Promovohen monografia ‘Shani Pallaska-emblemë e një epoke’

Libra

Promovohen monografia ‘Shani Pallaska-emblemë e një epoke’

Më: 13 janar 2026 Në ora: 21:33
Promovohen monografia ‘Shani Pallaska-emblemë e një epoke’

Në 27 vjetorin e vdekjes së një prej figurave më të rëndësishme të teatrit dhe filmit shqiptar, Shani Pallaskës u promovua monografia me titull “Shani Pallaska- Emblemë e një epoke”, me autor Visar Krushën.

Ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku, këtë libër e quajti testament me vlerë dhe një udhërrëfyes për gjeneratat e reja.

“Monografia e titulluar “Shani Pallaska- Emblemë e një epoke” me autor Visar Krushën e stampon rolin dhe portretin e pazëvendësueshëm të Pallaskës në historinë e artit dhe sidomos atë të teatrit dhe filmit në vendin tonë. Monografia është dokument i rëndësishëm kulturor, studim dhe hulumtim serioz me dëshmi të vlefshme arkivore që i shtohet me dinjitet kujtesës sonë kulturore, gjithmonë e përcjellë edhe me rrethanat e kontekstin e kohës, atë historik, shoqëror e artistik. Ky libër përveçse është testament me vlerë, është edhe udhërrëfyes për gjeneratat e reja”, tha Çeku.

Ministri në detyrë tha se, institucionet e kulturës janë përherë mirënjohës ndaj atyre që kanë trasuar rrugën e vështirë. “Teatri Kombëtar e njeh Shani Pallaskën si të tillë. 50 vite karrierë me mbi 130 role teatrore i japin Shaniut epitetin emblemë e epokës së artit”, tha tutje Çeku.

Fadil Hysaj profesor, në këtë promovim të monografisë tha se Shani Pallaska kishte shpirt i madh artisti që ka qenë i gatshëm në secilën pjesë të moshës së tij të bëjë të pamundshmen e të  mbështesë inovacionin.

Ai tha se Pallaska ka qenë talent i rrallë derisa kujtoi se në vend se ai t’i ndiqte regjisorët, ndodhte e kundërta, regjisorët e ndiqnin atë.

“Shani Pallaska përveç talentit të rrallë që dispononte kishte fat të mirë që në kohën e duhur të aktronte rolet e duhura. Përveç shumë roleve që luante që lanë gjurmë në aktrimin shqiptar mund të veçohet roli i  Gjeneralit të  Ushtrisë së Vdekur të Kadaresë”, tha Hysaj derisa përmendi edhe shumë role të tjera të Pallaskës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat