Krijimtaria letrare e shkrimtarit Ibrahim Kadriu ‘flet’ në disa gjuhë të huaja

Libra

Krijimtaria letrare e shkrimtarit Ibrahim Kadriu ‘flet’ në disa gjuhë të huaja

Nga: Ajete Zogaj Më: 3 mars 2022 Në ora: 15:34
Ballina e librit

Shkrimtari Ibrahim Kadriu, tani më është emër i njohur jo vetëm për botën shqiptare, me romanet e tij të realizuara dhe përgjithësisht me veprën e tij letrare, e cila magjeps me mjeshtërinë e rrëfimit duke depërtuar thellë  tek lexuesit e të gjitha shtresave, nga të vegjlit e deri tek lexuesit dhe studiuesit e letërsisë.

 Krijimtaria e tij e begatë letrare, është bërë pjesë pothuajse e çdo familje, e çdo biblioteke e shkolle, dhe jo vetëm.

Vepra e tij letrare ‘flet’ në shumë gjuhë të botës.

Deri më tani këtij autori të vyer,  në tetë gjuhë të huaja, i janë përkthyer disa nga librat e tij në prozë dhe poezi:

1.            “Koprena vremena” (Veli i kohës, poezi) serbokroatisht, përkthyes Mirko Gashi, botuar më 1984

2.            “Lekovit izvor”, roman (Kroi i ilaçit) serbokroatisht, përkthyes Vehap Shita, botuar 1987

3.            “Na ramas timp pentru sarbatori”,  poezi rumanisht (S’mbet kohë për kremte, përkthyes Baki Zmeri, Bukuresht 2005.

4.            “Dreni dhe Drenusha”, libër ilustracion shqip-norvegjisht, përkthyes Ermir Pulaha, 2005

5.            “Narod je kriv” (Populli është fajtor) në gjuhën malazeze, përkthyes: Ismet Markoviq-Plavnik, 2013,

6.            “Gloria ortada”  (Gloria në mes) Stamboll, roman turqisht, përkthyes  Vahit Ergin (2014)

7.            “Tempo incenerito nelle puçille” (poezi italisht) përkthyese  Albana Alia, botues Pelegrini – Kozenca, (2015)

8.            “Klemenos horos (Kohë e vjedhur)  poezi greqisht, përkthyes Iljaz Bobaj, Patra Greqi  (2017)

9.            “Korsningar” (Udhëkryqe) poezi suedisht, përkthyes  Hamit Gurguri, botues “Erik-Hans”,  Boras (2019)

10.          “Përtej binarëve” (roman arabisht), përkthyes Ibrahim Fadlallahu Oman- Jordani, (2020)

11.          “Mission russe” roman (frëngjisht), përkthyes Mustafë Jashari, botues  Editions Bauddelaire Paris 2021,

12.          “La mort d’Anila” roman, frëngjisht,(Vdekja e Aniles) përkthyes Mustafë Jashari, botues St. Honore, Paris, 2021

13.          “Au dela des rails” roman frëngjisht (Përtej binarëve) përkthyes Mustafë Jashari, botues St. Honore, Paris 2021

14.          “Canele cu cratita (Qeni me tenxhere) Përkthyes Baki Ymeri, botues Amansa Edit, Bukuresht, 2021.

15.          “Pjella e dreqit” frëngjisht: La progenture du diable, përkthyes Mustafë Jashari, botues St. Honore, Paris, 2022

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat