Vepra që ka një peshë specifike për personazhin Krasniqin në rrugëtimin e kulturës shqiptare

Libra

Vepra që ka një peshë specifike për personazhin Krasniqin në rrugëtimin e kulturës shqiptare

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 12 mars 2017 Në ora: 10:38
Kopertina e librit

Vëllimi m e titullin "Në hapësirat e artit" i cii u promovua në Shtëpinë e Kulturës në Klinë në pranin e dashamireve te shumte të librit u shpalosen vështrimet në dy pamje, ashtu si ndahet edhe libri, në pjesën e parë përfshihen recensione autoriale, që janë shkruar në raste të recensuesit të teksteve dramatike.

Ismet Krasniqi, përpos shkrimit letrar në dramaturgji, në letërsinë për fëmijë, në zhanrin e satirës, përpos shkrimit monografik dokumentar e publicistik, së fundi e provoi penën e tij  si autor i shkrimit diskursi, me anë  recensionesh e shkrimesh kritiko-letrare. Kështu, vëllimi me  titullin "Në hapësirat e artit" i cii u promovua në Shtëpinë e Kulturës në Klinë në pranin e dashamireve te shumte të librit u shpalosen vështrimet në dy pamje, ashtu si ndahet edhe libri, në pjesën e parë përfshihen recensione autoriale, që janë shkruar në raste të recensuesit të teksteve dramatike, si dhe në raste të promovimit të nëntë veprave tjera  të reja. Në pjesën e dytë , profilet, me nëntitullin komentues të autorëve, intelektualëve, veprimtarëve, puna me aktrimin, ku përfshihen shkrime e  lexuara përkujtimore për figura të shquara klinas si Osman R. Gashi, Hamit Krasniqi e Gjergj Rrapi, si dhe shkrime e kumtesa që i kushtohen teatrit, aktrimit, veprimtarive bashkëpunuese me Mirditën e Rozhajën, si dhe profile krijuese e jetësore për Ali Dacin e Arsim Berishën.

Duke qenë autor librash të ndryshëm, aktor, publicist dhe veprimtar kulture në shumë fusha, Ismet Krasnuqi vjen natyrshëm edhe me këtë vëllim, në të cilin përmbledh gjurmët e tij të vlerësimeve dhe analizave në hapësirat e artit letrar, teatror, dramaturgjik, muzikor, si dhe në hapësirat e bukura kulturore-artistike të manifestimeve, bashkëpunimit dhe shquarjes së vlerave. Ky aktor i mirënjohur i botës  artistik shqiptare di ta spikasë të bukurën në këto hapësira me shenjën estetike, kjo nuk do dyshim. Dhe vlerësimet e tilla vijnë jo pa sukses, për ta dhënë esencialen e librit, profilit krijues  të tematikës së preokupimit të tij artistik teatror.                                                       

Ky aktor i botës  artistik shqiptare di ta spikasë të bukurën në këto hapësira me shenjën estetike

Ne  librin me titullin “Ne hapësirat e artit” të autorit Ismet Krasniqi, vend te veçantë zëne trajtimi i punës në artin skenik z. Krasniqi,  në këtë rast do të paraqesim disa çështje apo segmente të punës në artin skenik  Gjithherë ta kemi parasysh, po flasim për teatrin dhe trupën e teatrit në baza amatore. Pra komuna e Klinës ka një teatër i cili quhet Teatri "Osman R. Gashi" që funksionon qe tridhjete e tetë vite në kuadër të  shtëpisë së kulturës "Jehona e Dukagjinit", si teatër amator, ndërsa nga  tetë shtatori i vitit 1999  funksionon  me emrin e themeluesit të kësaj vatre të kulturës Osman R. Gashi. Trupa e teatrit në strukturën e organizimit ka trupën për fëmijë, trupën e të rinjve dhe trupën e të rriturve. Shtrohet pyetja: A është lehtë në kushtet e sotme, kur kultura ende nuk e ka përkrahjen e duhur nga  shoqëria dhe nga vetë sistemi shoqëror, që arti skenik të  funksionojë normalisht, pason sigurisht me një  jo! Pastaj shtrohet pyetja: a ka mundësi një aktor amator të krijojë vetëdije skenike në kushtet  ekzistuese?! Teatri përbëhet nga skena dhe salla, në skenë vendosen aktorët e në sallë spektatorët. Skena është letër e bardhë e pashkruar, që në të  mund të shfaqet diçka e nivelit më të lart apo më të  ulët. Sado një shfaqje që vlerësohet e bukur apo e nivelit  të lartë, sipas logjikës së regjisorit apo aktorëve që  janë në lojë, kjo nuk mjafton fare, nëse nuk pëlqehet
nga publiku. Për ta përgatitur një shfaqje, së pari duhet të  zgjidhet teksti, që sot është çështja më  problematike, pastaj të përzgjidhen aktorët dhe t’u ndahen rolet adekuate, po sigurisht suksesi I  shfaqjes varet nga regjisori, i cili duhet ta njohë  tekstin dhe aktorët mirë. Këtu hasim shpesh në pengesa apo në vështirësi.                                        

Teatri në Klinë në strukturën e organizimit ka trupën për fëmijë, trupën e të rinjve dhe trupën e të rriturve

Po  të zgjidhet regjisori profesional, ai do të kërkojë   aq  shumë nga aktorët, sa që aktorët amatorë nuk do të  mund t’i përballojnë kërkesat e regjisorit profesional. Por nëse veprohet ndryshe, suksesi do të jetë i dyshimtë. Aktorët, në këtë moment, në të shumtën e rasteve, janë nxënës. Shpesh ndodh që nxënësit aktorë, do të thosha, vijnë në ushtrime  para dite e shkojnë në shkollë pas dite të lodhur,
ose vijnë nga shkolla në ushtrime të lodhur  Strukturat e pushtetit lokal nuk janë angazhuar deri  më tani për zgjidhjen e këtyre problemeve, sado  pak për t`iu krijuar kushte këtyre aktorëve, me fjalë tjera për t’i stimuluar me ndonjë lek në formë  mëditjesh apo sigurimi i një shuajt ushqimi me një  pije freskuese.
Aktorët luajnë individualisht rolet, por puna në  skenë është kolektive dhe te secili aktor që paraqitet nervozë, jo të disponuar,  do të ndikonte  menjëherë edhe te aktorët tjerë. Prandaj edhe bie intensiteti i lojës për çka mund të dështojë edhe shfaqja. Duhet kuptuar se aktori amator është aktor  etëm në skenë, sepse jashtë teatrit kanë detyra dhe  profesione të tjera Këtu paraqiten edhe probleme teknike. Ndodh që aktorin nuk e lëshon arsimtari për të ardhur në shfaqje, ose vjen aktori pesë minuta pa filluar shfaqja. Ata që kanë përgatitur ose kanë dalë në  shfaqje, e dinë sa vështirë është në këtë mënyrë për  ta mbajtur ekuilibrin e shfaqjes.
Situatën e bën edhe më të vështirë kur mund të ndodhë publiku të jetë më profesional se vetë ata që kanë përgatitur shfaqje. Shpesh ndodh që aktorët të
konsiderohen njerëz të "luajtur"për shkak se nëse këngëtari ka punë vetëm me zërin e tij ose piktori  ka punë vetëm me brushë në duar, aktori ka punë
me dy duart, po edhe me këmbë, edhe me lëvizjen  e syve e fytyrës, edhe me tekstin që e mëson duke  murmuritur me vete. Aktori, për t’u trimëruar me
rolin e tij, e sforcojnë  gardëroba, dritat, skenografia, muzika, pa dyshim edhe duartrokitjet  e publikut.  Aktori e ka për detyrë të sillet me përgjegjësi para  rolit të vet. Ai duhet të ketë kujdes edhe në skenë edhe jashtë skene, sepse atë që e ndërton në skenë, me një moskujdese të vogël e shkatërron jashtë  skene. Aktrimi modern që tani gjithnjë e më tepër po vihet në jetë, i ka tejkaluar ato shabllonet  e të tjera.

Në amatorizëm problem në vete është çështja e lëvizjes së anëtarëve, mungesës së gardërobës, e  dritave, çështja e përzgjedhjes së teksteve, mungesa e një këshilli  artistik profesional, pamundësia e stimulimit  material  të  aktoreve profesionalë.  Ajo që sot teatrin e ka shkuar, është mungesa e publikut, Prandaj duhet gjetur formë për kthimin e publikut në teatër donë zoti në të ardhmen e afërt të krijohen  kushte më të mira për kulturë në përgjithësi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat