Kumanovë: Promovohet libri “Zëri i Kosovës“

Libra

Kumanovë: Promovohet libri “Zëri i Kosovës“

Më: 24 tetor 2016 Në ora: 11:14
Ilustrim

Në Organizim të Shoqatës së Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, në ambientet e Fakultetit të Administratës dhe Biznesit të UT-së në Kumanovë, është promovuar dje libri “ Zëri i Kosovës “.

Për rëndësinë e këtij libri , folën bartësit dhe ish-redaktorët e Revistës “ Zëri i Kosovës” si organ i Lëvizjes Popullore të Kosovës.

“Veprimtarët të cilët formuan LPK-në, e kjo themeloi UÇK-në,  UÇ-Kombëtare , UÇPMB-në dhe përgatiti terren për të vazhduar gjeneratat e reja luftën për liri në mënyrat e ardhshme të cilat i dini vet” – tha kryetari i SHVL–UÇK, Fazli Veliu.

“Është një botim që u duhet shqiptarëve që na duhet gjithë neve, e sidomos brezit të ri , që më pak janë të informuar rreth veprimtarisë së LPK dhe të gjithë atyre djemve e vajzave, që sot na shihni të thinjur e të plakur , që dikur vepronim me vrull dhe me përkushtimtë pathyeshëm“ – u shpreh ish-veprimtari Xhevat Bislimi.

“Duhet të përkujtohet çdo përpjekje dhe sakrificë e çdo njeriut që ka dhënë për zgjidhjen e çështjes sonë kombëtare” – deklaroi ish-redaktor i “Zërit të Kosovës”, Avni Dehari.

“Me këtë ngjarje kemi dashor që para jush dhe opinionit në Kumanovë ta promobojmë librin 'Zëri i Kosovës', gazetë kjo që do të shkojë edhe në duart e bashkadhetarëve si një rreze e diellit të diellit të atdheut tonë të dashur” – tha ish-veprimtari, Sejdin Gega.

Paraprakisht , para promovimit të librit “Zëri i Kosovës” SHVL e UÇK , mbajti  homazhe në varrezat e Kumanovës kushtuar bashkëveprimtarit kumanovar të çështjes kombëtare, Bajrush Xhemaili.

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat