Poetja e vyeshme Fitore Haklaj - Bota Sot
Poetja e vyeshme Fitore Haklaj

Libra

Poetja e vyeshme Fitore Haklaj

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 14 qershor 2020 Në ora: 11:29
Ballina e librit

Pas vëllimit poetik "Shpirti peshon", krijuesja mërgimtare Fitore Haklaj sërish lexuesit të saj i mbeti besnik duke e sjell para tyre vëllimin e dytë me titullin poetik "Pejsazh në zemër", ku autorja përmes vargut korrespondon me vendlindjen, ngase koha kur kjo krijuese krijon  mërgimi,. Poetë të shumtë e kanë përjetua rëndë mbi supet e tyre, duke qenë me mijëra kilometra larg nga ajo, nga ujët dhe dielli i vend lindjes. Si dhe një herë më shumë larg nga buzëqeshja e më të dashurve, një lidhje e saj të pandarë fizike nga fjalët e bukura të nënës, babait, vëllait dhe natyrës së bukur të vendit , ku e rriti dhe i dha krah të fluturon nëpër dhera të tjera , për një jetë më të mirë,por gjithnjë të mos i bëhet barrë e rëndë e shoqërisë. Duke lexuar vëllimin poetik me titullin" pejsazh në zemër" të poetes Fitore Haklaj , nuk mund të mos e lexon me një frymë, sepse vargu poetik i saj është i mbështjelle pikturat e dhembjes , ngjyrat e të së cilave i japin dritë errësirës. Ka një kohë të gjatë që është prezentë , kur fjala e dhënë nuk është më parim,por vetëm si fjalë e harruar. Ka vite që piktura dhe poezia tek kjo poete janë dy anë , që i falin jetë dhe shpresë njëra-tjetrës për ta përmbysur të keqen,e cila i manifestohet si buzëqeshje, e në fakt i sjellin dhembje jetës së njeriut që e rrethon, dhe duhet besua Por cila është e vërteta e hidhur që e shkakton këtë farë të keqe e thotë autorja përmes vargjeve të bukura. Njëkohësisht poetët sikur janë të lidhur për natyrën, ku e bukura shihet me syrin e piktores, dhe lexohet në vargun e poetes Fitore Haklaj.

Pejsazhet në zemër" me ide të hedhura, sikur të ishte ky një kopsht plotë me lule ...

Poezia e kësaj krijuese është vetë lumi që s'di të ndalët përpos në det, i cili kur mbushet me vargjet e bukura të Fitores, ngrihen valët e tij lart, ashtu siç janë edhe figurat letrare me të cilat di ta ndërtoj vëllimin poetik"Peizazh në zemër", me idetë e hedhura si me qenë ky kopsht plot me lule ,ku nuk e di cila ka aromën më të mire,dhe ligjëron-

Ti ishe një lule                                                                                       

E vyshkur në atë qoshe                                                                             

T'u afrova të marr pak aromë                                                               

Nuk ndjeva asgjë nga jeta.                                                                    

Rrugës së gjatë                                                                  

Të shtrëngova aq shumë                                                                

Nga frika që mos të humb                                                        

Të mora si një pëllumb.

Poezia- Kur të mori era

Lulja është një figuracion frymëzimi i pashtershëm dhe plot novatorizëm si për nga idetë ashtu edhe për nga mendimet që i sjell vargut, poetja, dhe shton-                                                                   

Në atë rrugë të ngushtë

Si vetë jeta                                                                    

E gjatë sa besimi

I tanë perëndive.                                                     

Udhëtova më ty

Për të mos u kthyer pas.

Poezia –Rruga e ngushtë

 

Poetika e këtyre vargjeve është një pasqyrim optimist poetes Fitore Haklaj

 

Nëpër këtë atmosferë duhet njeriu të jetë tjetër ,të këtë tjetër aftësi frymëmarrje dhe qëndrimi ,sepse çdo gjë shihet tek besimi për jetën. Përla e këtyre vargjeve përpëlitej nëpër tymin e shpresës në formë imagjinuese. Në këto raste dominojnë vargje për diellin, ku anorja shprehet –

Atë diell që nuk e pata kurrë                                                           

Në atë breg e në atë lumë                                                                   

Diell i mjeri diell ku mbete ti

Pse s'të pata kurrë në gji.

Poezia-Fito diell

Bota filozofike e poetes Haklaj në relacion me rrjedhën fabulave, brenda domethënies së vet,figurës dhe ndriçimit ideor të imagjinatës së për bujtjeve njerëzore gradualisht di t`i tejkaloj kufijtë e saj për t`u bërë shembull i një matematike metaforike në relacion me të bukurën dhe njerëzoren,me simbolikën e lumit të bardhë ,dhe shprehet-

Ëndërrova një fushë të gjerë e të gjatë                                                

Aty ishin dy lisa të thatë                                                                    

Ishte edhe një lumë pa një pikë ujë                                                       

Edhe lule të vyshkura në gjumë                                                           

 U ula afër lumit e të kujtova më mëllë                                                   

T`i thashë disa fjalë pa përgjigje dot                                                    

U ktheva nga lulet e vyshkura në gjumë                                 

Më lotët e derdhur i ujita pa fund.

Poezia-Ëndërr.                                         

të gjitha poezitë e botes

Fitore të poetës  Haklaj e përfshira në këtë vëllim kanë disa shtrirje më të avancuara, ku figurat janë të gërshetuara duke pasur disa nuanca të tjera që shkrihen dhe koordinohen me sukses në vargëzimet poetike të autor Fitore Haklaj. Ky synim i poetes Haklaj, ia arriti dhe e pasuroi ,jo vetëm opusin e vet letrar, por edhe bibliotekat e lexuesve me poezitë e kësaj përmbledhje poetike. Duke lexuar titujt e vëllimit poetik “Shpirti peshon” le përshtypjen se autorja Fitore Haklaj tani me çdo kusht dëshiron të hyj dhe sikur e ka gjetur portën për botën e bukur të poezisë, një derë që rri hapur për të gjithë ata që e duan fjalën e bukur artistike. Objekt pafund frymëzimi i poetes është piktura dhe lloje  llojshmëri e ngjyrave që duke e dashur artin provoj edhe në një dyanësi të krijoj, ku imazhin për pikturën ta paraqes në kopshtin e shenjtëruar që mbëltohet nga vargu i saj poetik, duke e bleruar edhe më shumë. Kështu zemra e poetes ndizet dalëngadalë kur dalin yjet dhe fillon ta thërret muzën e krijimit poetik. E gjithë kjo ndodh kur autorja është larg vendlindjes dhe tërë imagjinatën e saj krijuese mundohet ta pasqyroj në pejsazh të bukur ngjyrash sikur tˊi krijonte vetë ylberi.                                  

Në qendër të rrëfimit poetik  të  kësaj poete janë figura të ndryshme poetike, që e veçoja orkidenë si lule dhe ssi si figurë poetike.                                                    

Gërshetimi i këtyre elementeve bazohet në perceptimin filozofik e të konceptuar të jetës, rrjedhës, frymëmarrje, krajatave ë saj. Qendër e rrëfimit të poezisë orkideja është lulja, e cila si gjallesë mundohet të bëj jetën e vet ashtu çfarë duhet të jetë ajo. Në simbiozë më të është edhe njeriu dhe jeta e tij, që në njëfarë mënyre i ka specifikat e veta, të cilat e veçojnë nga tërësia e botës. Vetë natyrshmëria e jetës së lules dhe e jetës së njeriut rrjedh bashkërisht, por edhe ndaras. E përbashkëta e rrjedhës së saj është e pandarë, ndërsa e veçanta specifikohet me rrjedha të skalitura në dallueshmërinë delikate, e pse jo edhe në meditimin e kuptimit filozofik. Por megjithatë jeta e njeriut dhe e lules bashkëjetojnë dhe bashkëveprojnë  si poete dhe figurativisht në vargjet e poezisë se poetes Fitore”. Poetja vazhdon rrëfimin e saj poetik në formën e figuracionit dhe të meditimit për simbiozën e jetës së lules dhe të njeriut, gjegjësisht të subjektit të saj lirik: Kështu poetja dhe subjekti i saj lirik njëjtësohen për të udhëtuar poetikisht nëpër rrathët e jetës së lules të cilat në fakt shënojnë epokat, stinët dhe vitet e historisë së jetës në veçanti dhe të botës në përgjithësi. Ky njëjtësim nuk rrjedh dhunshëm, por ai rrëshqet duke gurgulluar ëmbël, ashtu siç janë motet dhe stinët në hemisferën dhe atmosferën e tokës. Simbioza e kësaj jete nganjëherë ngjyroset me ngjyra të llojllojshme që më dominuese është ngjyra e orkidesë e cila shndërrohet edhe në figuracion poetik. Ky mozaik ngjyra nuk është i ngurtë, madje as i imponuar, por edhe mbase, një anë e jetës sonë të kaluar nëpër shekuj dhe nëpër histori. Poezia e jetës së lules dhe njeriut të Fitore Haklajt, kuptimin meditativ dhe filozofik të jetës, e merr duke u zhytur në ngjyrime artistike të thella. Ky kuptim rrjedh në vertikalen dhe në horizontalen e shtrirjes, çka simbolizon natyrshëm rrjedhën e jetës. Në këtë vëllim poetik poetja Fitore Haklaj ka vënë figuracion të bollshëm e të skalitur bukur artistikisht, por edhe një meditacion me plot kuptim për jetën, qëndresën, sakrificën e fitoren. Këto dhe të tjera elemente në këtë vepër janë dëshmi se krijuesja Haklaj kultivon stil të veçantë, andaj vargu i kësaj përmbledhje tregon individualitetin e saj krijues.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat