Leksione për suedinë, demokracinë, gjuhën suedeze…

Libra

Leksione për suedinë, demokracinë, gjuhën suedeze…

Nga: Hysen Ibrahimi Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 18:05
Pamje nga përurimi

Fetah Bahtiri: ”Unë quhem Drita… (Leksione suedisht – shqip)”, Botim i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi.

Këto ditë doli nga shtypi një libër i ri e karakteristik i autorit Fetah Bahtiri me titullin ”Unë quhem Drita… (Leksione suedisht – shqip)”, botim i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi.

Kur njeriu e lexon këtë libër, medoemos përjeton kënaqësi nga përmbajtja e tij dhe ka rastin të marrë mësime për sistemin shtetëror suedez, për shoqërinë suedeze, për jetën e përditshme, e gjithashtu edhe të marrë mesazhe të dobishme për gjuhën suedeze, për njeriun suedez, për kulturën suedeze, edukatën, gjithnjë të shprehur në një në mënyrë të thjeshtë e të kuptueshme, në formë monologu e dialogu.

Pra, ky libër është njo lloj broshure për ta lehtësuar mësimin e gjuhës suedeze nga një pjesë e shqiptarëve të shumtë që kanë zgjedhur të jetojnë në Suedi, si dhe për ta kuptuar më mirë e më lehtë kulturën, edukatën, jetën dhe sistemin shoqëror e shtetëror të këtij vendi të Skandinavisë.

Libri u shtyp nga Lena Graphic, Prishtinë, Shtëpi Botuese kjo që edhe e bëri përurimin e librit.

Ideja e autorit Prof. Fetah Bahtirit, është tejet e veçantë dhe padyshim se kjo ka ardhur si rezultat i punës së tij si përkthyes i autorizuar, ku edhe ka pasur rastin të përkthejë materiale të vlera edukative e që janë edhe leksione mësimore.

Duke e përgëzuar autorin e kësaj vepre me vlerë, mund të konstatoj se shqiptarët që jetojnë në Suedi me leksionet e shtruara në këtër libër, kanë mundësi që më lehtë të marrin mësime, aq më parë kur dihet fakti se libri është i shtruar paralelisht në dy gjuhë – suedisht dhe shqip, gjë që jep mundësi praktike për të bërë krahasime dhe për të mësuar më lehtë për shoqërinë suedeze, sistemin shtetëror, demokracinë suedeze e edhe gjuhën suedeze.

E hasim këtu personazhin me emrin Drita, një grua e re e ardhur nga Kosova, e cila për ditëlindjen e saj, krahas flamurit suedez, e vendos edhe flamurin e Kosovës.

Libri i titulluar ”UNË QUHEM DRITA… (Leksione suedisht – shqip)”, i autorit Prof. Fetah Bahtiri, është i vetmi libër i këtij llojI i botuar në Suedi, prandaj me plot gojë mund të them se ndihmon të interesuarit që të komunikojnë në formë të thjeshtë e të drejtë në ambientet suedeze përmes fjalive të përkthyera nga gjuha suedeze në gjuhën shqipe. Libri jo vetëm që krijon lehtësira praktike, por ndihmon të shprehurit drejtë dhe sakt.

Është ky libri i katërmbëdhjetë i tij i radhës, pas atyreve të botuara, si: “Këngë për Zaden”, poezi, (1968); “Planprogram mësimor për gjuhën shqipe si gjuhë amtare në shkollën suedeze”, shkruar paralelisht në gjuhën shqipe dhe suedeze, (2000); Ambasadorët dhe shërbëtorët, Libër për refugjatët shqiptarë në qytetin Uddevalla të Suedisë“, (2007); “Rrugëtim i dashurisë”, roman, (2011); "Miku i madh i shqiptarëve Ullmar Qvick (Monografi)”, 2012; "Monolog në mërgim, poezi", (2012); ”Dritë, ngrohtësi, optimizëm Libër dokumentar për shkollën shqipe në Strehimoren Svenshögen, Suedi, 1991 – 1994, (2012); ”Kur i mbusha 70 vjet”, (2014); ”Faleminderit Mitrovicë”, (2015); Nga diaspora krijuesve e shqiptarëve të Skandinavisë FETAH BAHTIRI, botim i Revistës Albanezul, Bukuresh, 2015 (poezi, përkthime dhe recensione); ”Fragmente të zgjedhura”, (2017); ”Svensk – Albansk ordlista, begrepp, fraser och råd inom sjukvården --//-- Fjalor, shprehje, fraza dhe këshilla në shërbimet mjekësore Suedisht – Shqip”, 2018; ”Svensk – Albansk ordlista och fraser inom sjukvården -- // -- Fjalor dhe fraza në shërbimet mjekësore Suedisht – Shqip 2”, 2019;

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat