Unë socialisti i betuar nis fushatën elektorale i gëzuar i vitalizuar

Libra

Unë socialisti i betuar nis fushatën elektorale i gëzuar i vitalizuar

Nga: Sali Leka Më: 2 mars 2021 Në ora: 07:56
Sali Leka

Mars 2021. Shumë i gëzuar krenohem e betohem.

Dy muaj i vitalizuar do të këndoj e jehoj me dëshirë e vullnet.

Do të zhvilloj e të përhap fushatë elektorale shembullore.

Orë e çast i papërtuar e as nuk do të lodhem.

As jam lodhur, por me vite e dekada kam kontribuar.

I padëshpëruar me guxim, kushtrim e lezet.

Me tregime të vërteta të dobishme për jetën njerëzore.

Që nga sot e deri në 24 Prill, nuk kam për të ndaluar.

Do të këndoj për veprat monumentale madhështore.

Tetë vjeçare të qeverisë socialiste moderniste.

Do ti pasqyroj me dituri jetike iradinike ilminike.

Edhe me poezi lirike eposike, ritmike metaforike.

Se janë vepra të dalluara me përspektivë progresiste.

Edhe të shkëlqyera për zhvillimin e kombit e Atdheut.

Reforma e domosdoshme e para kryesore.

Ishte dhe është reforma në organet juridike shtetërore.

Për të thyer e coptuar ingranazhet e korrupsionit.

Që kanë shkretuar Vatanin e Shenjtëruar të Skenderbeut.

U farkëtuan, u angazhuan në kohën e sketerrit të Enverit.

U stërvitën, u inkuadruan në kohën e Ramizit e diversionit.

U zhgarravitën, u shkretuan në kohën e Berish beterrit.

Tani jemi në epokën e lirë transparente të Edi Ylberit.

Shpejt e mirë ndahet shapi prej sheqerit.

pastër kullon madeni prej zeherrit.

Nga lugina e Vjosës përhapet ajka e melhemit.

Edhe ngjitet lart në bregoret e Kirit, Shllakut e Cemit.

Keqbërësit e zuzarët, kusarët e gënjeshtarët e alenit.

Përlyten e përpëliten prej marazit e veremit.

Si mushkonjat në pellgun e Misirit e të Nilit.

Edhe si merimangat në Xengulat e Sudanit.

Ashtu si në kohën e Keopsit Xhahili zamanit.

Edhe të Ebu Lehebi e Ebu Xheli katilit.

Spekullantët, intrigantët, monstruozistët e mizorët.

Kaotikët, instransigjentët e fallsifikatorët.

U rritën, u shtuan në kohën e Fatos Nanos e Ilir Metës.

U shtrembëruan, u kamufluan në sitën e Lul Bash Shkretës.

Lul Bash Shkreta me dy poture e dy kuleta.

Shkretoi reparte ushtarake tanke e raketa.

Shkretimi filloi në vitet 1994-1997.

Në kohën e Sali Berishës e Gazmen Oketës.

Vazhdoi edhe mbrapa mbas dymijë e tetës.

Pastaj i skrapi, i bitisi Fatmir Mediu e Arben Imami.

Në Gërdec të Vorës u dogj u përvëlua Istikami.

Në Tiranë kompleksi Xhenjer Partizani.

E strahisi e përvetësoi Ilir Kadiu e Luan Malltezi.

Si urithi i lëpiu e si kulçedra i gëlltiti, i përpiu.

Kompleksi ushtarak në fushën e aviacionit.

E filloi e ndërtoi fashisti Benito Duçe Musolini.

Mëkëmbësi e Zëvëndësi i tij Franso Jakomani.

E konstruktoi e mbaroi në vitin 1941.

E tani Çim Peka cicëron si gjel këndezi.

Del e mjaullin në studion e televizionit.

Këti evenimenti duhet ti paraprini.

80 vjetorin ta kujtoni e ta festoni.

Kadiun e Malltezin i uroni: Pronat ti gëzoni!.

Çim Peka gazetar, edhe këngëtar, por jo si Sherif Merdani.

As si Francesk Radi i miri shkodrani.

Peka këndon me Shkelzen Berishën e vajton për Azem Hajdarin.

Bashkë me Genc Rulin e Oerd Bylykbashin.

Pikojn lotë kameleoni e krokodili.

Unë Sali Leka këndoj me Sherif Korçarin.

Kujtoj Kosta Trebickën e Sokol Olldashin.

Admiroj e jehoj për Vladimir Qirjazin.

Gjenerali ushtarak, bajrak e bardhak.

O sa bukur i shkëlqen buhuri e profili.

I bleron, i gufon gjoksi me shpirt e gjak.

Vladimiri me lezet, si trendafil e zambak.

Por dikasteri ku drejtoi me dinjitet, sak e hak.

U mbush me kusarë langarë, trumcak cullak.

Duke vjedhur gaveta, kazana e helmeta.

Në vitet dymijë e gjashtë, dymijë e dymbëdhjetë.

Ministria e mbrojtjes ushtrisë Shqipërisë.

U kthye në vorbullën e kërdisë e batërdisë.

Se ministër ishte rezili, dhe mbahej si bandilli.

Por shumë më i pistë se Zhulali e Oketa.

Akoma më i ndyrë sesa miu në batak.

Kurse prokuroria as akuzonte, as proçedonte.

Kishte ngec si shqarthi në çark e lak.

Gjykata as burgoste, as ndëshkonte, as kriminel, as kusar.

As fajtor, as mizor e fallsifikator, as gjakatar.

Drejtësia nuk funksiononte për asnjë funksionar.

Por bënte si të donte, çdo shef zyrtar e qeveritar.

Me vulë të fshehur e të mbyllur në sirtar.

Anë e mbanë krahinat e Shqipërisë.

U vodh, u grabit, pasuria e madhe e ushtrisë.

Shumë më e madhe sesa pasuria e industrisë.

Mikinat, gazermat, veshjet e rezervistëve.

Paisjet, hekurat e çelikta, të tankistëve.

Edhe municionet e florinjta të artilerisë.

Gjeneral Vladimir Qirjazi shembull e model.

Edhe të tjerë si Ai që nuk pranuan me u bërë gazhel.

Me ibret e marifet i spostuan i lan civil.

Me pension të vogël e të pakët pik curril.

Kurse mizorët e fallsifikatorët janë fryrë si mamuthe gorill.

Edhe janë përlytur në mënxyrë si kërmill.

Nuk shohin me sy as diell, as qiell.

Janë tjetërsuar e mykur si byk e krund.

Vijnë vërdallë sa në qytet e në katund.

Për tu fshehur e mos të gjinden askund.

Mos ti kapi SPAKU bistaku e juridiku i drejtësisë.

E mos ti hapi biçaku i ligjit e rrisku i prestigjit.

Unë kam treguar për Vladimir Qirjazin e nderuar.

I kam demaskuar kusarët e zuzarët e kaos tmerrit.

Në kohën e Sali Berish beterrit.

Por nuk i kanë botuar maskarejt e sketerrit.

Vandalët e mëkatarët e censurimeve të tregimeve.

Mizorët e gjakatarët e krimeve e shkretimeve.

E tani i versulen reformës Vetingut.

I përulen të ligut e Varavingut.

Shpifin e trillojnë për qeverinë e Edi Ramës.

Me ca survejuck të tartanës e anës Lanës.

Duan me dalë edhe matanë Krujës e Thunanës.

Të nakatosin e stahisin edhe përtej Rozafës e Tamarës.

Gumzhisin e llomotisin nëpër televizionet e Tiranës.

Duan të frikësojnë votuesit e mandatit tretë.

Socialist të betuar e demokratë të vërtetë.

Ashtu si unë me shokët e mi fisnikë e kreshnikë për jetë.

As jemi frikësuar, as në kohën e Enver vampirit.

As në kohën e Ramiz Aliaviç damvirit.

Boshnjaku i ardhur në Shkodër në kohën e Sulltan Bakirit.

Në vitin 1944 në Berat.

Burgosi në gestapon naziste Kristaq Capon.

Edhe Kristo e Margarita Tutulani.

Vlla e motër në lagjen Mangalen e Munalat.

I vrau murtati, dushmani e murlani.

Deshi me i shpëtua Gjin Marku Stojani.

Por nuk mundi, nuk arriti.

Gjin Markun e vrau Bajaziti.

Edhe ata hileqarë tinzarë kanë vdekur.

Krimet e gjynahet e tyre në varr i kanë tretur.

Thellë e më thellë i kanë zhdukur e fshehur.

Of aman sa tragjedi makabre janë bërë në Shqipëri.

As i ka bërë komunizmi e Stalinizmi në Rusi e Rumani.

As në Hungari, Poloni, Bullgari e Jugosllavi.

Del pyetja e duhet të përgjigjemi me guxim.

E kujt i leverdis që të harrohën krimet e viteve 1947-1957.

Edhe mos të ndëshkohen masakrat e viteve 1994-1997.

As shkaktarët me kaos, tmerr e shkretim.

Mashtrimtarët, gënjeshtarët e kamufluar lavdërohen.

Se kanë thyer bustin e Enverit diktatorit.

Çdo vit në muajin Shkurt krekurosen e pispillosen.

Por unë tregoj me këngë e poezi fakte konkrete.

Nuk kanë zhdukur trustin e sejmenit e të mizorit.

As kanë eleminuar sofuksin e sekserit e fallsifikatorit.

Përkundrazi, janë shtuar prockat e brockullat e Vrehorrit.

Edhe vitin 2021 e kanë filluar me gënjeshtra të stisura.

Janar Shkurt kanë botuar në faqet e gazetave cirrkimicka.

Tetëqind shkrime editoriale brutale e vulgare të grisura.

Me devizën enigmatike “O mete veç për vete”.

Të ngjashme me traktet komunistse në vitin 1941.

Me emrin tarasi e shpati dy pseodonime sofistike.

Akoma kanë mbetur pa sqarime aderike publike.

Asnjë të vërtetë nuk shpjegojnë entet mediatike.

Deri kur do të vazhdojë katrahura kaotike?.

Nuk i tregohet popullit asgjë jetike publike.

Por i fshihet çdo e mire e dobishme jehonike.

E keqja nuk bën jehonë teuratike, sado me e reklamuar.

E liga, e keqja nuk ka shije as aromë, as bën jehonë.

Edhe kur reklamohen në dyqind televizione pompozike.

Me dymijë rubrika dhe emisione rrakitike.

Vetëm e mira e drejta kanë e bëjnë jehonë.

Edhe kur nuk i duan katërmijë skalione kaotike.

E mira e drejta shkëlqejnë por nuk i shikojnë.

Ata që nuk janë angazhuar me proçese politike.

As ata që nuk nuk i pelqejnë modernizimet publike.

Edhe ata që merren me spekullime e diversioniste.

Edhe ata që harrojnë e nuk kuptojnë.

KUR HARRON, AS NUK KUPTON.

EDHE DITËN ME DIELL MUZGU TË MBULON.

Ish i burgosur politik në kohën e mizorizmit të egër anti humanist, antimodernist, antidemokratik.

Nuk jam dëshpëruar nga burgosjet dhe përsekutimet e tmerrshme makabre dhe nuk kam ndaluar, duke shkruar tregime të vërteta faktike me demaskime të drejta jetike kundër maskarejve e mizorëve të censurës rrakitike dhe të katrahurës e mënxyrës kaotike, por nuk i kanë botuar ata që sot nuk e duan epokën shkëlqimtare të Edi Ylberit, antimizoristi i admiruar, i përkushtuar për të larguar muzgun e skëterrit berishist neomarksist.

Censuristët e tregimeve letrare artistike dhe mizoristët e shkretimeve të veprave madhështore kombëtare publike, janë si laskuriqi i natës, shpend pa gëzof e pa pupla me lëkurë të hollë delikate dhe nuk del ditën në fusha e livadhe me blerim e shkëlqim se nuk i duron rrezet e shndritshme të diellit.

Censuristët, mizoristët, bashkë me kaotistët e sharlatanistët ishin e janë më sakat e më pisanjak sesa laskuriqi i natës dhe nuk këndojnë, por vajtojnë me gulqim.

KURSE UNË PËR EPOKËN SHKËLQIMTARE TË EDI YLBERIT DO TË KËNDOJ 55 DITË PANDALIM E ME ADMIRIM.

DO TË JEHOJ 275 ORË PADEBULES E ME IRADIN

TIRANË, 2 MARS 2021

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat