Çmimet Kombëtare të Letërsisë, cilat janë veprat më të mira të botuara në vitin 2024?

Libra

Çmimet Kombëtare të Letërsisë, cilat janë veprat më të mira të botuara në vitin 2024?

Më: 9 janar 2026 Në ora: 20:48
Ceremonia e shpalljes së Çmimeve Kombëtare të Letërsisë për vitin 2024

Ceremonia e shpalljes së Çmimeve Kombëtare të Letërsisë për vitin 2024, ka përcaktuar Enit Karafilin si autorin me veprën më të mirë, Romeo Çollakun si përkthyesin e vitit dhe Anila Mullahin për veprën më të mirë studimore.

Besnik Mustafaj, Dhurata Shehri, Elsa Skënderi, Maklena Nika dhe Fatmira Nikolli në cilësinë e jurisë për çmimet kombëtare kanë zgjedhur fituesit e letërsisë që u botuan gjatë vitit 2024. Tradita kërkon që juria gjatë 2025 lexon veprat e botuara një vit më parë për të përcaktuar më të mirët në fundvit. Ndonëse fillimviti tjetër, qendra kombëtare e librit dhe leximit del me emrat e më të mirëve.

Çmimi i madh i letërsisë shkoi për veprën “Epope intime”, ndërsa përkthimi më i mirë për Romeo Çollakun që ka përcjellë në shqip “retorikën”  e Aristotelit.

Ndonëse këtë vit nuk ka pasur një çmim për poezinë, ashtu sikurse edhe vitet e tjera, apo një çmim për letërsinë për fëmijë, nuk ka munguar edhe vlerësimi për librin më të mirë studimor.

Pedagogia dhe studiuesja Anila Mullahi u vlerësua për veprën e saj kushtuar romaneve të shkrimtarit Dritëro Agolli.

Ceremonia që mbahet në fund të çdo viti për të shpallur fituesit e një viti më parë në botime, këtë vit është mbajtur në fillimin e 2026, edhe për shkak se vetë Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit është në procesin e përzgjedhjes së drejtuesit të ri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat