Poetja Drita Kosumi-Syla, me stilin e saj poetik dhe domethënës

Libra

Poetja Drita Kosumi-Syla, me stilin e saj poetik dhe domethënës

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 27 gusht 2020 Në ora: 10:47
Poetja Drita Kasumi me përmbledhjen me titullin “Diell jete” është një margaritar i çmuar, i cili do të jetë dhurata më e dashur për të vegjlit.

Të lexuesit vjen me përmbledhjen e saj të parë për yllkat dhe fatosa ...

Drita Kasumi si gjini njerëzore, është bota, është qielli dhe jeta, ndërsa si femër shqiptare është dhembja, dashuria dhe lindja. Ndoshta jo pse është femër, por pse ashtu koha e cila vlerësohet si heroinë. Pikërisht kjo poete në shkrimet e saj tani po e bartë peshën e kohës, peshën e historisë, peshën e dhembjeve. Por prapë në veprimtarin e saj letrare, mbetet e pathyer, stoike. Në varfëri, rrezatoi qëndresë, në familje, krua i dashurisë, atëherë pse mos të quhet heroinë?! Ishte dhe mbeti përherë krah i fortë dhe shtyllë e familjes dhe atdheut. Sot Drita është më shumë pranë vatrës së diturisë. Drita sot mori frerët e jetës me këmbënguljen e saj me qëndresën e saj, me çelësin e diturisë. Shpirti i kësaj femre shqiptare sot kudo që është bën dritë. Drita Kosumi-Syla lindi në fshatin Gllamnik të komunës së Besianës. Pas mbarimit të shkollës fillore vijoi shkollimin e mesëm në Besianë, Për të vazhduar edhe shkollimin e lartë në Fakultetin Filologjik në Universitetin e Prishtinës. Përveç dëshirës për shkollim, që në bankat e shkollës fillore ishte dëshmuar për vullnetin e saj në leximin e veprave letrare dhe, kureshtare që të provoj edhe në krijimtarinë letrare, duke u veçuar në leximin e poezive, e cila pastaj i bëhet pasion i pa ndalur deri në daljen para publikut me krijimet e saja, që tashmë janë prezantuar në katër përmbledhje poetike. Shkrimet e para poetike të Dritës i takojmë në fletushkën e shkollës, për të defiluar pastaj edhe në faqet e revistave dhe gazetave për fëmijë e të rritur, si:”Pioneri’’, ‘’Bota e re’’, ‘’Kosovaren’’ e të tjera. ne fjalë ka shtuar aktivitetin e saj duke u paraqitur në botimet e përbashkëta poetike, brenda e jashtë Kosovës. Me poezitë e saj është prezantuar në vëllime të autorëve të ndryshëm si në Suedi, Zvicër, Austri, Gjermani e të tjera. Drita është nderuar me ’’mirënjohje”, ‘’çmime’’, shpërblime nga shume shoqata të krijimtarisë letrare. Deri më tani ka botuar vëllimet poetike:‘’Falma këngën varg’’, Naim Frashri, Fushë Kosovë, ‘’ Mos ma kërko ikjen’’, Atunis, Prishtinë, ‘’Gjethet do t’i pres në dorë’’, Prokult Pres, Diell jete’’ poezi për fëmijë. Autorja Drita Kasumi është anëtare e LSHK-së, jeton dhe vepron në Prishtinë, prej nga zëri i saj poetik shpërndahet tek adhuruesit e poezisë, duke sjellë frymën e saj krijuese Drita Kosumi-Syla, krijuese letrare tashmë e dëshmuar me stilin e saj poetik dhe domethënës, pas shumë vargëzimeve për të rritur, tani na vjen me përmbledhjen e saj të parë për yllkat dhe fatosat tanë, për ata që janë pasuria më sublime e të gjithë neve. Në recesionin e tij Jonuz Fetahu kushtua këtij libri në mes tjerash thekson së kjo poete e vyeshme me veprën e saj ma të re me titullin përmbledhje poetike ’’ Diell jete” në mes tjerash paraqitet me poezitë e saja si e veçantë për shumëçka. Mbi të gjitha, atë e bën të veçantë është përdorimi i shpeshtë i fjalës diell, e cila bëhet alfa dhe omega e gjithë rrëfimit poetik, duke u dhënë kështu jetë dhe dritë vargjeve të saj, të skalitura me aq dashuri e brumë artistik. `Është interesant që, ndoshta për fuqi artistike, nistoret e fjalëve Dritë dhe Diell kanë rastisur të njëjta, Prandaj, në këtë mënyrë, në të gjitha poezitë e saj, ajo arrin ta skalisë gjithkund dashurinë e të vegjëlve për të rritur, si për nënën, për mësuesen, për gjyshin e gjyshen e tij. Kështu, poetja Dritë herë futet në rolin e fëmijës së vogël, e herë në rolin e fëmijës së rritur, duke e sjellë edhe fëmijërinë e saj në retrospektivë. Vargu poetik dhe figuracioni në këto vargëzime është mjaft i qëndrueshëm. e ka përdorur një gjuhë shumë të afërt dhe të butë për femijë i padjallëzuar. Zaten, ky ka qenë edhe misioni i krijimtarisë së saj letrare në këtë përmbledhje. Në këtë mënyrë, Drita e ka ndërtuar një strukturë me metrikë të lirë, të shkujdesur, pa rregulla të ngurta dhe të hekurta. Aty-këtu nëpër ndonjë varg e strofë hetohet një rimë e lehtë, ndërsa ka realizuar kyesisht vargje të bardha, pikërisht ashtu siç është edhe bota e atyre të cilëve ajo ua ka kushtuar ato. Nëpërmjet gojës së poetes, vogëlushët zotohen, ndër të tjera, edhe kështu:

të mësoj shumë Që të jem i parë, Para shoqërisë Gjithmonë – krenar”. /”Diell jete”/

Dhe, krahas çdo dashurie tjetër, poetja sikur do ta brumosë në veçanti dashurinë ndaj Atdheut dhe vazhdimësinë e jetës në këto troje denbabaden ilire:

lind një fëmijë, Lind një Atdhe më tepër; Dëgjohet një këngë e vjetër”. “ Kur lind një fëmijë”/ E kjo zë fill që në hapat e parë, që në bankat e Shkollës fillore, kur: “Abetaren kur e mësova, Emrin Kosovë qëndisa Me shkronja të arta.”/ /”Abetaren kur e mësova”/ Sepse, poetja Dritë u mban vogëlushëve edhe pak “ligjëratë historike”: isha e vogël, Nuk e kuptoja historinë. Ia shikoja babit pamfletet: Do t’i bashkojmë Kosovë Shqipëri...”

Kështu, përmbledhja me vjerrsha “Diell jete” është një margaritar i çmuar, i cili do të jetë dhurata më e dashur për të vegjlit tanë, ndërsa nga mësuesit dhe edukatorët e tyre do të shërbejë si literaturë ndihmëse, pse jo edhe si lekturë shkollore.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat