njëmendësisë azilante”.

Kosova është shkëndija që e kall energjinë

Është një sintagmë që e përsërisim derisa ëndërrat e autori të kësaj vepre të behen realitet. Shqipëria nuk mund të jetë e tërë pa gjymtyrët që ia shkëputën barbarët e Serbisë pas zullumeve barbare të Turiqsë. Ajo nuk mund të bëhet siç ishte, pa sakrifica. Jo për gjakderdhje e kemi fjalën, por për djersëderdhje politike, diplomatike dhe strategjike, për zëvendësimin e çallamit ballkanik me punë, dashuri dhe atdhedashuri. Shqipëria e brendshme, Shqipëria e jashtme dhe Diaspora Shqiptare. Shtatëmilionë në Ballkan dhe pesëmbëdhjetëmilionë shqiptarë në botë, janë fakte konkrete që i ka bërë publike Lidhja Shqiptare në Botë, e prirë nga do atdhetarë të mençur, si vëllezërit Kuzhnini, Neki Lulaj, Vitore Leka, Orhan Kubati, Nazmi Jakurti, Liman Kurtishi etj. E kanë thënë rumunët, dhe e themi edhe ne: Fati i botës varet nga Kosova. Kosova është koka e Shqipërisë, shkëndija që e kall energjinë. Ndjenja kombëtare është ajo ndjenjë e shenjtë, që e siguron ekzistencën e popujve. Historia e Shqipërisë është historia e dritës së dashurisë.

Populli shqiptar i ka do cilësi, që s’i ka kush tjetër në botë: Trimërinë, Besën dhe Tolerancën. Dhe s’i ka ato që i kanë të tjerët: Atdhedashurinë, Altruizimin, Unitetin dhe Sovranitetin. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shtetet e bashkuara të Shqipërisë janë ëndrrat e mërgimtarëbve tanë. E para u realizua para ca shekujsh, ndërsa e dyta shkon duke u realizuar falë Zotit, Amerikës dhe Europës së Bashkuar. Është kjo një ëndërr, që një ditë mund të bëhet realitet, dhe atë me një kusht: po qe se e braktisim përçarjen ndërshqiptare, fanatizmin fetar dhe bajraktarizmin politik. Kurë do të vijë koha kur do të marrim shembujt e librave të shenjtë? Kurë do të vijë koha të themi se Shtetet e Bashkuara të Shqipërisë kanë një klasë politike të shëndetshme, që e vë në lëvizje jetën ekonomike dhe shpirtërore? Kush mund të na e kontestojë atëherë të drejtën për t’u bërë kombi më i admiruar në botë? Shqipëria reale, përmes betejave të Skënderbeut dhe Adem Jasharit, përmes altruizmit të Nënës Terezë, dhe përmes mençurisë së Kadaresë, të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, një ditë do ta përfitojë të drejtën për jetë.

Në librin e F. Tafallarit defilojnë shkrimet më të reja që i ka botuar në faqet e Facebokut. Nga to kuptojmë se shqiptari ngado që shkon, vendin e vet s’e harron. Kurrë nuk trembet shqipëtari, që ka në zemër gjak si zjarri. Shka bojn shqyptarët e mjerë? - pyeste Fishta për dembelat e Ballkanit. Hanë fiq e qesin petlla n’ujë. Dhe e shikojnë ushtarin e huj. Pale a e ka fesin qyp apo kapelë. Pale a e ka kalin at apo pelë. Të këtillë na duken sot ata që i hedhin më shumë lekët për cigare, se sa për gazeta shqiptare. Me çikto njerëz nuk dritohen brinat e dashit, na thoshte një mik imi një ditë, derisa Përtac Trimi kalonte nëpër Mirditë. Shqiptarët dikurë digjeshin për Shqipërinë. Ku janë ata shqiptarë të hatashëm, që i kishim në kohën e Xhelal Gjurës dhe Lazim Rexhepit, të Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës? Burra e shkuar burrave, për nderë e për shpresë, për trimëri e për besë. Ku është zemërgjerësia karakteristtike e atyre që shkriheshin për komb e atdhe, siç ishin rilindësit tanë, atëherë kur toska e gega, myslimani e i krishteri, hidheshin në flakë të barotit për t’ia shpëtuar trojet Shqipërisë nga dembelat e Turqisë dhe derrat e Serbisë!

Shpirti shqiptar është shpirt i shenjtë. Skënderbeu përleshej me Islamin, ndërsa Adem Jashari me Sllobodanin. Njëra palë me ata që na e ngulfatën dembelizmin dhe fanatizmin, ndërsa tjetra palë me ata që na bënë myzevira. Falënderojmë Zotin që iku ajo kohë kopiliste, kur shqiptari e shiste shqiptarin! Vetëm në kohën e komunizmit njeriu shkonte në burg për një fjalë goje. Shyqyr Zotit që bota shqiptare, tashmë ndërlidhet me Perëndimin katolik, siç ka qenë edhe ajo dikurë, që nga Suli i sokoleshave që hidheshin nga shkrepat për të mos rënë në kthetrat e fanatikëve të Azisë, e deri te trimat e Drenicës që rrokullisnin shkrepa bjeshkësh kundër autoblindave të Serbisë. Shpirti shqiptar është shpirt i punës dhe dashurisë. Jo më kot, Enver Hoxha e pagëzoi partinë e tij, Partia e Punës, edhepse paralelisht me jopunën, kriminelët e Sigurimit e praktikonin dhunën.  Shqipëri moj Nëna ime, ndonëse jam i mërguar, Zërin tënd moj Zemër, nuk e kam harruar! (Bukuresht, 24 Tetor 2019)

Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat