​Evarist Beqiri sjell librin dedikuar figurës së Ismail Qemalit

Libra

​Evarist Beqiri sjell librin dedikuar figurës së Ismail Qemalit

Më: 9 nëntor 2022 Në ora: 18:48
​Evarist Beqiri

Historia e një vendi nuk ka se si të mos jetë e lidhur ngushtë me figurat qeverisëse të tij. Figura e Ismail Qemalit që nga hapat e parë e deri në ditët e fundit të jetës paraqitet në librin “Themeluesi, lidershipi i Ismail Qemalit” që vjen tashmë në dorën e lexuesit nga Evarist Beqiri. Për ta risjellë edhe një herë figurën e Ismail Qemalit një në mënyrë që nuk është bërë asnjëherë tjetër.

“Pra një studim krejt i ri me një qasje krejt tjetër për lidershipin e tij, për figurën e tij kaq të madhe, e cila na përçon edhe sot që po flasim, mesazhe të mëdha, të cilat duhet i kuptojmë drejtë dhe duhet t’i kuptojmë si duhet, sepse Për fatin tonë të keq nuk i kemi kuptuar si duhet përgjatë këtyre 110 viteve”, tha Beqiri.

Sipas autorit, ky libër plotëson nevojën për një botim të plotë rreth figurës emblematike të kryeministrit të parë shqiptar.

“Ismail Qemali është një figurë e trajtuar gjerësisht nga histografia jonë, por kuptohet që kryesisht studimet janë të periudhës së monizmit dhe kanë kufizimet e tyre të kohës, ideologjike kryesisht. Nuk trajtohet e gjithë gama e veprimtarisë së tij si duhet, absolutisht nuk trajtohen as vlerat që ka pasur familja Vlora në historinë e Shqipërisë”, u shpreh juristi Evarist Beqiri.

Libri i dalë nga botimi jo pa qëllim pak ditë përpara 110 vjetorit të pavarësisë do të mund të jetë nga sot në dorën e çdo lexuesi të interesuar rreth tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat