Ditë më parë shkrimtari, Vilson Culaj ka nxjerrë në dritë romanin e tij “Dashuri të paprekura – Saga e një fryme të heshtur”

Libra

Ditë më parë shkrimtari, Vilson Culaj ka nxjerrë në dritë romanin e tij “Dashuri të paprekura – Saga e një fryme të heshtur”

Nga: Lekë Mrijaj Më: 31 mars 2021 Në ora: 20:08
Ballina e librit

Është miku im e shkrimtari i mirënjohur, z. Vilson Culaj, i cili disa ditë më parë ka nxjerr - botuar librin e tij, dedikuar aktores, Leze Qena. Është një libër i tij qe vjen si rezultat i punës së tij afro 13 vjeçare, dhe i botuar para disa ditësh, me rastin e njëvjetorit të kalimit në amshim të aktores së njohur Leze Qena.

Libër është mirëpritur nëpër mediat e televizionet kombëtare, regjionale e lokale. Ndaj në mesditën e sotme, z. Culaj, me ka dhuruar romanin e tij të cilin i'a ka dedikuar artistes Leze Qena, roman i botuar nga Shtëpia Botuese "Jakup Ceraja", Prishtinë, e qe titullohet: “Dashuri të paprekura – Saga e një fryme të heshtur”.

Njëkohësisht autori në fjalë përmes romanit të tij të titulluar: "Dashuri të paprekura – Saga e një fryme të heshtur”, e ka përshkruar në thelb jetën e veprën e artistes shqiptare, tamam duke e ringjallur e përjetësuar vetë aktoren Leze Qena, e duke e rikthyer të kompletuar në një subjekt romani të shkëlqyer me përplot rrëfime përcjellur me metafora e mesazhe të ndryshme epike e cila artiste gjatë tërë jetës së saj kaloi nëpër kalvare, dallgë e stuhi të ndryshme, e qe falë qëndresës e optimizmit të saj edhe triumfoj para sfidave të natyrave të ndryshme jetësore e artistike.

Ndaj aktorja e mirënjohur kosovare, Leze Qena, ishte - mbetët ikona e teatrit dhe televizionit kosovar e cila një jetë të tërë ishte në skenografinë dhe historinë e sukseseve të saja artistike gjithëpërfshirëse në Kosovë. Njëkohësisht mbetët një ndër personazhet me të spikatura të artit dhe të kulturës sonë kosovare, e cila do mbetët në mbamendjën tonë të përhershme në rrafshin e aktrimit, humorit, dramës, filmit... e cila vërtetë i dha vetës pavdekësinë e lavdishme duke u rreshtuar në radhët e para të historisë së artit dhe kulturës sonë kosovare.

Autori i librit “Dashuri të paprekura – Saga e një fryme të heshtur” përmes romanit në fjalë i'a ka arritur qëllimit ta konceptoj e finalizoj librin e tij të strukturuar në mënyrë të sukseshme imagjinare dhe letrare ndaj edhe e përgëzoj për punën dhe vlerat e tija letrare, kulturore e gjithëpërfshirëse. Suksese miku im i çmuar, Vilson Culaj.

Image
Ballina e librit
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat