Sot në Panairin e Librit që po mbahet në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, do të bëhet promovimi i librit "Valsi i dashurisë" i autores së re, Jetlira Avdiaj.
Në promovimin e librit, redaktor i së cilës është autori i njohur shqiptar, Nazmi Rrahmani, do të marrin pjesë edhe dashamirë të librit të cilët kanë pasur rastin të jenë ndër të parët që lexojnë librin.
Në promovim do të flasë profesori i Gjuhës shqipe dhe njohësi i letërsisë, Muharrem Kurti, shkrimtari Liridon Miftari si dhe lexues të tjerë të librit.
Jetlira Avdiaj sapo ka përfunduar shkollën e mesme dhe është autore e dy romaneve të botuara më parë, të titulluara "Liqeni dhe alienët" dhe "I nënti".
Libri “Valsi i dashurisë” është një kapërcim revolucionar krahasuar me dy romanet e para dhe flet për dashurinë e pazakontë të dy të rinjve.