Panairi i librit në Frankfurt hapet me ceremoni virtuale

Libra

Panairi i librit në Frankfurt hapet me ceremoni virtuale

Nga: D.G. Më: 14 tetor 2020 Në ora: 11:20
Panairi i Librit në Frankfurt, logoja

Panairi i 72-të i librit në Frankfurt u hap zyrtarisht të martën plotësisht virtualisht.

Hapja e solemne u transmetua me livestream, ndërsa në mesin e të ftuarve të cilët dërguan video-porosi, ishte edhe kryeministri i Kanadës Justin Trudeau.

Kanadaja duhej të ishte mysafiri i nderit i këtij viti në panairin më të famshëm ndërkombëtar të librit, por kjo u shty për në vitin 2021 për shkak të kufizimeve të udhëtimit në lidhje me pandeminë Covid-19.

Shkrimtari izraelit David Grossman mbajti një fjalim përurues në internet. Ai foli për shpresën dhe tha "ashtë një emër, por përmban një folje që të çon në të ardhmen".

Ministrja gjermane e Kulturës Monika Gruetters i uroi panairin e të librit çdo sukses, por edhe shtoi se shpreson që ardhshem do të përjetojë përvojën e leximit të zakonshëm dhe diskutimet e drejtpërdrejta si dhe takimin me audiencën.

Ajo tha se qeveria gjermane po ndihmon industrinë me 25 milionë euro për botuesit, libraritë dhe panairet tregtare në Frankfurt dhe Leipzig për t'i ndihmuar të mbijetojnë krizën e koronës.

Panairi i këtij viti i librit zhvillohet deri të dielën dhe mbahet online me 4,400 botues nga 110 vende. Drejtori i manifestimit, Juergen Boos, e quajti edicionin e këtij viti "eksperiment të madh".

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat