Cila është dashuria e grave sipas Schopenhauerit

Libra

Cila është dashuria e grave sipas Schopenhauerit

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 18:43
Arthur Schopenhauer

Filozofi i shquar gjerman, Arthur Schopenhauer, në librin e tij “Si të sillemi me gratë” ka dhënë mendimin e tij rreth dashurisë që ofrojnë gratë. Këtu kemi zgjedhur një paragraf të atij libri.

“I njoh gratë.

E quajnë martesën si një institut asistence.

Im atë, i mjerë dhe i sëmurë, i mbërthyer në karrige nga paraliza, do të kish përfunduar i braktisur, në qoftë se për të nuk do të ishte përkujdesur me dhembshuri një shërbëtor plak.

Zonja, nëna ime, jepte pritje ndërsa ai po shuhej dalëngadalë në vetmi; dhe dëfrehej kur ai hiqte nga dhimbjet e papërshkrueshme. Kjo është dashuria e grave.”

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat