Atëherë kur çdo gjë ishte gati për kremtimin e ditëlindjes së Miriamit, ajo vuri buzën në vaj dhe filloi të bërtas: "Dua, dua... Dua edhe një torte!"
- Edhe një tortë?! U habitën prindërit! Po a je në veti Miri, pyetën që të dy thuaja se njëzëri. Për ditëlindje gatuhet vetëm një torte...
- E di vazhdoi buzëvarur Miriami.
- Po atëherë? Çfarë të duhet torta tjetër?
Miriami heshti. Heshtën edhe prindërit...Dhe kur serish vazhduan punën në përgatitjen e tryezës, përsëri u dëgjua zëri i Miriami: E dua edhe një torte!
Prindërit u shikuan me habi! Ata deshën t'i thonë diç, por pasi ishte moment kremteje, frenuan veten.
Mamaja iu afrua dhe me zë të butë e pyeti: "Po çfarë të duhet torta tjetër? Torta është mjaft e madhe dhe do të mjaftojë për të gjithë mysafirët...
Miriami fërkoi sytë e mandej shpërtheu: "E dua për kukullën time, BARBI!
Në fytyrat e prindërve u hetua një lehtësi.
- Po sa qirinj duhet ndezur në tortën e kukullës tënde, pyeti mamaja si me shpoti.
- Një qiri më pak se në tortën time, pasiqë atë ma solli gjyshja për ditëlindjen time të parë - u përgjigj Miriami.