Në Prishtinë promovohet libri për Istvan Schutz, mikun hungarez të shqiptarëve

Libra

Në Prishtinë promovohet libri për Istvan Schutz, mikun hungarez të shqiptarëve

Më: 4 nëntor 2026 Në ora: 17:12
Libri “Istvan Schutz: Miku hungarez i shqiptarëve”, i autores Mimoza Hasani Pllana

Libri “Istvan Schutz: Miku hungarez i shqiptarëve”, i autores Mimoza Hasani Pllana, do të promovohet të enjten, më 5 nëntor 2026, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës në Prishtinë.

Ngjarja organizohet nga Ambasada e Hungarisë në Kosovë dhe do të fillojë në orën 17:00.

Libri, i botuar nga shtëpia botuese “Onufri”, i kushtohet Istvan Schatz-it dhe lidhjes së tij me shqiptarët.

Në promovim do të flasin ambasadori i Hungarisë në Kosovë, László István Dux, akademik Bardh Rugova, i cili është edhe redaktor i librit, historiani dhe albanologu Krisztián Csaplár-Degovics, si dhe Gergely Schutz, djali i Istvan Schutz-it.

Aktiviteti do të moderohet nga Arbër Selmani.

Në ftesën zyrtare të Ambasadës së Hungarisë është përfshirë edhe një deklaratë e István Schütz-it, e vitit 2004, në të cilën ai tërhiqte paralele ndërmjet historisë së shqiptarëve dhe hungarezëve.

“Shqipëria dhe shqiptarët kanë të njëjtat fate si hungarezët, pasi kudo, në çdo kufi, Shqipëria ka fqinjë shqiptarë, e ne hungarezët kemi fqinjë hungarezë”, thuhet në deklaratën e tij.

Sipas ftesës, botimi i librit është financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës, ndërsa shtypja dhe lidhja janë realizuar në Shqipëri nga shtëpia botuese “Onufri”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat