VV dhuron libra bibliotekës së re

Libra

VV dhuron libra bibliotekës së re

Më: 7 shtator 2016 Në ora: 17:01
Pamje nga biblioteka "Hivzi Sylejmani",

Lëvizja Vetëvendosje! sot dhuroi një shumë simbolike librash dhe gjithë arkivin e saj të gazetave ditore të arkivuara ndër vite Bibliotekës "Hivzi Sylejmani", objekti i ri i së cilës u inaugurua ditë më parë në lagjen dardania në Prishtinë.

Në emër të Vetëvendosje!-s, asambleistja Hatixhe Hoxha tha se ky është një kontribut modest i Lëvizjes, në fondin e librave të kësaj biblioteke. Urojmë që objekti i ri të shërbejë edhe më shumë në ngritjen e lexueshmërisë dhe edukimin e gjeneratave të reja e po ashtu bëjmë thirrje që gjithë ata që kanë mundësi, të dhurojnë libra në ndihmë të bibliotekës.

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat