Zef Mulaj dhe ylberi i miqësisë rumuno-shqiptare

Libra

Zef Mulaj dhe ylberi i miqësisë rumuno-shqiptare

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 23:45
Foto e kopertines së librit

Bota kuptohet më së miri përmes shpirtit të poetit. Vëllimi “Fluturime lirike” është një kontribut i veçantë që krijon ura miqësie ndërmjet dy popujve, dy vendeve, dy gjuhëve dhe dy kulturave. Mariana Grigore dhe Zef Mulaj tashmë i kanë krijuar profilet e tyre letrar, që të dy të prezantuar në faqet e kësaj vepre, me poezitë e tyre gjuhën shqipe dhe rumune. Poezia është gjuha përmes së cilës njeriu eksploron mahnitjen e vet. Kjo mahnitje shfaqet kur emocioni e ka gjetur mendimin e vet dhe i ka zbuluar fjalët e veta. Poezia e Zefit është arti i bashkimit të nusërimit të fjalës me fjalë dhe arti i kënaqësisë me jetën dhe të vërtetën.

Shkenca është për ata që mësojnë, poezia është për ata që dinë. Detyra e poezisë është të pastrojë realitetin e fshehur nga fjalët tona duke krijuar hapësira heshtjeje rreth gjërave. Poeti e shikon botën ashtu si një burrë që e shikon një grua. Poetët janë gjykatësit e panjohur të botës. Autori i kësaj vepre dëshmon se është një poet i vërtetë. Poezia e tij është një pasqyrë që zbukuron gjithçka që krijohet përmes shpirtit të fjalëve dhe komoditetit të shpirtit. Dashuria është një dëshirë e zjarrtë dhe një nga temat elementare të poetëve. Poezia është një shpirt i butë, një qenie e re, e bukur, e brishtë dhe inteligjente. Poezia e Zef Mulajt bie nga qielli me qartësi, me saktësi, në mënyrë koncize dhe të thellë.

Zoti Zef Mulaj është një poet i pavdekshmërisë shqiptare. U lind në fshatin Mulaj të krahinës Nikaj-Mërtur të Malësisë së Gjakovës (Tropojë). Ka punuar shumë vite në profesionin e tij, në zona të ndryshme të Ka mbaruar studimet e larta në Degën e Farmacisë të Fakultetit të Mjekësisë të Tiranës. Përveç punës së farmacistit, gjithnjë është marrë me kërkime shkencore, sidomos në studimin e bimësisë mjekësore të Alpeve Shqiptare. Në vitin 1994, vendoset në Itali, me një bashkëpunim shkencor. Në vitin 1998 mbaroi studimet e larta edhe në universitetin Camerino të Italisë, ku mori titullin doktor i shkencave farmaceutike me studimin e bimësisë mjekësore të Alpeve të Shqipërisë.

Në ndërkohë e mbrojti titullin “Master akademik”, me titullin Dr. në shkencat “Metodikat analitike forense”, në universitetin La Sapienza – në Romë. Bashkëpunëtor shkencor në Katedrën e Farmakologjisë të Universitetit Politeknik në Marche të Italisë: Farmacia klinika (Aplikative Sperimentale). Specializuar në Institutin e Medicinës Legale Departamentin e Kimisë Toksikologjike Forense në Universitetin Macerata Itali. Është pranuar në Albën e Rolit të Konsulentëve dhe të Ekspertëve Shkencorë në fushën e Kimisë dhe Metodikat Analitike Forense në fushën e kriminologjisë shkencore. Specialist në toksikologjinë klinike e ambientale; në farmakovigjilencë mjekësore; ekspert në kontrollin kimik të produkteve farmaceutike të lëndës së parë; specialist në fitoterapi e farmakonjozia, specialist në informatikën aplikative. Është i specializuar për ndërhyrjet e shpejta mjekësore, për Kryqin e Kuq Italian.

Zef Mulaj merret me hulumtimin dhe zbulimin e substancave të reja farmakologjike natyrore. Specializuar në aplikimin e instrumenteve më bashkëkohore shkencore, në ivestigimin analitik, në Kiminë Analitike Forense (Spetrometria e masës e HPLC-së etj…) në fushën shkencore të kriminologjisë, substancave abuzive, alimentare, shëndetin publik etj. Ka marrë pjesë në kongrese e konventa ndërkombëtare,”Farmakovigjilenca dhe substancat abuzive”, konventa ndërkombëtare “Kimia forense” etj. Autor i publikimeve, mbi 40 artikuj dhe studime shkencore. Anëtar i Shoqatës së Fitoterapisë në Repuplikën e Italisë, anëtar i Lidhjes Botërore të Poetëve Bashkëkohorë (World Poets Society), anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, anëtar i shoqatës kulturore “Leopardian Komunity Itali”, anëtar nderi i shoqatës “Leopardian KomunityItali” me motivacion “Excellent në fushën e kulturës dhe të shkencës, njohur në Europë”. Në vitin 2012, në njëqindvjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, u zgjodh një nga njëqind shqiptarët e diasporës në Botë për arritjet në fushën e shkencës e të kulturës nga “Albania Excellence”.

Vepra letrare dhe shkencore:

“Emri që lind diellin”, poezi, Tiranë, 2004; “Mjegullvarur mbi Ballkan”, poezi, Tiranë, 2006; “880 bimë mjekësore në Alpet e Shqipërisë, Weso,Tiranë, 2009; “Imazh”, roman policesk, “Weso” Tiranë, 2011; “Prendi per mano la miaombra” (Merr për dore hijen time), poezi, italisht – shqip, anglisht e gjermanisht, në Simple Macerata, 2011; “Lulet e shpirtit”, poezi,“Filara”, Tiranë, 2012; “Jetë e thyer” (Memory-roman), “Filara”, Tiranë, 2012; “Altri occhi all’orizonte”(“Sytë e tjerë në horizont”), poezi, Editura Simple, Macerata – Itali, 2012; “Pieni di sogni ifiumi” (Lumenj ëndrrash), Editura Simple, Macerata – Itali, 2014; “Hëna, nuse e poetit”, “Edlora”, Tiranë, 2015; “Sguardo oltre iconfini” (Shikim përtej kufijve) (Roman polices, “Kimerik”, Mesina – Itali, 2015; “Atje qirinjët i i ndez dielli”, poezi , Editura Edlora Tiranë 2019.

MREKULLIA E TRE VARGJEVE

Edhe një mik dhe koleg poet, bashkëngjitet në rrugën e bukur të hajkut! Zef Mulaj, poeti nga Nikaj-Merturi, djaloshi që vite më parë u vendos në Itali, tashmë me plot arritje shkencore, por dhe me vepra të shumta letrare ,nderon vendlindjen e tij , atdheun e vet ,si një intelektual i realizuar, i cili beson në fuqinë e shkencës dhe krijimit, por edhe në forcën dhe suportin e madh të familjes. Një qytetar i botës, që kudo ku shkon nënvizon identitetin dhe rrënjët e tij gjenetike, motivet e të cilave ngrejnë krye si bimë harlisëse në poezitë e tij të ngrohta, sidomos në librin më të ri me hajku.Një gjini delikate dhe e vështirë, por që dëshmon karakterin dhe formimin aktual të krijuesit, shkallën e shprehjes poetike dhe madhështinë e figuracionit të ngjeshur në tre vargje të vetme, të cilat përcjellin tek lexuesi një kaleidoskop të paharruar ngjyrash dhe ndjenjash fine.

Libri është botuar në gjuhën italiane, pas poetëve tropojanë Gjon Neçaj dhe Lulzim Logu, të botuar me hajkut e tyre në gjuhën angleze,Zef Mulaj është një poet tjetër, që botohet dhe dërgon tek lexuesi i kualifikuar Italian dhe jo vetëm mesazhe të fresketa dhe imazhe të mrekullueshme nga Shqipëria dhe pejsazhi aq i veçantë natyror dhe njerëzor. Një autor dhe një botim i cili na fton pafundësisht për të lexuar, pavarësisht kohës në të cilën jetojmë… Për lexuesin që ndoshta akoma nuk e njeh Zef Mulaj, po bashkëngjit një biografi të tij letrare dhe jo vetëm: Dr. Zef Mulaj u lnd në fshatin Mulaj të krahinës Nikaj-Mërtur të Malësisë së Gjakovës (Tropojë). Ka punuar shumë vite në profesionin e tij, në zona të ndryshme të tropojes .Ka mbaruar studimet e larta në Degën e Farmacisë të Fakultetit të Mjekësisë të Tiranës. Përveç punës së farmacistit, gjithnjë është marrë me kërkime shkencore, sidomos në studimin e bimësisë mjekësore të Alpeve Shqiptare.

Në vitin 1994, vendoset në Itali, me një bashkëpunim shkencor. Në vitin 1998 mbaroi studimet e larta edhe në universitetin Camerino të Italisë, ku mori titullin doktor i shkencave farmaceutike me studimin e bimësisë mjekësore të Alpeve të Shqipërisë. Mbrojti titullin “Master akademik”, me titullin Dr. në shkencat “Metodikat analitike forense”, në universitetin La Sapienza – në Romë. Bashkëpunëtor shkencor në Katedrën e Farmakologjisë të Universitetit Politeknik në Marche të Italisë: Farmacia klinika (Aplikative Sperimentale). Ispecializuar në Institutin e Medicinës Legale Departamentin e Kimisë Toksikologjike Forense në Universitetin Macerata Itali. Është pranuar në Albën e Rolit të Konsulentëve dhe të Ekspertëve Shkencorë në fushën e Kimisë dhe Metodikat Analitike Forense në fushën e kriminologjisë shkencore.

Specialist në toksikologjinë klinike e ambientale; në farmakovigjilencë mjekësore; ekspert në kontrollin kimik të produkteve farmaceutike të lëndës së parë; specialist në fitoterapi e farmakonjozia, specialist në informatikën aplikative. Është i specializuar për ndërhyrjet e shpejta mjekësore, për Kryqin e Kuq Italian. Merret me hulumtimin dhe zbulimin e substancave të reja farmakologjike natyrore. Specializuar në aplikimin e instrumenteve më bashkëkohore shkencore, në ivestigimin analitik, në Kiminë Analitike Forense (Spetrometria e masës e HPLC-së etj…) në fushën shkencore të kriminologjisë, substancave abuzive, alimentare, shëndetin publik etj…

Ka marrë pjesë në kongrese e konventa ndërkombëtare, ”Farmakovigjilencan dhe substancat abuzive”, konventa ndërkombëtare “Kimia forense” etj. Është autor i publikimeve, mbi 40 artikuj dhe studime shkencore. Anëtar i Shoqatës së Fitoterapisë në Repuplikën e Italisë, anëtar i Lidhjes Botërore të Poetëve Bashkëkohorë (World Poets Society), anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, anëtar i shoqatës kulturore “Leopardian Komunity Itali”, anëtar nderi i shoqatës “Leopardian KomunityItali” me motivacionin “Excellent në fushën e kulturës dhe të shkencës, njohur në Europë”. Zoti Mulaj është anëtar i Albanian-American Academy Science and Arts. Në vitin 2012, në njëqindvjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, u zgjodh një nga njëqind shqiptarët e diasporës në Botë për arritjet në fushën e shkencës e të kulturës nga “Albania Excellence”. (Lulzim Logu)

Dr. Zef Mulaj è nato a Tropoja (Albania). Actualmente vive a Porto Recanati. Entrato regolarmente in Italia nel 1994 come collaboratore scientifico, ha conseguito la laurea in farmacia presso l'Università di Camerino (MC - Italia). Ha sostenuto con esito positivo l'esame di Stato, dopo essersi già laureato alla facoltà di medicina (in farmacia) presso l'Università di Tirana. Esperto in farmacognosia e Fito-Terapia Esperto internazionale delle piante medicinali Specialista in tossicologia clinica e ambientale Specialista sul controllo chimico dei prodotti farmaceutici e la materia prima Nel campo scientifico ha approfondito il suo studio sulle piante medicinali Nel 2009 ha pubblicato lo studio su 880 piante medicinali situate nelle Alpi dell'Albania. Scrive poesie fin da ragazzo ed ha pubblicato diversi libri. È membro dell'Associazione dei poeti mondiali (World Poets Society - W.P.S.) Ha vinto premi nazionali ed internazionali per la poesia. Ama la natura. Scrive per la natura e problemi sociali del tempo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat