Ndahet çmimi i parë për SHSHASH “Papa Klementi XI Albani” Suedi, nga këshilli organizativ i takimeve letrare “Azem Shkreli” në Pejë

Libra

Ndahet çmimi i parë për SHSHASH “Papa Klementi XI Albani” Suedi, nga këshilli organizativ i takimeve letrare “Azem Shkreli” në Pejë

Xhavit Çitaku, Sekretar i SHSHASHS Nga Xhavit Çitaku, Sekretar i SHSHASHS Më 29 tetor 2020 Në ora: 11:36
Ndahet çmimi i parë për SHSHASH “Papa Klementi XI Albani” Suedi, nga këshilli organizativ i takimeve letrare “Azem Shkreli” në Pejë

Pa dyshim, Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptar” Papa Klementi XI Albani” në Suedi (SHSHASHS), është bërë një ambient i pasur me krijues të vyer, të cilët deri me tash e kanë dëshmuar veten me botimin e shumë titujve të rinj librash dhe veprave tjera të zhanreve të ndryshme.

Këshilli Organizativ i Takimeve Ndërkombëtare Letrare“ Azem Shkreli”, Komuna e Pejës, në Edicionin e XVIII me radhë, sot ndau çmimin e parë për Shoqatën e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptar “Papa Klementi i XI Albani”, Suedi, me motivacion “ Kontributi i dhënë në letrat shqipe dhe krijimtarinë kulturore kombëtare”.

Më tutje thuhet Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptar “Papa Kelmendi XI Albani”, Suedi, i shërben në radhë të parë kombit e atdheut, historisë, letërsisë dhe artit me ngjyra kombëtare, por edhe mbarë njerëzimit. Kjo shihet me angazhimin dhe veprimtarin e anëtarëve të kësaj shoqate në botimin e veprave letrare, artistike e gazetareske. Posaçërisht kulmi i suksesit është arritur me botimin e veprës shumë të pasur e titulluar “ Thesari kombëtar i diasporës shqiptare në Suedi”, i cili ka dalë në dhjetë vëllime, në të cilat përfshihen materiale të dokumentuara për aktivitetin e komunitetit shqiptar në këtë vend skandinav për komb e atdhe, për ruajtjen e gjuhës, kulturës e historisë shqiptare.

Image
Ndahet çmimi i parë për SHSHASH “Papa Klementi XI Albani” Suedi, nga këshilli organizativ i takimeve letrare “Azem Shkreli” në Pejë

Kjo vepër është shpërndarë në të gjitha trojet shqiptare, në shumicën e kryeqendrave evropiane dhe në 287 biblioteka anekënd Suedisë. Krijuesit e kësaj shoqate kanë botuar mbi 200 libra të zhanreve të ndryshme, disa prej të cilëve janë përkthyer edhe në gjuhë të tjera, thuhet pos tjerash në arsyetimin për ndarjen e çmimit të parë nga Këshilli organizativ i takime letrare “ Azem Shkreli”.

Ky çmim dhe ky vlerësim i dhënë nga një juri profesionale i përbërë nga Prof. Dr. Ilire Zajmi Rugova, Prof. Dr. Vjollca Dibra, Prof. Entelea Kasi, Aver Husaj Shef i seksionit të Kulturës në KK të Pejës dhe Shengyl Kelmendi – Gashi,  i gëzoi shumë jo vetëm anëtarësinë e kësaj shoqate, por edhe gjithë komunitetin shqiptar që jeton e vepron në këtë shtet të largët. Po ashtu, ky çmim do të jetë edhe një shtysë më e madhe për një aktivitet edhe më të madh e më përmbajtësor në të ardhmen.

Kjo mirënjohje bëhet edhe më e çmuar dhe më me peshë artistike kur të kihet parasysh fakti së kjo shoqatë u radhitë në vargun e emrave eminentë që u nderuan me këtë çmim jo vetëm të letërsisë shqiptare, por edhe të asaj të vendeve të tjera, siç janë : Ismail Kadare,Agim Gjakova, Din Mehmeti, Çerim Ujkani, Ramiz Kelmendi, Joakim Lunksh, Helmuth R. Niederlie, Anton Nik Berisha, Françesko Altimari e të tjerë.

Pa dyshim, Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptar” Papa Klementi XI Albani” në Suedi është bërë një ambient i pasur me krijues të vyer, të cilët deri me tash e kanë dëshmuar veten me botimin e shumë titujve të rinj librash dhe veprave tjera të zhanreve të ndryshme. Me një fjalë, anëtarët e kësaj shoqate me një mençuri e mendje të ndritur ditën aq mirë ta lartësojnë aq bukur jo vetëm krijimtarinë letrare, por edhe kulturën, historinë dhe traditën shqiptare edhe në dhe të huaj.

Ndaj, mund të konstatohet se ky vlerësim e ky çmim i ndarë nga ky takim letrar, që mbanë emrin e shkrimtarit të madh  Azem Shkrelit, për këtë shoqatë është plotësisht i merituar dhe shi për këtë edhe krijuesit shqiptar në këtë shtet skandinav ndihen  krenar që janë pjesë e saj.

Kryesia e SHSHASH “ Papa Klementi XI Albani” në Suedi shpreh falënderim të thellë edhe për Kryetarin e Komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri, i cili e mbështeti dhe e ndihmoi këtë shoqatë në mbajtjen e takimeve e letrare në mjediset e kësaj treve, duke marrë pjesë edhe personalisht.

Image
Ndahet çmimi i parë për SHSHASH “Papa Klementi XI Albani” Suedi, nga këshilli organizativ i takimeve letrare “Azem Shkreli” në Pejë
Image
Ndahet çmimi i parë për SHSHASH “Papa Klementi XI Albani” Suedi, nga këshilli organizativ i takimeve letrare “Azem Shkreli” në Pejë
Image
Ndahet çmimi i parë për SHSHASH “Papa Klementi XI Albani” Suedi, nga këshilli organizativ i takimeve letrare “Azem Shkreli” në Pejë
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat